Ministri Çuçi te bletërritësi në Zadrimë: Javën e ardhshme nënshkruajmë protokollin me Kinën për t’i hapur rrugën eksportit të mjaltit shqiptar

26 Tetor 2019, 12:33Sociale TEMA
Ministri Çuçi te bletërritësi në Zadrimë:

Javën e ardhshme do të nënshkruhet me qeverinë kineze protokolli që i hap rrugë eksportit të mjaltit nga Shqipëria. Kështu tha ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi teksa ndodhej në Zadrimë të Lezhës tek një bletërritës, i cili prej shumë vitesh prodhon mjaltë në markën “Zadrima”. 

“Bletaria është një nga sektorët më të rëndësishëm. Përsa i përket subvencionit, e reja e këtij viti është se kriterin që kishim vënë vjet për 100 koshere e ulëm në 50, por kemi hapësirë për ta ulur sërish. Përveç subvencionit që po japim për bletëritësit, ne jemi duke kërkuar tregje të reja për mjaltin. Javën e ardhshme unë do të nënshkruaj me qeverinë kineze protokollin për mjaltin që i hap rrugë eksportit të këtij produkti drejt një tregu të madh. Ky është një treg i jashtëzakonshmë, që do t’i japë një tjetër frymëmarrje bletarisë. Kjo do të ndikojë në shtimin e koshereve dhe rritjen e sasisë së prodhimit të mjaltit”, tha ministri Çuçi.

Në Skemën Kombëtare të këtij viti bletërritësit mund të aplikonin për të marrë subvencion duke pasur së paku 50 koshere nga 100 që ishte vitin e kaluar. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të shikojë mundësinë që këtë numër ta ulë në rreth 30, për t’i dhënë një tjetër nxitje këtij aktiviteti. Bletaria në Shqipëri ka një traditë të hershme. Mjalti i prodhuar në vendin tonë shquhet për cilësi kurative dhe vlera të larta ushqyese për shkak të natyrës dhe klimës që ka vendi ynë.

4 komente në “Ministri Çuçi te bletërritësi në Zadrimë: Javën e ardhshme nënshkruajmë protokollin me Kinën për t’i hapur rrugën eksportit të mjaltit shqiptar”

  1. mond says:

    show dhe vetem show, si nuk e kuptojne se nuk ju pi me uje kjo loje, vendos mikrofonin ne kemishe dhe fillon reciton, fermeri do subvencionin per bletet per lopet delet, mollet etj etj , kur ti jepni ato thjesht pa burokraci dhe vetem lajmerim ne tv pasi te jepen po, ajo do kishte efekt tek populli, tek fermeri qe i kercet kurizi gjithe vitin dhe ne fund nuk i mbetet asgje, dhe ajo eshte puna juaj kurse kjo qe po beni eshte e aktoreve, mos ngateroni rolet se nuk ju pi me ujeeeeeee, e kuptoni apo beni sikur jo…….

  2. Peço says:

    Nikita Sergejeviç Hrushov, ishte një komunist i flaktë dhe si i tillë, ai i kushtonte një rëndësi të veçantë përhapjes së propagandës komuniste. Si udhëheqës i BRSS ai vizitonte shpesh qëndra të ndryshme prodhimi. Kudo që shkonte ai vinte në dukje se në rininë e tij e kishte patur ëndërr të bëhej si çdo profesion i qëndrës që vizitonte. Psh, po të vizitonte një kombinat metalurgjik, ai thosh se kish ëndërtuar të bëhej metalurg, po të vizitonte një shkollë, kish patur në ëndërr të bëhej mësues, e kështu me radhë…
    Një herë, (kjo sipas një reviste humoristike polake) shoku Krushov, gjatë një vizite në Poloni, vendosi të vizitonte një fermë derrash . Aty ai, sizakonisht, nuk harroi të vinte në dukje, se në rininë e tij paskej ëndërruar të bëhej një mbarshtues dërrash. Në fund të vizitës ishte e kuptueshme që të kërkonte ti bëhej një fotografi në mes të një vargu me derra.
    Të nesërmen, revista i bënte jehonë vizitës së shokut Hrushov në këtë stallë model të rritjes së dërrave. Natyrisht, njoftimin revista e botonte të shoqëruar edhe me fotografinë e rastit, fotografi për të cilën ajo nuk harronte të vinte poshtë saj edhe këtë shënim sqarues për të bërë dallimin e nevojshëm: “Nikita Sergejeviç Hrushov, i treti nga e majta!”

  3. Feniks says:

    Cfare kontributi ka dhene qeveria per bletet,qe del ky Cuci e i ben reklame vetes?Turpi ju mbulofte,o zorraxhinj qe doni te krekoseni me djersen e hallexhinjve blete rrites!

  4. ...... says:

    Po publikojini komentet këtu, pse nuk i publikoni? Pastaj një eveniment kaq të rëndësishëm, përse nuk e shfaqni tek kryesoret e rubrikës tuaj ‘aktualitet’. Kjo është vërtetë vizitë historike. Shoqëria jonë duhet të njihet me përpjekjet mbinjerëzore të zotit Çuçi, i cili po i ndryshon bythën, më falni, faqen bujqësisë tonë, duke na bërë të kujtojmë shprehjen “ja bëri faqen bythë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje