Nga Leart Kola
Albin Kurti i fitoi zgjedhjet në Kosovë. Kjo është përgjigjja për të gjithë ata, që mundohen të zhvlerësojnë këtë fitore duke bërë llogaritë me faktin, që VV mori më pak vota se zgjedhjet e kaluara. Vetvëndosja i fitoi zgjedhjet në kushtet ndoshta më të vështira, që kishte qenë ndonjëherë, duke marrë parasysh jo vetëm faktin që zgjedhjet u thirrën nga kryeministri i asaj kohe, Ramush Haradinaj (pra nënkupton, që opozita u mundua të kapej e papërgatitur), por edhe për historinë e vështirë të shkëputejes së gati gjysmës të deputetëve të grupit të saj parlamentar. Albin Kurti i fitoj zgjedhjet edhe pse ndoshta në numër deputësh do të dali barazim me LDK duhet theksuar, që hapja ndaj alternativës së bashkëqeverisjes me një “armik” klasik i bëri edhe LDK-së një nder të madh, duke e c’kapur nga zgjedhat historike dhe duke e bërë, që për herë të parë të kishte një kandidate grua për kryeministre në Kosovë. Pra Albini i fitoj zgjedhjet edhe për të e për ta.
Vetëvendosja dhe LDK (e re) pritet, që të udhëheqin një qeveri të vështirë në letër, sepse i përkasin dy filozofive të kundërta në shtetndërtim, duke qenë se dhe ideologjikisht janë diametralisht të kundërta. Megjithatë vetë fakti, që këto dy subjekte po bashkëveprojnë energjikisht në një terren, që po mundohet të minoj cdo lloj qasje pozitive ndaj njëra-tjetrës jam optimist, që e ardhmja do tregoi, që ky bashkëpunim ishte i duhuri për Kosovën.
Prapëseprapë, ka dicka që me ka bërë përshtypje pas shpalljes së rezultateve, që e nxirrnin Vetvëndosjen fituese të këtyre zgjedhjeve: entuziazmi i një antagonizmi mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës. Në mënyrë të përdithsme ka shkrime nga analistë të rreshtuar qartazi kundër Ramës të cilët mezi presin një përplasje mes të dyve, andej dhe këndej kufirit. Në Kosovë “i dyshuari i zakonshëm” Berat Buzhala madje ja transferonte komplekset e veta qeverisë qendrore, ku i kerkonte Albinit të merrte hak ai për faktin, që Rama kishte pantallona të ndryshme nga Sabri Hamiti. Berati është një aspirant Baton dhe kaq vëmendje meriton, por ajo që është shqetësuese dhe njëherazi qesharake janë sjelljet e gazetarëve dhe politikanëve opozitarë në Shqipëri, të cilët presin që Albini të bëj punën e tyre e të “shkatërrojë” Edi Ramën.
Qesharake, sepse as Albini as kushdo nuk mund të bëj punën e atyre, që paguhen me para mbi dhe nën dorë për të bërë opozitën në Shqipëri. Ashtu sic u pa edhe këto ditët e fundit, as Macron nuk e përmbush dot këtë aspiratë të opozitës, që pushteti ti vij në dorë; pa zgjedhje, pa konkurrim, pa angazhim. Qesharake është dhe për faktin se gjatë kësaj kohe, janë munduar me lloj lloj marifetesh të nxjerrin faktin që Vetvendosja do konkurojë si subjekt politik në Shqipëri, pa analizur, që një gjë e tillë do alienonte pikërisht opozitarizmin e tyre impotent më shumë se qeverisjen e Edi Ramës. Por ajo që nis si qesharake mund të transformohet fare lehtë në shqetësuese.
Shqetësuese, sepse antagonizmi i stisur mes dy njerëzve, që janë momentalisht në krye të Shqipërisë apo Kosovës, për të pasur përfitime në afatshkurtër mund të sjellë në afatgjatë dëme të mëdha në marrëdhëniet jo vetëm institucionale të dy vendeve. E kjo nuk është shaka, aq më pak kur ka aq shumë vende dhe njerëz, që kjo të ndodhi, Serbia in primis. Shqetësuese sepse ajo cka këta aspirojnë, pra një marrëdhënie problematike mes dy qeverive është dicka, që ka nisur me praktikisht bojkotimin që i bënte Isa Mustafa mbledhjeve të përbashkëta të qeverive për të arritur më pas, me ofendimet publike, që shkëmbenin Edi Rama me Ramush Haradinajn.
Halli pra nuk është si të prodhojmë një kryeministër antagonist në Kosovë, sepse të tillë kanë qenë dy kryeministrat e fundit, me pasoja për mendimin tim shkatërruese në koordinimin politik dhe institucional të dy vendeve.
Edi Rama nuk është ëngjell e duhet pranuar, që shpesh herë ka qenë dhe i keq-këshilluar në raport me Kosovën e mbase shpesh herë ka marrë vendime ose më saktë mos vendime, që e kanë ngadalësuar procesin e koordinimit të dy vendeve, por Edi Rama është i vetmi kryeministër Shqiptar, që në Kosovë ndryshe nga cfarë shkruajnë analistët nuk ka shkuar si zot, por si administrator, ku dhe është përballur me pyetje apo qëndrime aspak miqësore në studio televizive. Nuk e mbaj mend një kryeministër tjetër, që e ka bërë një gjë të tillë, duke e vënë veten kështu në dispozicion dhe të keqdashjes së koordinuar jo domosdoshmërisht kundra tij në Kosovë, por mbi të gjitha kundra partisë që ai përfaqëson. E përbaltur me dashje në opinionin publik si një parti anti-kosovare nga njerëz, që historia i ka dënuar të mbesin në harresën e kombit. Ai nuk është as hero, si kur deklaroj një gjë normale në Beograd, e aq më pak tradhtar, pse takon kryeministrat e rajonit, të cilët dhe për faktin, që kudo jetojnë Shqiptar e ka detyrim kushtetues ta bëj.
Albin Kurti në Shqipëri ka patur një trajtim të njëjtë. Janë pikërisht ata, që sot i bëjnë “hosanna”, të cilët atë e kanë shpallur ekstremist, marksist, anti-ndërkombëtar, që për interes të tijin personal është gati ta vërë fatin e Kosovës në pikëpyetje. Vetvendosja është krijuar kur në Shqipëri në pushtet sapo kishte ardhur Sali Berisha e jo vetëm, që nuk ka pasur asnjë hapësirë komunkimi institucional sic ndodhi mes dy subjekteve pas 2013-ës, por ka pasur një sulm frontal kundra tij e kujtdo, që mbështeste Vetvendosjen. Eshtë e qartë, që me shumicën e atyre, që sot janë pjesa Shqiptare e VV në jemi takuar në demonstratë andej dhe këndej kufirit. Por politika është fluide, e të gjithë duhet ta pranojmë atë, sic thotë dhe Albini mund të ndryshojë taktika por e rëndësishme, që qëllimi të mbetet i njëjtë e kur vjen në bashkëpunimin mes dy qeverive të jetë i mirë, sepse kjo është ajo cfarë pritet nga Shqiptarët. E ajo cfarë po kërkojnë këta analistë nuk është dicka e re, sic po mundohen ta shesin, por vazhdimësia e të vjetrës, ajo që nisi si një ëndërr e hapit të parë të bashkimit të shqiptarëve u kthye në një makth e u transformua në një fushëbeteje interesash të vogla partiake, ose me keq akoma egosh personale liderash andej dhe këndej kufirit. Pyetja pra është; cfarë të reje do të sjellë Albini si kryeministër i ri?
Albinin, unë e konsideroj shok, sepse për shumë vite kam qenë jo vetëm mbështetes i Vetvendosjes por dhe pjesë organike e saj. Bashkë kemi kaluar aq momente të vështira dhe miqësore sa kam qenë dhe mbetem partizan i atyre ideve, por e kam dhe kryeministër, sepse fati solli që prej 20 vjetësh familja ime jeton në Kosovë. Kjo më bën të jem optimist, sepse mendoj që Albini dhe VV ndryshe nga cfarë presin humbësit kronik këndej dhe andej kufirit, nuk është dikush që mund të vërë egon personale përpara interesave më të mëdha kombëtare. Këtë e kanë bërë këta, prandaj janë aty ku janë. VV ka më shumë të përbashkëta me PS se me LDK në kuptimin, që të dyja bëjnë pjesë në një sferë të ideologjisë politike, VV dhe PS janë aleate natyrale.
Për herë të parë në të dyja vendet në pushtet janë parti, që qendrën e programit të tyre e kanë taksën progresive dhe social-demokracinë si mantra të ekzistencës së tyre politike. Ne sot në Shqipëri kemi përplasje, debate, protesta nga grupe të ndryshme shoqërore, të cilat përplasen me qeverinë, sepse beteja politike ndodh edhe në këtë rrafsh (debat, që nuk e bën opozita apo opozitarët kur vjen puna në kuptimin ideologjik). Jam i sigurtë, që pas disa vitesh dhe në Kosovë me VV do ndodhi e njëjta gjë, sepse larg qoftë që të gjithë njerëzit të jenë të kënaqur me qeverinë, por ka dicka, që për Ramën dhe Kurtin shkon përtej ideologjisë dhe partisë, e ky është kombi.
Në fund Edi dhe Albini nuk do të gjykohen për batutat në media, por për faktin nëse problemet, që shqiptarët kishin para se kryeministra të ishin ata, a do të jenë të njëjtat kur Edi me Albinin të mos jenë më?!
tregoi===shqip shkruhet tregoj. Mesoni o analfabet shqipen.
O Dym, shkruhet “do të tregojë”, pra me ë ne fund, (mut ai, mut dhe ti)
Njr germe asht dreqi ta haje, nuk u ba nami !! Nje gabim krejt elementar e i paperfillshem.
Ti kapu me ata qe e kane masakru gjuhen tone e jo per nje gabim shtypi.
Jo nuk duhet menduar keshtu,pikerisht sepse eshte nje germe,sepse ka kuptimin e saj ne gjuhen tone,jo futja tua futim,se per tu kuptuar,kuptohemi ,edhe me shenja dhe me ha,hu, hi, si ne prehistori.
…ky idioti politikan kalaman i keq , jo ma shune se 6 muaj do te kete “martesen politike” me LDK….
Albini eshte politikani me i mire , me i pa-korruptaur, me i afte dhe me patriote nga gjithe politikanet Shqiptare,
ndersa Rama eshte politikani me hileqar, me hajdut dhe dhe me i pa-afte i Shqiperise
Albini është i rrezikshëm është turkofil i qmendur….
Edhe Rama është po qa idiot që i jep veti të drejt të futet në lojën serb….
ALBINI i keq RAMA idiot atehere per ty kush eshte i mire RAMBUSHI ?
RAMA do hyje ne histori si politikani me i mire
Me kujton mardheniet Ramiz – Sali e njajta Bajge veç eshte e fresket sa e beri Lopa Serbi
Se Kurti nuk eshte si te tjeret, e dijne gjith te tjeret (Banda e Zanzibarit dhe vartesit e saje). Populli votoi per Ndryshimin, pra ato “kuadrot e pazevendesueshme” duhet te mesohen te jene ne opozite. Mund edhe te largohen plotesisht nga politika, sepse thjesht nuk iu duhet me, mbasi tash jan “self-made” milionera.
ALBINI i keq RAMA idiot atehere per ty kush eshte i mire RAMBUSHI ?
RAMA do hyje ne histori si politikani me i mire
Ps-vv te njejtit krahu politik?
Kujt po ja thua zotrote … mos ju ushtaret e politikes mendoni qe i perket nje krahu politik nderkombtar se ke nje emer te tille dhe kjo mjafton?
Ps ne teori dmth qe je i krahut te majt ku shteresat qe ajo perfaqson dhe ushqehet jane shtresat e mesme dhe te varfera ku si shtrese e mesme ne shqiperi per nga niveli kombtar se kalon 100 mij € pasuri
Pra a eshte ps e majte?
Duke pasur parasysh se me ke perfaqsohet dhe me ke ben biznes ps eshte parti e te pasurve njelloj si pd
Vv perfaqsohet nga intelektualet dhe shtresat e mesme dhe te varfra sepse ka nje program ku pikat kryesore flasin per keta shtresa dhe nuk perputhet fare me pasaniket e ps dhe pd prandaj jeni leshuar si jena kunder tyre kjo tregon qarte pse vv arrin te idhnoj te gjithe politikanet ne shqiperi sepse mbron ate qe perfaqson
Patem dy zgjidhje si komb
1) bashkimi kombtar ne be (ide e rames) qe perkthehet kunder bashkimit real sepse i del qe ne te bashkohemi me pare me serbine dhe deshtoi
2) bashkim kombtar me kosoven me pas shkojme ne be (ide e albinit) por kjo ide luftohet nga politika shqiptare sepse si thashe me lart demtohen njerzit e pasur qe ju prishen monopolet e importit dhe si rrjedhoje me pak para per fushata
Morali. Rama del zbythur karshi albinit per sa i takon ceshtjes kombtare
TE DYVE U SHERBEN, NUK JANE AQ PATRIOTE SA HIQEN, E ASKUSH NUK MENDON ME PER VENDIN ASHTU SIC E PRESIM NE, VETEM PRESIONI I SHQIPTAREVE DO BEJE QE KLASA POLITIKE TE NA QEVERISE ME MIRE
Albin Kurti eshte politikan I me I mire I trojeve shqiptare.
Eshte mbi te gjitha idealist, jo si te tjeret qe mbushin xhepat, I mencur, patriot dhe I vendosur.
Ata qe I thone marksist, ngaterrojne social demokracine skandinave me diktaturen enveriste dhe e bejne nga padija ose keqdashja.
Shpresoj qe fryma e V.V te perhapet kudo ne trojet shqiptare per ngritjen e ndjenjes kombetare dhe progresin e shqiptareve sidomos ne Shqiperi ku kjo elite e korruptuar politike e ka lene vendin per 30 vjet ne tranzicion, pra nje vend postkomunist qe nuk eshte ende demokratik perderisa nuk ka asnje parti demokratike.
Analize e sakte, brravo autorit. Ne fakt nuk duhet te meremi shume me ca psedo autore te tipit Berat ketu dhe ne Kosove se dihet qe UDB ka bere punen e saje per te percare Kosoven dhe shqiperine. Kosovare ka pasur plot UDBash dhe kjo dihet. Te cfrytezoshe postin per fitime vetjake dhe te percash kombin eshte e pa faleshme. Nuk dua te merrem me keta mostra analiste por nje gje nuk falet.
I pari percares i kombit eshte Sali Berisha…..
I dyti eshte hajduti Isa Mustafa…..
Dhe i treti eshte i turpeshmi, i cmenduri, idjoti, gomari qe e meriton fjalen turpi i kombit RAMUSH ” HAJDARI “…..
Edhe nje here urime autorit dhe dilni hapur kunder UDBasheve qe keni mes jush se asnje shkrim nuk kemi pare qe tu cjere masken.
Edi Rama ja LEPI QIMET e BYTHES RAMUSH HARADINAJT DHE PASTAJ MERO GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH EDI RAMES DHE TOM DOSHIT
Nuk dihet se VV dhe Albini,jane te majt apo te djatht.Nuk eshte thene ndonjehere per kete pozicion.Por me qe Albin Kurti eshte mik i ngusht i kryekriminelit Sali Berisha,eshte i djatht.Po qe keshtu,Kosova kurre nuk beje perpjet,por poshte e me poshte.
Albin Kurti edhe mund te jete ashtu sic thuhet nga disa komente, por ama, ai nuk i bleu votat me miell, me xhinse, me para apo me PPP e ku ta di un se me cfar tjeter, por i fitoj ato me ndershmeri dhe populli i Kosoves i besoj atij. Ky asht fakt. Populli i Kosoves e njeh ma mire se na’ Albin Kurtin, dhe ai popull ne shume gjana duket se asht ma rracional se na’.
Kurti nuk po vjen ne pushtet me tam-tame. . . . . 1 milion vota 1 milion shuplaka e tj etj , por po vjen me thjeshtesin e nje lideri te nje populli te varfer qe per cudi, dikush e konsideron thjeshtesi koministi !! Pra, te jesh i thjeshte, a duhet domosdo te jesh komunist ?!
Per te gjitha ato akuza qe thuhen per zotin Kurti, askush nuk mund ti argumentoje. Thjeshte, jane akuza kotheresh nga friga e politikes Shqiptare se mos te ndodh e njejta gja edhe ketu.
Deri ku do shkojme qe per interesa pushteti ( perfitimet qe kane ) tu kunder vihen njerezve te vet dhe vendit vet pozit dhe opozit te perçare gje qe kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes , ndersa ketu tek ne deri edhe per te hyre ne Europe opozita nuk la gje pa bere e pa shkatrru vetem e vetem te mos na hapeshin negocjatat qe 85 % e popullit e kerkon nje gje te tille . Po pse opozita loboj qe te mos hapeshin negocjatat ? Sepse ky sukses do ti mbete Edi Rames e Partise Socjaliste e ne nuk duam qe tu mbete atyre por negocjatat do te hapen atehere kur ne te marrim pushtetin ku kjo nuk do te ndodhe sot e 100 vjete jo njikto fytyra qe jane dhe qe jane provu dhe e kan çuar Shqiperine 500 bjete mbrapa , vetem n.q.s do linde ndonje opozite e re dhe e afte me te rinj te shkolluar po .Gjithashtu nje shkatrrim te madh çeshtjes shqiptare i bejne medjat tona qe edhe keto kundrejt pagesave nuk dihet se nga , sidomos T.V Klan me Bledi Fevziun dhe disa portale me Çim Peken , Artur Zhejn , Fahri Balliun , Nikoll Leshi etj .