Rudina Xhunga: Pse Albin Kurti është i pangjashëm me politikanët shqiptarë!

23 Tetor 2019, 21:39Blog TEMA

Gazetarja Rudina Xhunga thotë se Albin Kurti tani duhet të provojë të bëjë shtetin në Kosovë.

Ajo kujton një deklaratë të politikanit të ndjerë shqiptar nga Maqedonia, Arbën Xhaferi, sipas të cilit, Albin Kurti ishte personi i duhur për Kosovën në periudhën e vitit 2004, kur Vetëvendosje protestonte kundër ndërkombëtarëve.

E ftuar në “Provokacja” në ABC News, Xhunga thotë se Kurti është pragmatist dhe jo populist.

“Albinin e kam intervistuar që në fillim, që kur e nisi këtë rrugë. Kanë qenë fillimet e mia në Kosovë, në përplasjet e 2004-ës, ku u krijua ideja se ai qëndronte pas sulmeve të ndërkombëtarëve. Asokohe, pyeta Arbër Xhaferrin, “A  është një person i rrezikshëm?” “Jo”,- më tha, “ai është personi i duhur. Sepse ai është ajo çfarë duhet tani.” Atë që nuk mund t’ua bëjë të qartë shteti, është Kurti që po ua bën.”- me tha Xhaferi.

Deri tani Albini bëri “la contraparte” (opozitën), tani është koha që do të bëjë shtetin.

 Kam dëgjuar ta quajnë populist, por ai është pragmatist. Është një djalë që ka mësuar rrugës si të komunikojë politikisht, pa i ikur apo fshehur, besimit të tij. Është politikani i vetëm shqiptar, që jo thjesht luan me fjalët, por që beson te fjalët, është nga më të diturit, të kulturuarit, që unë kam intervistuar”, tha ajo.

Duke u ndalur tek negociatat dhe dorëheqjen e qeverisë së Maqedonisë, Xhunga u shpreh se ata kanë kulturë sistemi.

Mustafa Nano: Kam përshtypjen se, në krye të një vendi për të qenë i suksesshëm, nuk është se kultura e madhe është e nevojshme. Njeriut i duhet të jetë një administrator i zoti, ta ketë me pasion atë punë, të dijë, të ketë një kulturë minimale që të dallojë, shqetësimet reale të vendit.

Rudina Xhunga: Kultura është e rëndësishme për të qenë politikan. Ne kemi pasur dhe kemi kaq shumë politikanë injorantë, sa unë që i kam intervistuar 4-5 herë, më duket sikur të jesh politikan, duhet të jesh injorant. I jemi nënshtruar faktit të kryer, ndaj na habit Albini.

Por ajo që kam kuptuar me kalimin e kohës, është edhe përgjigjja që i kam dhënë pyetjes: Çfarë lloj politikani mund ta bëjë këtë vend? Se dreqi e mori, dalim përtej kufirit dhe shohim sa janë zhvilluar. Dhe kanë të njëjtin diell, të njëjtin ujë. E them çfarë njerëzish duhet të jenë këta që do ta zhvillojnë këtë vend të vogël sa një qytet i zakonshëm perëndimor. Çfarë na duhet?

Duhet të kenë, pak dashuri për këtë vend. Duhet ta duash. S’duhet të kesh përbuzje për ata që të ngjajnë si nënshtetasit e tu. Dhe të kesh një vizion që arrin ta shpjegosh, se nuk mund të kesh një vizion që nuk e shpjegon dot. Me këto, unë them që s’ka asnjë gjë që nuk bëhet. Nuk duhet asgjë më shumë.

Mustafa Nano: E vure re çfarë ndodhi pas lajmit, për bllokimin e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në Maqedoni ndodhi një proces tjetër, këtu ndodhi një proces tjetër. Kjo diferenca të duket e justifikueshme, logjike?

Rudina Xhunga: Ne nuk jemi të ngjashëm. Ne jemi të llogjeve, ata të sistemeve. Përtej kësaj, moshapja e negociatave është dërrmuese. Mbajtja larg Evropës, më shqetëson, më largon ditën kur ky vend do të bëhet.

Sepse të futesh në Evropë do të thotë të futesh në një regjim. Të jesh i diktuar të veshësh xhaketën e tyre. E pastaj të shëndoshesh apo dobësohet sipas llojit të xhaketës.

Mustafa Nano: Të ngroh Reforma në Drejtësi?

Rudina Xhunga: Reforma në drejtësi do të bëhet dhe do të shkojë deri në fund. Një prej arsyeve që shqiptarët e kanë lënë këtë vend, më shumë sesa Berisha, Nano apo Rama, unë mendoj se ka qenë sistemi i drejtësisë. Sepse në një familje kur një fëmijë do të gjejë të drejtën dhe nuk ia japin, aty ndodh shkëputja me familjen. Ti do të gjesh të drejtën.

Qoftë për një lopë që të kanë vrarë në fshat e qoftë për një shtëpi që po të prishin në qytet. Të gjitha përplasen te drejtësia. Pa u reformuar ai sistem, unë nuk shoh mundësi të reformohet sistemi politik. Dhe nuk shoh mundësi tjetër përveç futjes në sistem. Ne jemi një vend i vogël dimë gjithçka për njëri-tjetrin. Nuk mund të vijojmë të sillemi rreth sistemit, duhet ta bëjmë dhe përshtatemi.

5 komente në “Rudina Xhunga: Pse Albin Kurti është i pangjashëm me politikanët shqiptarë!”

  1. Drenicak says:

    Rudina mos shpresoni të Al-bini!
    Dje dha deklaruat që në Kosovë ka pasur tentim gjenocidi tentim përdhunimi pra albini pi mohon gjenocidin serb….

    1. Raimond vlonjati says:

      Albini eshte politkani me i mire i kombit shqiptar

      Eshte intleigjent, i kulturuar , orator, i pa-koruptuar dhe patriot i vertete dhe i ndershem ne patriotizmin e tij

      Nuk eshte hileqar e mashtrus , apo hajdut , sic jane gjithe politikanet shqiptare

  2. Noli says:

    Nuk eshte ndryshe Albin Kurti nga politikanet Shqiptare. Albin Kurti eshte i ngjashem ne poltike me Kreshnik Spahiun. Nuk besoj se con me perpara ndonje gje ne Kosove se paraardhesit. Deklaratat revolucionare ne opozite duhet ti ndryshoje ne pushtet. Qeverisja tije me 25% te votave eshte e dobet.

  3. lisi says:

    Eshte si eshte sot per sot Albini eshte figura qe kryeson pa konkurence si politikan dhe patriot i madh dhe si intelektual i vertete.

  4. Piro says:

    Mustafai ia fut kot kur thekson cilesite e nje Kryeministeri. Ai thote: “Te administroje, ta kete pasion ate pune dhe te kete nje kulture minimale”. Imagjinoni nje kryeminister me kulture minimale, nje mesues fshati qe vjen per te administruar kryeqytetin dhe Shqiperine. Pastaj ky kryeminister diskuton me homologet evropiane per te ardhmen e vendit. Muci e zhvlefteson rolin e kultures sepse dhe vete eshte periferik ne kulture. Efektin e kultures minimale e provuam ne keto 30 vite. E provuam me te ardhurit, me nga nje diplome universiteti, qe zaptuan bashkite dhe drejtorite ne institucione, ku ne vend te ligjit aplikuan marredhenie fisnore. Kultura qe Muci se vlereson, eshte vizion, eshte dije, eshte shume e rendesishme ne kete shekull. Dhe po nuk e kuptuam kete fakt, ne do vazhdojme te Jemi keshtu sic Jemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje