FOTOT/ Deputetja shqiptare në MV: Eshtë stresuese që të jesh e bukur si unë, se nuk më vlerësojnë për aftësitë e tjera

26 Tetor 2019, 18:53Lifestyle TEMA
FOTOT/ Deputetja shqiptare në MV: Eshtë stresuese që të jesh

Me profesion është gjinekologe, por prej 10 vitesh është angazhuar në politikë. Është fjala për znj.Meral Uzeiri Ferati, deputete në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, nën siglën e PDSH.

Meral është konsideruar vazhdimisht si një nga deputetet më të bukura në vendin fqinj.

Por, sa komode ndihet kur i bëjnë komplimente? Sot nuk e ka problem, shprehet ajo, por në fillimet e saj në politikë ndihej në siklet.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Klan, Meral Ferati tregoi se në fillesat si deputete, u bë lajm në media për shkak të bukurisë dhe jo për qëndrimet apo deklaratat e saj.

A është bukuria pengesë në politikë?

“Defenitivisht është pengesë. Kur kam bërë disa vite, sigurisht nuk i marr shumë ato komplimentet. 

Mirëpo në fillim ishte vështirë. Sepse kur u bëra deputete thjesht në fillim sa e mora mandatin, ende pa thënë një qëndrim si politikane, unë dola lajm si një deputete më e bukur. 

Nuk u ndjeva shumë mirë sepse e kam pasur handikap tërë jetën. 

Sepse me atë pamjen fizike sikur mundohen të t’i mbulojnë atributet e tjera, kualitetet që ke si grua. 

Mirëpo pasi arrin të etablohesh, pastaj ai atribut i bukurisë kur ta thonë se je i bukur, e pranon më ndryshe. 

Në politikë njerëzit të votojnë që t’u zgjidhësh hallet atyre, edhe vetë lajmi se Merali është zgjedhur si më e bukur….”, është shprehur deputetja Meral Uzeiri Ferati.

14 komente në “FOTOT/ Deputetja shqiptare në MV: Eshtë stresuese që të jesh e bukur si unë, se nuk më vlerësojnë për aftësitë e tjera”

  1. nji Figur vertet mjaft e bukur femre .
    Per aftsite e talentet vlerat qe mundet ti posedoj
    si Femer ,e kemi te veshtire ne kte distance ta vleresojm ,
    por qe ka nji sharm femre zemermire duket qarte .
    Femrat e shqip. te MV -jane te embla (thone)

  2. eksperti says:

    Ruje nerin goce,mos e jep badjava se te gjithe meshkujt dhe shoferi yt menien per ta lyp e kane,nuk jemi me ne vitin kur Bleona Qerreti kendonte As nuk dini me ma lyp.

  3. Doktori says:

    Mos na e mer per keq,po grida (S)Duma,eshte me e bukur se ty,ka ca gjera te tjera qe si ke ti,po mos ja lakmo te tjerat

    1. ! says:

      Daktorr ,

      je tuj e majt me hater GridSumen .
      te lutna .
      Karhasimi s’bon.

  4. Raimond vlonjati says:

    Qenka veetet , femer shume e bukur.

    Urime !

  5. Julian says:

    Nga emri si turke duket kjo

    1. El Topo says:

      Eshte emer mysliman dhe jo ‘ turk’ o hajvan.

    2. Raimond vlonjati says:

      Ndersa ti nga emri dukesh sikur je nga Lece merda

      Sa per zonjen, nuk ka turke kaq te bukur —

  6. Koba says:

    Doktor Leshi! Grida Suma as i afrohet Meralit .Jane shume larg nga te gjitha pikepamjet.Po Ti mor Shoq shif se ke ka Zgjedhe GrideSuma!! Salianji-anusin!! e vazhdo e Fol po deshe

  7. Moisi Golemi says:

    “Pasi arrin të etablohesh”????!!!!
    Ça gjuhe është kjo???

  8. Pajdhany says:

    Sa posht jan shijet shqiptare
    Ti thuash bukuri ksaj esht si ta quash naten dit.
    Jo m kot ishim t lumtur n koh t enverit me bark bosh dhe trima t fort me pushk druni..
    Debilizem masiv..

  9. Rodriges nga Memaliaj says:

    Meral, ti dukesh qe je femën e bukur po kam dëgjuar se aj avokat Serxho Mazreku u nda nga tata Donika për tyn, se i than do bëhesh gjyqtar i lartë po lidhu me Metalin se easht deputetë e t’a ndihmon me votue.

  10. Pellazgos says:

    Nuk kane vetem emrin turk myslimanet zoti me comentin Julian,kane ndruar Fene “te mire” apo te keqe,kane ndikuar pozitivisht dhe kane bashkepunuar per shker…….in e Kombit nga pushtuesit,kane qene te ndare ne bote te ndryshme identiteti ne kohen 500 vjecare se perfaqesonin dy kombe te ndryshme.
    Por mua me vjen per te vjelle kur lexoj kete titull te pavertete,te qellimshem per propagande banale.
    Kjo zonja e pashme dhe e bukur, nuk thote ne interviste qe une jam e bukur me thenien e moderatorit qe eshte e sikletshme te jesh e bukur!
    Ajo e thote qarte qe une dola lajm si nje deputete me e bukur.
    D.m.th qe kete e vleresuan te tjeret.
    Sa medioker dhe te djallezuar jane disa media,eshte per te ardhur keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje