Këto janë momentet dramatike kur një vajzë e vogël bie brenda një pusete, ndërsa nëna e vogëlushes nxiton të ndihmojë të bijën.
Vajza ishte duke kaluar mbi pusetë, kur kapaku u rrotullua dhe vogëlushja u rrëzua brenda. Mamaja, që po ecte në krah të së bijës, shkoi menjëherë ta nxirrte prej andej.
I gjithë episodi është filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë. Për të ndihmuar nënën e dëshpëruar, afrohen edhe disa kalimtarë të rastit.
Për fat të mirë, vajza e vogël u nxorr prej andej brenda pak sekondash pa pësuar lëndime. Ngjarja ka ndodhur në Tatarstan të Rusisë.