Këta janë njerëzit më të shëndetshëm në botë: Zero kancer, jetë mbi 100 vjeç e gra që lindin 65 vjeç

27 Tetor 2019, 21:00Lifestyle TEMA

Njerëzit e lashtë Hunz që ndodhen në kufirin mes Pakistanit dhe Indisë, janë të njohur për jetëgjatësinë e tyre deri në 110-120 vjet.

Kjo është arsyeja pse atdheu i tyre quhet “oazi i rinisë”.

Ata pothuajse asnjëherë nuk janë të sëmurë, dhe falë gjeneve, gjithmonë duken të rinj.

Ata janë një shembull i vërtetë që ekziston një mënyrë pothuajse ideale e jetës. Ata lahen në ujë të akullt, madje edhe në një temperaturë 15 gradë nën zero, dhe në moshën 65 vjeç lindin fëmijë. Në verë, ata hanë fruta dhe perime të papërpunuara, ndërsa në dimër konsumojnë kajsi të thata, drithëra dhe djath delesh.

Ekziston një periudhë kur hunzët nuk hanë asgjë, dhe ajo njihet si “pranvera e uritur”. Emërtohet pasi frutat janë akoma të pjekura dhe më pas ata pinë ekskluzivisht lëng kajsie.

Periudha zgjat nga 2 deri në 4 muaj dhe ata e konsiderohen të rëndësishme për shëndetin dhe stilin e jetës së tyre. Proteinat i konsumojnë në sasitë më të vogla, marrin mesatarisht 1,933 kalori në ditë, 36 gr yndyrë dhe 365 gr karbohidrate.

Për shkak të stilit të saj të jetesës, njerëzit e Hunzës kanë qenë objekt i shumë hulumtimeve.

Kështu, në librin “Hunza – Njerëzit që ia nuk dinë për sëmundjen”, R. Bircher nxjerr në pah karakteristikat themelore të dietës së tyre, duke argumentuar se ato janë vendimtare për një jetë të shëndetshme: ajo është një dietë vegjetariane, me ushqime të papërpunuara ku mbizotërojnë frutat dhe perimet. Në to ka zero kimikate, ndërkohë që s’e njohin as alkoolin e as ëmbëlsirat. Gjithashtu, praktikojnë shumë agjërimin.

Në Kongresin Ndërkombëtar për Kancerin në Paris në 1977, ekspertët njoftuan se mungesa e plotë e kancerit ndodh vetëm tek njerëzit e Hunza-s.

Për ta, ecja rreth 20 kilometra në ditë është njësoj si të ecësh nëpër shtëpi. Për njerëzit e Hunza-s, ngjitja në mal është si të shkosh në një supermarket, e prej aty ata zbresin të lumtur dhe të gëzuar.

9 komente në “Këta janë njerëzit më të shëndetshëm në botë: Zero kancer, jetë mbi 100 vjeç e gra që lindin 65 vjeç”

  1. alex says:

    jane te gjithe me origjine shqiptare, luftetaret shqiptare qe luftuan me ALEKSANBRIN E MADH, dhe qe ngelen atje dhe nuk u kthyen me kurre. edhe vendi ku u vendosen ka marre emrin hunza, sepse vendi ku jetojne ose me mire lugina ka formen e hundes

    1. Gersi says:

      pirxhe pirxhe se lirohesh

  2. Futjakot says:

    Kero jane pallavra te perhapuea nga nje person, shkrimtari J.J.Rodale qe ia ka futur kot, nuk kishte shkuar kurre ne zonen e hunzakutve. Jvetem fantazi. ane pergenjeshteuar me kohe. Vetem budallenjte si ju qe kerkoni t i keni gjithe lexuesit hajvane vijojne t i besojne.

  3. O ç u gajasem says:

    Po more. Edhe gomari flututon.
    Gjithe bota gajasen prej 60 vjetesh me kete lajm. Mendo sa mbrapa jeni ju qe botoni kesisoj gjepurash
    https://www.butac.it/gli-hunza-kut/

  4. Flm says:

    “… ne pranver eshte periudha qe nuk han as nje gje”.
    ###
    Kjo me kujton kreshmen 40 ditore qe mbajne te Krishteret periudhen e Pashkes (qe bien gjithmon ne pranver), ku ushqimi eshte totalisht i reduktuar dhe pa produkte shtazore (proteina, yndyrna ..)
    ###
    Ne te kundert Musulmanet nuk ndryshojne as gje ne ushqimin e tyre (i njejti ushqim) per vec se ne kreshmen e tyre pin dhe hane pas renies se djellit, kjo thjesht per te DURUAR etjen dhe urin thjesht simbolike per nenshtrim ne nder te Allahut.

  5. Xhuxhumaku says:

    KEta bokan nje derro qejfi dhe nuk harxhokan fare. Edvini e ka ne program qe ta ktheje popullin shqiptar ne Hunza po nuk e ka publikuar akoma. Pret ti jape leje Sorosi.

  6. Kerkushi says:

    Po, keni harruar te thoni qe qihen vetem nje here ne vit.

  7. Lepurushat says:

    Keta jane racs jon o njerez ,
    Keta iken ne kohen e aleksandrir.

  8. O ti kerkushi!
    Po beje dhe ti njehere ne vit e te rrosh 120 vjet…
    Po ti je shqiptar …dukesh.
    Ti e ben mjes,dreke,darke ,apo jo.
    Se ne fund te fundit do te vdesim nje dite,si 60,si 80,si 110.
    Me mire vdes i kenaqur .
    Si thua ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje