Nga Andi Bushati
Albin Kurti është ndoshta i vetmi politikan i lartë që përpara se sa të japë dorën të thotë: “më fal”. Eshtë me vonesë në takimin e fiksuar prej disa ditësh me një grup të ngushtë gazetarësh, dhe ndonëse anxhenda e tij, që ka pësuar luhatje radikale që kur mban skeptrin e një kandidati për kryeministër, të kërkuarit ndjesë nuk duket i huaj për të.
“Takimi me Ramën shkoi shumë më gjatë se parashikimi’, shfajsohet pa dashur të tregojë diçka “off”, për atë që ka ndodhur brenda godinës së qeverisë. “Folëm mbi dy orë për ekonominë” thotë dhe shton se Rama e ka hedhur poshtë idenë e ndryshimit të kufijve. Vë pak buzën në gaz dhe bën sikur nuk e dëgjon pyetjen, kur i duhet të përgjigjet nëse e beson vërtet këtë pohim të atij, që para pak kohësh, i ka quajtur gomerë ata që e konsideronin tradhëti idenë e Hashim Thaçit. Pak më shumë sesa ajo lëvizje domethënëse e skajit të buzës në atë moment, ai do të linte të kuptohej gjatë një prononcimi për mediat të nesërmen, kur shpjegoi se me kryeministrin shqiptar janë dy profile të kundërta politike. “Rama ka inteligjencën e nevojshme, ndryshe nga shumë politikanë shqiptarë për të kuptuar se suksesi juaj është fillimi i fundit të imazhit të tij”, i them pa pritshmëri për të marrë përgjigje. “Nëse pas atyre që ke premtuar dhe qëndrimeve që ke mbajtur, ti dështon ose konformohesh, kjo do të vrasë shpresat edhe për njëzet vitet e ardhshme”, përpiqet ta vërë përpara përgjegjësisë, Fatos Lubonja.
Por, Albin Kurti, duket se ka qetësinë e atij që është i ndërgjegjshëm për barrën që ka marrë përsipër. Të jep përshtypjen e njeriut që është aq i bindur në ato që beson, sa asnjë asnjë “incident” nuk mund ti’a ndryshojë rrugën. Për ata që e konsiderojnë si nacionalist të rrezikshëm, një i tillë i ka ndodhur gjatë takimit me Edi Ramën. Me stilin e tij të njohur, Rama e ka ndërprerë për pak kohë bisedën maratonë me Albinin, për të futur në zyrë aktorin e kontravers francez, Xherar Depardjë, që po xhiron një film në Gjirokastër. Madje në Facebook qarkulloi menjëherë edhe një foto, e dy “kryeministrave” me të.
Përpos famës si artist, Depardjë është i njohur edhe për dashurinë për verërat e mira, urrejtjen ndaj taksave të larta dhe sidomos në vitet e fundit për miqësinë e tij me Putinin. “Kanë filluar reagimet në rrjet pas publikimit të fotos”, i thotë Kurtit një nga bashkëpunëtorët e tij të afërt, Arbër Zaimi, duke i cituar edhe ndonjë koment për pozën përkrah mikut të presidentit rus.
E kotë të shikosh shqetësim për krisjen e imazhit të patriotit tek Albini: “Ishte interesant Depardjë dhe i këndshëm në bisedë” tregon pa drojë.
Një gjë tjetër më bën përshtypje.
Ndërsa flisnim me zjarr për sfidat e ardhshme të ndryshimit të pritshëm në Kosovë, në Prishtinë vazhdonte procesi i numërimit final të votave. Votat me kusht dhe ato të diasporës mund të vendosin dhe fatin e koalicionit Nisma- AKR, nëse do ta kapërcente pragun për tu futur në parlament apo jo. Kjo gjë mund ta vështirësojë apo lehtësojë krijimin e një qeverie me kryeministër Albin Kurtin. Liburn Aliu e informon hap pas hapi për rrezultatet.
Por, pavarësisht se nga kjo, mund të varet e nesërmja e tij, Albini duket i bezdisur, kur të dhënat për shifrat i ndërpresin debatet për idetë. Ai ngre sytë, llogarit në pak sekonda, dhe i kthehet me pathos shpjegimit të planeve që shumkujt do ti dukeshin ëndërrimtare.
Ndryshe nga çdo lloj politikani që kam ndeshur deri më tani, që do ishte i pritur nga interesi imediat, Albin Kurti të lë përshtypjen se e tashmja i duket banale në raport me të ardhmen.
A është e vërtetë kjo? A ka doza utopie te ky lider aspak tipik? Ku mbështetet suksesi i lëvizjes që ai krijoi një dekadë e gjysëm më parë? A duhet të na ngjallë ajo frikë, apo shpresë? A mundet ajo ta luftojë të keqen që ka hedhur rrënjë, apo e keqja do të moderojë idealizmin e kohës së opozitës me bilbila dhe gaz lotësjellës?
Pikërisht për të marrë këto përgjigje jemi ulur bashkë me Bejten, Shkullakun dhe Lubonjën rreth një gote verë.
Dilemat që gëlojnë janë disa. A mund të bashkëjetojnë aspiratat që propagandon Vetëvendosja me realitetin që e rrethon? A është i mundur realizimi i tyre kur duhet të qeverisësh në koalicion me një parti të sistemit si LDK? A bën dot transformime rrënjësore, kur nuk ke marrë shumicë absolute nga vota e qytetarëve? A ia del dot të luftosh në disa fronte paralelisht, pa pasur një fund dorëzimi ndaj sistemit, siç ndodhi me ish-kryeministrin e së majtës radikale greke, Aleksis Cipras?
“Unë e kam ndjekur shumë trajektoren e Ciprasit-pohon Kurti- Sipas meje gabimi i tij ishte se luftoi më shumë me Gjermaninë dhe Merkelin, sesa me oligarkinë vendase”, thotë ai, duke lënë të kuptohet se ndryshe nga Syriza, Vetëvendosja do të bëjë të kundërtën. E kotë ta sfidosh me shprehjen: “Mjafton që një qeveri të jetë e virtytshme, mjafton të mos vjedhë, pa qenë e detyruar të godasë ata që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme në të shkuarën”. Përgjigjja është sa këmbëngulëse aq edhe cinike: “Ne nuk do ti zhgënjejmë ata që tashmë janë frikësuar nga vendosja e drejtësisë”.
Mesazhi është i qartë, sllogani i fushatës: “Hajnat në burg”, nuk është harruar.
Po a është kjo e vështirë? Edhe në Shqipëri e kanë premtuar shumë gjatë opozitës (Nano, Berisha, Rama), por pasi janë kthyer në pushtet janë bërë njësh me oligarkët.
Albini e ka përgjigjen gati. “Në Kosovë korrupsioni nuk është kapilar. Ai është vetëm në majë, nuk ka zbritur nga lart poshtë. Përndryshe sado të suksesshëm të ishim ne si Vetëvendosje, nuk do ia dilnim dot të fitonim po të votoheshim në një mjedis të korruptuar. Kjo fitore tregon se nga virusi është prekur vetëm një kastë, prandaj dhe lufta ndaj korrupsionit tek ne është më e lehtë”.
Një tjetër kantier, ai i një beteje gati të pamundur, është ai me bankat e huaja që mbledhin paratë e shqiptarëve me përqindje fare të ulëta dhe kreditojnë ndërmarrjet e tyre të vogla dhe të mesme me fitime tepër të larta.
Kjo sipas Vetëvendosjes duhet të marrë fund. Teoria e shtetit jo vetëm arbitër, por edhe lojtar do të vihet në zbatim përmes planit për krijimin e një banke zhvillimore, me kapitale shtetërore, e cila do të vërë në lëvizje përmes kredive të buta ndërmarjet e vogla dhe të mesme.
Po dialogu me Serbinë? Po fjalët se amerikanët duan ta përfundojnë shpejt, ndryshe nga qasja e Kurtit se në fillim duhen vendosur parimet, pastaj të kërkohet zgjidhja?
Natyrisht, Albin Kurti duket se nuk ka akoma përgjigje për gjithçka. Ai e di se ku përfundon po qeverise si ortak me oligarkët. Ai e ka të qartë se si shantazhohesh nga ndërkombëtarët dhe si shndërrohesh në servil të tyre, po u kape duke vjedhur qytetarët e tu. Ai e kupton se ç’do të thotë të biesh viktimë e dogmës ultraliberale dhe ti lejosh bankat të bëjnë kërdinë. Ai e njeh rreagimin e dorëzimit tek privati të pasurive të përbashkëta si rruga e kombit (edhe nëse vihet një taksë simbolike, ajo smund të vilet nga kompani të veçanta thotë).
Ajo ku ai nuk e ka recetën të gatshme është dilema: si mund të përballohet koalicioni i gjithë këtyre “të këqijve”, që frika nga ndryshimi mund ti bëjë së bashku.
Cili mund të jetë rrezultati i përplasjes së njëkohshme me pushtetin e parasë, të mediave, të ndërkombëtarëve që kur zbresin në këto anë preken nga viruset lokale? Ata kanë aq fuqi sa ti vënë shkopinj mbi rrota një kabineti të ardhshëm Kurti, aq më tepër një qeverisjeje koalicioni.
Përgjigjja e Albinit nuk është shteruese. ‘Ne nuk i trembemi zgjedhjeve, vetëm fitojmë prej tyre’. Po sërisht, jo aq shumë sa për të udhëhequr pa asnjë nga partitë e vjetra, të cilat herët apo vonë bëhen pengesë për transformim radikal? “Unë jam optimist, më lejoni ta provoj” mbrohet ai.
Por, sado besimplotë të jetë lideri i Vetëvendosjes, kundërshtarët e ndryshimit janë vënë në punë.
Ata kanë filluar të klithin: “kujdes, rreziku po mbërrin”. Në emër të kësaj disa e përshkruajnë Albin Kurtin të veshur me uniformën e Fidel Kastros në trup, disa me çallmën e Bin Ladenit në kokë. Të tjerë vënë alarmin për rrezikun e prishjes me aleatët që çliruan realisht Kosovën.
I gjithë ky ansambël motivohet vetëm nga një shqetësim, ai se mos përmbyset rendi aktual i gjërave, ai se është e pamundur një tjetër alternativë, përpos kësaj që njohim dhe jetojmë.
Në këtë kuptim, këta kryqtarë të status quo-së, janë kopje zhgaravina të ideolgëve të ultraliberizmit. “Ideologjia dominante sot është një dorëzim, një pranim cinik i botës ashtu siç është” këmbëngul Slavoi Zhizhek. Sipas filozofit francez Alen Badiu, qëllimi i saj është ‘të shkatërrojë çdo shpresë, çdo projekt kritik, duke pretenduar se çdo rrugë e re shpie drejt gulagut”.
Në emër të ringjalljes së këtyre fantazmave, po e sulmojnë fitoren e Vetvendosjes edhe klonet shqiptare të teorive globale të mosndryshimit.
Pra, sot ngjitja në pushtet e Albin Kurtit nuk ka përballë si armiq vetëm oligarkët që kanë fituar miliona deri dje, ingranazhet e shtetit të kapur, mediat e shumta, ndërkombëtarët që duan të bëjnë karrierrë duke falur troje të Kosovës, politikanë në dy anët e kufirit që i plak dhe i nxjerr nga loja suksesi i një modeli të ri, por mbi të gjitha, kundër saj është edhe një qasje ideologjike që i unifikon këta sëbashku.
Prandaj sfida që ka përpara është një mision gati i pamundur. E megjithatë Albin Kurti këmbëngul: ‘Jam optimist, më lini ta provoj”.
A mjafton?
Vështirë të vihet bast. Sepse po aq sa shpreh besim, po aq është dhe i ndërgjegjshëm për barrën që ka mbi shpinë. Në një moment, pasi biseda ishte nxehur dhe dilemat ishin hedhur në tryezë, Albin Kurti fare qetë tha: “E di se shumëkush e do vrasjen time”. Natyrisht në këtë pohim nuk ka asgjë prej një lideri paranojak që trembet për eleminimin e tij fizik. Aty është e kotë të qëmtosh frikra komplotizmi, si ato që e pyesin në intervista televizive, ku e detyrojnë të pijë gotën e ujit që ka përpara.
Por, ama, vrasjen politike të asaj që ai përfaqëson nuk janë ta paktë ata që e duan.
Ajo vdekje mund të jetë e dy llojtë. Së pari duke u tubuar bashkë dhe duke e rrëzuar nga pushteti.
Së dyti, duke e detyruar të moderohet duke u bërë gradualisht si ata që ka luftuar deri dje. Ky do të ishte atentati më i rëndë, ai që siç i tha Fatos Lubonja, do plagoste shpresat edhe për dy gjenerata të mëpasme.
Ne ishim katër gazetarë që e dëgjuam të thoshte: “Kush mendon kështu, nuk më ka njohur ende”. (lapsi.al)
OUAAAA ANDI GJYSHIT NA TREGONE QE PASKA TAKUAR AL- BININ DHE PASKA QENE I SHOQERUAR NGA FATOSI ANAL – ISTI.
KOSOVA NUK U CLIRUA VEHTE HISTORIT HEROIKE ME RAMBO RAMUSHIN JANE PER FEMIJET .
KOSOVA DO NDAHET OSE JO SIPAS OREKSIT TE AMERIKES TEORITE NUK DO GJERMANIA DHE EUROPA JANE QESHARAKE.
PO TI REFEROHESH LUFTES SE DYTE BOTERORE JANE CLIRIMTARET QE DESIDOJNE JO I CLIRUARI SHEMBULL BERLINI NJE PJESE AMERIKA E TJETRA RUSI .
DHE NE KETE MARVESHJE PER NDARJE DO JENE TE PRANISHEM SHQIPERIA DHE SERBIA PO THJESHTE NE ROLIN E SPECTATORIT .
NESE AMERIKA DESIDONE TE NDAJE KOSOVA CFARE DO BEJE AL- BINI BIRRISHA DHE RAMBUBUSHI PERGJIGJA ESHTE E THJESHTE ASGJEEEEEE .
Kur te lavderojn Andi Bushati,Fatos Lubonja dhe gogoleshi Shkullaku si gazetar ne fund te kazanit,Albin Kurti ka mare fund qe nuk do jete nje kryeminister i mire per Kosoven.Keta lloj gazetaresh,qe lavderojne Sali Berishen,mbrojne Meten dhe i bejne llustrime Bashes,del qart se keta tregojn ne menyre aludive te keqijav te tyre si dhe te Albin Kurtit.
Albin Kurti ka qene ne shoqeri te gabuar! Nuk mendoj qe shqiptaret e Shqiperise duhet te paragjykojne kete njeri me trup te vogel por me zemer te madhe! Takimi me keta jenicere gazetare nuk tregon asgje! Eshte ne te drejten e tij te njohe dhe te takohet me ke te doje! Njohja personale eshte kriteri i se vertete dhe jo llafe kafeneje,gossip, qe bejne keta lloj ish femije komunistesh bipolare; qe Saliu na i beri analiste dhe na cajne trapin perdite me idiotesite e tyre!
Keta gazetare e analiste qe jane aty tek Albini jane gazetaret dhe analistet me te mire te Shqiperise
Ketyre terroristeve me te mire,ju mungojne daliu sonila qimi zhej zhulsi dhe tju vij trumpi me nje raket ajer toke dhe ti cfaroste..
Ti raimond ku je ne foto,apo i hap shishet e veres turkoshakeve qe nuk ju lejohet alkoli me kuran
O llulle, po ku i ke mesue gjithe keto gjana mori, apo ti ka spjegue burri jot atje nga fshatrat e Surdillices
Një tjerër shkrim pocaqi i një birboje Të perkeledhur të xhaxhi Kapos. Me një fjalë një dorë parazitësh të qenefeve të Tiranës janë mbledhur pas takimit me liderin e sapo zgjedhur Kosovar dhe me vend qe të reflektojne e me modesti të pasqyrojne kete takim marrin guximin të na japin ne e ti japin mend Kurtit nga pordhët e mëdha që kanë keta qyqare. Këta idiot që s’kanë qullosur asgje në jetë kanë edhe paturpësinë që ti flasin Kurtit me marrëzInë e madhështisë që I karakterizon. Dhe vertet Bushati, Lubonja duket se besojne se janë kokat e mëdhaja të mendimit shqiptar dhe që shqiptaret I marrin seriozisht
Fillove edhe ti me keta mor Albin? Edhe ti si te tjeret je. Por shiko, po ndejte me halete era mut do mbash. Tung.
Po duhani lejohet brenda?
Albin ndaje shapin nga sheqeri.
Ti nuk mund te kerkosh te pastrosh Kosoven nga hajnat me nje prokuror te tipit Eliot Ness dhe te darkosh e te pijsh vere me shpuren dhe lepiresit e Al Capones.
Albini ne strofullen e hijenave te gazetarise shqiptare. Shpresojme te mos jete ndikuar nga mendimet e tyre qe per qellim absolut kane rrezimin e Rames per inate personale. Per ket qellim Bushati Lubonja e te tjeret nxitnin Bashen per shkaterrim te institucioneve shqiptare. Tani qe e pane se me Bashen nuk arriten asgje i jane qepur Albinit. Kujdes Albin nga vera e helmet qe pin me keta gjarperinj gazetaresh.
Ae di Albini se ideja per dorezimin e mandateve,daljen nga parlamenti.dhe demostratat te beheshin sa me te dhuneshme,ishin propozime dhe ide nga Andi Bushati dhe Fatos Lubonja per PD-ne?????/
Albini mund te takohet me kedo, te pije dhe nje giote vere tani qe eshte pretedent per Kryeminister. Mbas marrjes se detyres, me urimin SUKSESE, do e keshilloja mos takonte me gazetare si Shkullaku dhe Bushati…
Gjithe llumi i medias prostitute e pd-se.
Populli thote: “me thuaj me ke rri, te te them cili je”.
Edhe ky Kurti behet pale me kriminelin sb, i doli shpejt boja.
hahahahahahahah
sa kom qesh .
primitive naive qe ka ne gjak shejtanin ,
ti bejne keq Shqiperise ,njelloj si babllaret e tyre bastarde rropsi
qe i kan sherbyer Grekut e Serbit .
A mudet ti suportoj ajo shoqeri shqiptare ala kta funderina qe ndyne Medien Shqiptare
duke i sherbyer e lepir sumen djallit ?
s’do kishte poshterim me te madhe per Inteligjencen Njerezore .
Dallkauke zhdukui nga Media Shqiptare # do digjeni te gjalle ne Flake
,,e megjithate takimi me Albin Kurtin nuk
ua tjeterson dot statusin e kazanit,,,o i vogli
bushat.
Per Albinin kemi kohe per t’a vleresuar cilesine e qeverisjes se tij;
se paku pas nje viti ne detyre.
Albin,je aq i mencur dhe i kulturuar sa per te mos rene ne gracken e antishqiptareve gjarperinj helmues,A.Bushati,Lubonja,Shkullaku dhe gjysem intelektualit e gjysemshkrimtarit Bejtja.Kuptohet,ti kerkon te shpalosesh mendimet e projektet e VV ,por keta personazhe qe te kane intervistuar Jane nxitesit kryesore te zjarrevenies se Shqiperine,Jane zedhenesit e klaneve fqinje antishqiptareve dhe bashkepunetoret e Berishes dhe Metes.Disa teori te tyre ne dukje ,,te majta,,Jane thjesht anarkofashiste,dhe jam i sigurte se ke lexuar dicka nga literatura boterore politike e te dy kraheve per karakterin shkaterrues te anarkizmit ne shoqeri.Dhe mos u mashtro nga ata qe bejne thirrje per shtrirjen e VV ne Shqiperi.Kushdo qe tenton te percaje popullin e majte shqiptar perfundon ne asgje.Populli i majte shqiptar eshte dhe do te jete perhere i bashkuar,eshte shumice,dhe eshte shume i formuar.Ai nuk identifikohet as me Nanon,as me Ramen,urren Meten ,Berishen e enderron vetem te ndeshkuar ,si kriminel dhe shkaterrues i vendit.Populli i majte i Shqiperine perben te majten me te forte ne kontinent dhe do te jete shumice edhe per shume kohe .Aresyet Jane te shumta,nuk mund te spjegohen me nje koment.Por te jesh i bindur se Rama,i cili ne thelb eshte nje liberal,mund te zevendesohet ne cdo moment nga tre kater politikane te PS menjehere dhe perseri PS te fitoje e verme ndaj te gjitheve.Prandaj hajde ne Tirane per bashkpunim por VV forcoje atje ku e ke ,ne Kosove,mos u mashtro nga iluzionet apo ,,analizat,, jashte realitetit te Lubonjeve…
si nuk kanë asnjë vlerë morale këta bushatolubonjat!! albinin deri dje e quanin nacionalist(ne ku ta gjejmë të jetë),islamist,komunist,dreqi me birin! sot i bëjnë elozhe! ithtarët e internacionalizmit,antishqiptarizmit,hajdutërisë,berishizmit, papritur na u bënë kombëtarist,të pakorruptuar,me vlera morale, sovranist!! mortja,mortja që su ha o bushatër legena! po për shqipërinë e madhe e pyetët?? ratë gjë dakort?? ju që shikoni akoma ëndrra me jugosllavi dhe integrim??
bëju mender *utin këtyre alabakëve albin! shiko ti mbushësh mëndjen ramës për shqipërinë e madhe ,se nuk ka rrugë tjetër për shqiptarët.
Oh sa foto me ato ngerdheshje te shpifura ..! Te shikosh keta birbo gjasme gazetare – Gaz-Tare kumarxhinj e pijanine .qe ngerdheshen para Albin Kurtit me servilizem qoke per nje gote vere dhe kur jane para Edi Rames mbajne qendrim arrogant e bulling ..disrespectful. ! WTF with you Assholes!!?- qe nga Andushi karushi dhe Shullaku Karllaku bythaku bythaku etj etj Fuck off Assholes..! Na i shpifet me ate ngerdheshje ..!????
Cfare carje k… per Albinin e varfer! Nje tufe parazitesh dhe gjithollogesh tallavaje, te korruptuar, demagoge dhe lakenj te oligarkeve, qe i perdorin si cerra ne luften e paskrupullt kunder njeri tjetrit , qe i pretendojne moral si kemishe force Kurtit, sikur te jene polici virtyti dhe jo jashteqitjet me te neveritshme te tallavase dhe jetes publike.
Andi Bushati i perket races se vertete te gazetarve. Nje analize me interes, per te cilen ka nevoje dhe z. Kurti, edhe pse ballafaqohet me mendimet e tij.
Qe te ndegjosh Ty,Lubonjn ,Bejten ,Shkullakun ose je mbi tokesor ose i dehur nga vera!Argument tjeter nuk ka or Bush ati!Ardhja dhe vizita e tij ne Shqiperi ka nje gabim trashanik se e ka kapur demin per bishti duke bere takime mbreslenese me kryekrimin Shqipetar Berishe ,madje duke folur edhe me superrelativa per te,duke bere nje takim me llumin e kazanit mediatik ku edhe atje nuk kurseu ti quaj ajka e gaztarise ,kur ata jane ajka idotesise e ligeshtise se ketij vendi!Bush-ati se bashku me tre musketieret e tjere mund te bashkepunojne e bashkebisedojne edhe me Vuçiçet mjafton te jene kundra Rames qe me ndrishimet qe po i bene Shqiperise po u nxin faqen si sistemit monipartiak ku bente pjese edhe gjishi i ndjere i Andit edhe rregjimit Berishist qe vodhi,dogji e shkateroi Shqiperine ne ate fare feje ku as Serbia nuk ia beri Kosoves!Albini pasi perfundoi zgjedhjet qe rrezultati doli per nje ore por qe rezultati perfundimtar theksoi vete Albini mund te mbaroje nga fundi i muajit tjeter ,pra ne Nentor,po na paraqitet paksa euforik duke na treguar qe jo sikur eshte zgjdhur nga populli i Kosoves por sikur ka fituar zgjedhjet edhe ne Shqiperi duke patur shprsa te medha per nje bashkepunim cilesor me opoziten tone,çka do te thote qe ose ai nuk ka informacion per ne ose ai kerkojn te realizoje endren e kahereshme per copetim te Shqiperise !Koha do te tregoje shume shpejt n.q.se ai e merr mandatin e kryeminsitrit ne realitet se cilat jane mundesite e tij reale jo ne nje mbremje me Andi Bushatet e Bejtjet por me nje qeverisje te denje te Kosoves duke na dhene dhe ne mundesine per ti njohur vlerat e tij si nje politikan !
Jo kot al-bini,eshte ne shoqeri me spermen e hysniut,bastardin lubonja,katundarin injorant dhe te lig shkurukullaku,nje spiun sigurims veteran si bejtja.
Perseri Kosova ne duar,qe shkojne ne te kundert me interesat e saj.
Z. Albin Kurti , ke taku nje grup gazetaresh qe mbas pak kohesh kane me te share dhe me te ngjit gjithfare epitetesh biles ndoshta pa arrit mire ne prishtine , kane me te thene : Ja filloj me e dredh Albini qe sot ne takim me Ramen filloj me thane qe Rama nuk ka qene dhe nuk eshte per korrigjim kufijsh eshte vetem Thaçi . Degjo Albin njata fytyra me shume jane antikombetare dhe duan qe ju dy kryeministrat shqiptare te shkoni keq te grindeni e te shaheni , ja kjo eshte deshira dhe qellimi tyre , prandaj sot te lavdrojne te bejne elozhe e pastaj pas shpine …….Kujdes .
Dmth e nxore qe ke qene ne takin special me Albin Kurtin! Ne perendim o Andi gazetaret nuk takohen me politikanet po u bejne pyetje dhe u kerkojne llogari. Nuk e di ku e keni mesuar kete profession te cuditshem ne Shqiperi. Po une besoja se ti nuk je Gazetar o Andi por analiste! GAZETARI NUK MBAN ARENA ASKUJT POR KERKON VETEM TE VERTETN! Opinion shows are biased! Tell us what you are and where do you belong Andi? You can not have it both ways! Me siguri qe di ca Anglisht se e kam pare qe përdor ca fjale.
Ben,
Perendimi funxionon # nga metaliteti osmano-OrientAl !
Kjo far bastardesh e bashibozukesh mbaje peng ne Shekuj ate popull dhe Shqiperine .
Ktyre i duhet shkeerdhy fara qe te shpetoj Shqiperia #s’ka asji ndryshim per ate popull .
Hik muti vjen kaka .
Shume e drejte Shqiptar, po cfare.te bejme ne qe jemi larg dhe nuk dime.se cfare te bejme me kete rrace qe e.mban pengoni Shqiperine!
Ky eshte shkelqimi dhe renia e shokut Zylo, renia ne llumin e gazetarise shqiptare,eshte renia me spectakulare e Albin Zylos, Berat Guzhala a Buzhala do ishte qershija mbi torte.Me keta dhe Saliun do bente pranveren shqiptare Albini,deklarat e bere ne muajin Shkurt mbasi doli nga zyra e Saliut. Me 25 perqind ne Kosove dhe me llumin e gazetarise se Saliut do i mbushi mendjen shqiptareve Kurti se eshte ndryshimi?!
Andi/redaktori ne vend te “i pritur” duhet “i prirur”!!! (rrjeshti i 36-te)
Moni
..pleher , mega pleher kazan mediatik m.. , ky palo analist , palo karagjoz gazeta , bir i ish Bllokut Komunist te babait tij dhe te qelbesires diktator Enver Hoxhes…
Albini eshte delirant dhe i papjekur,ai pretendon ndryshimin,por ndryshim me Saliun dhe kazanin e tij mediatik nuk mund te ket.
Albini e ka Dhjerë fare që ka takuar FUNDËRRINAT dhe PLEHRAT si Andi Bushati , Bejtja dhe Shkullaku !!!! KUJDES KUJDES KUJDES I Dashur Albin , sepse këta të 3 që të përmenda , janë GJOBAXHINJË dhe NDYRËSIRA që për 5 LEK QYL Shkërdhejnë edhe MOTRAT e tyre !!!! Me Fatos Lubonjën shumë mirë ke bërë që je takuar , por në vend të këtyre 3 FUNDËRRINAVE të tjera , duhet të Takoheshe me SPARTAK NGJELËN , ALFRED MOJSIUN , MOIKOM ZEQON , ARBEN DUKËN !!!!!!!! KUJDES KUJDES KUJDES nga Andi URRITH Bushati Albin , sepse Andi Bushati për €URO dhe DOLLARË $ QYL është I gatshëm të Ngrejë MAMANË nga VARRI ?!?!?!? MOS u hiq sikur I njef këta BANDITË dhe KRYEKUSARË Gazetarë I Dashur ALBIN , sepse ata janë GJARPËRINJË , SHUSHUNJA dhe ÇAKENJË !!!
Albini e ka Dhjerë fare që ka takuar FUNDËRRINAT dhe PLEHRAT si Andi Bushati , Bejtja dhe Shkullaku !!!! KUJDES KUJDES KUJDES I Dashur Albin , sepse këta të 3 që të përmenda , janë GJOBAXHINJË dhe NDYRËSIRA që për 5 LEK QYL Shkërdhejnë edhe MOTRAT e tyre !!!! Me Fatos Lubonjën shumë mirë ke bërë që je takuar , por në vend të këtyre 3 FUNDËRRINAVE të tjera , duhet të Takoheshe me SPARTAK NGJELËN , ALFRED MOJSIUN , MOIKOM ZEQON , ARBEN DUKËN !!!!!!!! KUJDES KUJDES KUJDES nga Andi URRITH Bushati Albin , sepse Andi Bushati për €URO dhe DOLLARË $ QYL është I gatshëm të Ngrejë MAMANË nga VARRI ?!?!?!? MOS u hiq sikur I njef këta BANDITË dhe KRYEKUSARË Gazetarë I Dashur ALBIN , sepse ata janë GJARPËRINJË , SHUSHUNJA dhe ÇAKENJË !!! HAP SYTË dhe bëji KATËR i Dashur ALBIN , sepse edhe SERBI ka më SHUMË BESË , sesa këta 3 GJAKPRISHURIT e URRYER
Albini duket nuk ka nderment te qeverise Kosoven,por te rrezoj qeverine e Tiranes nen udheheqjen e Saliut dhe kazanit te tij mediatik.
Nga komentet qe lexoj, shof se ne Shqiperi Partite kryesore jane te armiqesuara aq shume mes vete sa ketu nuk mund te flitet me per pozite-Opozite, Fansat e PS-se fyejn secilin politikan nga Kosova qe takohet me ata te PD-se dhe anasjelltas, ky eshte me teper se mjerim, primitivitet, injorance deri sa nuk ka ku te shkoj me. Shqiperia as edhe 100 vjet nuk do te behet shtet dhe kurre nuk mund te hyj ne Europe me kete mentalitet. Oboboo, ju jeni shuuume larg Kosoves e lere me vendeve si Austria, Gjermania.
syzana ,
jo mi goce s’e s’jena aq apak larg Kosovs e para
dh dyta ;
mendon syzana see ne duhet t’i Falenderojm idiotet qe falenderojn nji Kryekriminel e Antishqiptare
si saleh berisha ?
natyrishte qe jemi larg Europes ,kur shef ,
qe media shqiptare i sherben gjithe armiqeve te Shqiiperise vetem shqiptareve JO !
Kjo bande e haxhi qamilit do futur ne shpelles e saliut e t’i zhduket opinionit shqiptare
O kurt ku i mblodhe ato kasolle, fytyra te neveritura per shqiptaret, njerez qe shkojne nga nje kra ne krahun tjeter simbas kuletes. Njerez qe shesin nder e nder s’kan, shesin moral e moral s’kan, shesin mend e mend s’kane, dikush nga ato eshte rrahur per tu bere njeri, tjetri te shet po pivi raki, nje llum qe ti kurt i takove dhe i mblodhe, ty keta do t’thurin lavde po qe se ne kosov i thua hajde, merri aman, se per shqiptaret jane veç hajvan. O kurt, meduket se sdo jesh gjate, por shum shkurt, ti vete nga natyra djeg e shkatrron keta qe ke rreth ,me ner teje dhe saliut,askush si don. Ku te gjeten kosovaret ty mor shkurt, ne shqiperi do te thirrshin kanoçe karbiti.
Moj Syzank,Albini eshte i lire te takoj cdo perfaqesues partie,por ne muajin Shkurt kur opozita filloj protestat e dhunshme,Albini vajti ne Tirane ku takoj kreret e opozites dhe Kriminelin Sali,dhe nga zyra e tij njoftoj pranveren shqiptare,pra ne sinkron me opoziten per te rrezuar qeverine.I takon ti kerkoj falje Shqiptareve te Shqiperise.
mire zoteri, thua qe Sali Berisha eshte kriminel, jam shume dakord, por puna eshte perse nje kriminel lihet i lire, levize i lire, del ne tv…nese Shqiperia eshte shtet normal, si ka mundesi qe te le nje kriminel te levize lirshem?, apo mos ndoshta edhe Qeveria e Shqiperise eshte e mbushur me kriminel dhe nuk ka guxim te arrestoj Berishen e Meten se keta te dy ateher do ju nxjerrin te palarat edhe ketyre te Edo Ramos, mua keshtu me duket….cdo te mire,
Organizatori i ketyre plehrave te kazanit te Saliut eshte vetevendosesi i Shqiperise Arber Zaimi,por jane deshtak qe ne nisje,vetevendosje do te thot clirim nga Serbia,po keta nga kush do clirohen?!Ptuuu rasat m…
Perse ka rene ne gracken e “doktor ,profesor Berishes “Albin Kurti dhe ke histori njeh mire Berisha sipas tij!!!!Perse Albin Kurti i bene elozhe atij qe shiti truall shqipetar tek Greqia dhe Hashim Thaçin e quan president qe i ka ikur koha dhe ka bere kompromis me Serbine per shkembim teritoresh!Perse Albin Kurti ne nje interviste para do kohe lidhur me ndihmen e dhene nga populli Shqipetar e ushtaraket madhor te saj qe nuk ishin pake qe kontribuan per çlirimin e Kosoves ,falenderon popullin e Kukesit e jo Shqiperine!A ka ndonje ide lidhur me shtetin Dardan ,Albini dhe ku i ka kufinjte sipas tij dhe njofesit te mire te historise beresit te 97 vrasist e qytetareve te vet dhe falesi te tjetersimit te tokes shqipetare per interesa te nje pale te trete qe i garantonte pushtetin personal!Si ka mundesi qe i njejti person me dy qendrime per truallin Shqipetare ku njerin e cileson si shkembyes teritoresh ne tentative e qe nuk e kursen qe duhet te largohet nga president e tjetrin qe ka falur troje shqipetare tek Greku flet me superlativat me te larta kur dihet qe ka tentuar te beje vellavrasje jug’-veri duke djegur Shqiperine ,ka bere nje vrasje te 26 njerezve per afera familjare,ka vrare 4 te pangrene ne mes te bulevardit dhe ka dekoruar e shperblyer vrasesit,nuk po fuse ketu vrasjen e Hajdarit sepse ishte eleminim brenda llojit ,keto e te tjera qe kandidati per kryeminister te Kosoves na deziluzionoi me qendrimet e tij te dyfishta ndoshta nga vera e ngrohte Berishjane e ofruar na Bushatet ku mungonte nuk e di perse Buzhala qe te kompletohej kjo menxyre kazani mediatik, duke na bere te vjellim darken qe po hanim!Bej Kosoven Albin e pasketaj jep konsiderata per Shqiperine se e njohim me mire se ty siç njeh ti Serbine!
Zoti Kurti !
Ne rradhe te pare Ju uroj sukses per fitoren ! Respektoj voten e popullit te Kosoves dhe uroj te jeni i suksesshem ne detyren e shenjte qe ju besoij sovrani .
Personalisht kam mjaft rezerva per personalitetin tuaj! Ju jeni votuar si nje Robespier i Kosoves por ne kendveshtrimin tim do e kurseja kete lloj perqasje . Ju jeni nje nga kritiket me te ashper te Zotit Thaçi, duke e akuzur ate si nje nga me te korruptuarit e klases politike dhe kjo ngelet per tu provuar nga drejtesia (nuk dua ne asnje moment te bej ketu avukat mbrojtesen e tij ).
Pare ,qe gjithe fushaten tuaj e perqendruat rreth korrupsionit kam frike, se Ju e shikoni ate me dy standarte nje standart per Kosoven dhe tjeeter per Shqiperine .
Marre shkase nga intervista tuaj me Zonjen Milori jam shokuar nga elozhet qe i thurnit me nder Zotit Berisha dhe Zotit Meta !
Zoti Kurti ! Ju o jeni mjaft naiv ose ju jeni duke i bere karshillek popullit shqiptar !
Ju keni shpallur armik kombetar zoti n Thaçi per nje ide te shkembit te kufijve dhe Sali Berishen ,qe fali tok te Shqiperise shtetit Grek ,e cilesoni si nje njohes mjaft te mire te historise ,pra indirect na thoni qe Saliu nuk ka falur, por ju ka kthyer ate qe ishte e tyre !
Akuzoni Zotin Thaçi si me te korruptuarin !
Nuk di qe zoti Thaçi te kete prodhuar nje 97 -ten ,ku te kete ngritur avionet ushtarake per te goditur Jugun e Kosoves ,po di qe ka luftuar me arme ne dore per çlirimin e Shqiperise !
Nuk di qe nje djale i tij te kete vrare 26 vet ndermjet tyre shume femije ,ne nje nga aferat e tij korruptive, ku dhe Hollivudi te kete prodhuar nje film mbi familjen mafioze te Thaçit .
Nuk di qe Thaçi te kete furnizuar me karburant makinen luftarake te Milosheviçit per te vrare popullin e Kosoves !
Nuk di qe Thaçi te kete vrare Remzi Hoxhen dhe te mos i kthej trupin familjes !
Nuk di qe si President Thaçi ne 97-ten te kete shkermoqur ushtrine dhe shtetin shqiptar !
Nuk di qe te kete prodhuar nje revolte popullore nga ku te vriten 3000 vete .
Nuk di te kete prodhuar nje eksod me te madhe se ai i viteve 90 te .
Nuk di te kete vrare 4 veta ne mes te bulevardit dhe po te jete nevoja do vrase dhe 300 po ju afruam “kulles se tij ”
Zoti Kurti nga gjithe keto arsye qe ju dhashe me larte me lind e drejta te dyshoj ne personalitetin tuaj !
Prisja ne intervisten tuaj nje qendrim te njellojte per te korruptuarit dhe per shitesite e interesave shqiptare !
Nuk ju prisja tju shikoja ne zgeqet e lokaleve me gazetare te lidhur me njemije enji fije me kokat e korrupsionit !
Me keto dy lloj qasjesh qe keni ju per keto dy personalitete me le te kuptoj ,qe ju nuk jeni nje mbrojtes i vlerave !
O je me vlerat o nuk je !
@lilolabja, respekte!
Populli ka disa shprehje për raste si këto, intervista me Milorin në studion e ABS news dhe takimi ne anal-istët në kafene: “Dielli duket që në sabah!” dhe “Më thuaj se me kë rri të të them se cili je!”. Uroj sinqerisht, që këto mos vërtetohen për keq, në rastin e zotit zAlbin Kurti, por…..ca gjëra, të paktën si fillim, ai duhet t’ia kursejë vetes, sepse ka marrë përsipër dhe premtuar disa gjëra që të bëjnë vërtet, të futesh thellë në mendime. Sidoqoftë, të shohim fillimin, pra fillimin e detyrës si kryeministër, se nuk thonë kot që: “Fillimi i mbarë, gjysma e punës!”. Kur ka gjithë ato pritshmëri ndaj tij, nuk të vjen mirë që ta shohësh atë me tipa si Lubonja, Bushati etj, a thua se janë në seancën e pushimit të një ndeshje ndërkombëtare futbolli, nga ato ku kërcasin bastet, se si do dalë rezultati i saj, sa gola do shënohen, kush do t’i shënojë, e të tjera fantazi bastaxhinjsh . Padyshim që këto lloj takimesh të lënë shije të hidhur.
Nje tufe BARKDERRASH qenkan duke pire vere me ALBININ.
O Lilolabia,te falenderoj per durimin e treguar duke aargumentuar me fakte gjithe poshtersit e Albin Kurtit,po mendoj se atij nga nje vesh i hyne dhe nga tjetri i del,ai e ka shitur vehten te Sali Krimineli qe ne muajin Shkurt kur i vajti ne zyre dhe thuri plane per te rrezuar qeverine e ligjshme ne Tirane. Per kete edepsez, tradhtar eshte Thaci qe nuk ka firmosur gje, kurse Saliu qe firmosi mareveshjen e detit me Greqine, ne kembim te ndihmes greke per te qendruar ne pushtet, eshte patriot i madh. Ky pra eshte Albini, vegla qorre e Sali Kriminelit, dhe miku i kazanit mediatik te tij.
Pashe qe kishte takuar liderin e deges se UDB se ne rajon S.RB-in…..Kjo flet shume per te ardhmen e kosoves….Zi e me zi.Po drejtove Kosoven me trute e Berishes se shpejti do kemi 97′ ne Kosove .Kaq per sot.