Gati një javë më parë, ditën e dielë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha anulloi vizitën e tij për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një vizitë e paralajmëruar jo vetëm nga mediat pranë tij, por edhe nga zyra e tij e shtypit, e cila njoftoi ditën e shtunë, se të nesërmen Lulzim Basha do të nisej për një vizitë në SHBA, ku do të zhvillonte disa takime me kongresmenë dhe senator.
Basha do të nisej për SHBA të dielen, pasi ndodhej në Berlin dhe më pas kishte një axhendë tjetër në SHBA për disa takime, ku me shumë gjasa Basha pritej të shkonte të saqrojë edhe qëndrimet e tij në lidhje me hetimet e FBI, për financimet ruse mbi një million dollarë, për lobimet e PD-së në administratën e presidentit Trump.
Por, çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Pse u anullua kjo vizitë?
Mediat raportuan se ishte Basha ai që e anulloi për shkak të refuzimit të hapjes së negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në BE dhe një situatë e tillë politike e detyronte atë në kryeqytet për të pasur një axhendë më të fortë politike dhe një lëvizje më të shpejtë. Por, ka kaluar gati një javë dhe gjithçka ka treguar se qëndrimi i Bashës në Tiranë ka qënë i kotë.
Ai ka bërë vetëm një dalje publike, ka ikur sërish jashtë, axhenda nuk ka qënë aspak e shpejtë dhe nuk ka pasur asnjë lëvizje të fortë nga ana e kreut të opozitës. Thjeshtë dhe vetëm një takim të radhës me OSBE-në, ku opozita ka bërë hapa pas në qëndrimet e saj.
Ajo që në fakt ka ndodhur me Lulzim Bashën ka disa pikëpyetje.
Së pari, pyetjet lindin nga qëndrimet e mbajtura sepse vizita ishte zyrtare, në kuptimin e asaj që ishte thënë nga zyra e shtypit. Ishte njoftuar se do të kishte një axhendë zyrtare, por a mundet që Lulzim Basha, kryetari i një partie opozitare në një vend si Shqipëria të kancelojë axhenden e takimeve me senator dhe kongresmenë në SHBA?
Kjo pyetje të çon tek një pyetje tjetër. A mund të jetë kaq i zoti dhe të ketë shpenzuar kaq shumë para për axhenda të tilla dhe më pas t’i anullojë Lulzim Basha?
Por, kjo nuk ka të bëjë aspak as me zotësinë dhe as më grupet lobiste që ai ka në SHBA. Duhet të ketë të bëjë me diçka tjetër që shkon përtej një kancelimi. Duhet të ketë dicka më madhore që ka penguar Lulzim Bashën të shkojë drejt SHBA-ve.
Pra, nuk ka të bëjë me një kancelim nga dëshira e tij, apo nuk ka të bëjë aspak siç thamë më lart se BE refuzoi negociatat me Shqipërinë dhe Luli duhet të ishte në Tiranë për një axhendë të më të fortë politike.
Pyetjet që ngrihen janë disa. Së pari, e ka marrë vizën për në SHBA Lulzim Basha?
A mund të ketë pasur një refuzim nga Ambasada e SHBA në Tiranë për Lulin për të dhënë një vizë?
Me rregullat e reja të administratës Trump, personat që marrin viza në pasaportat e tyre diplomatike, të cilën Basha e ka në dorë si kryetar i opozitës duhet të dorëzojë një ftesë zyrtare.
Pra, me rregullat e reja, duhet patjetër që ftesa zyrtare t’i atashohet pasaportës, për të marrë më pas vizën. Nuk dihet nëse i është dhënë viza apo jo Lulzim Bashës, pasi nuk dihet nëse ka pasur një ftesë zyrtare apo gjithçka ka ardhur si pasojë e një lobimi.
Nga ana tjetër, që të shkojë me një vizë të zakonshme, pra që të shkojë jo me pasaportë diplomatike, por si një qytetar i thjeshtë, duhet të ketë një tjetër axhendë. Gjë të cilen, Lulzim Basha nuk e tha. Por, zyra e shtypit, nëpërmjet mediave pranë saj, tha se kishte një axhendë tjetër.
Nga ana tjetër nuk ka publikisht asnjë qëndrim, por vetëm një heshtje varri nga selia e Republikës së re në lidhje me anullimin e vizitës së Lulzim Bashës.
A mos vallë ambasada e SHBA nuk i ka dhën vizë Lulit?
Nga ana tjetër, CNA.al ka mësuar se kreu i PD-së po lufton që të gjejë një tjetër ftesë zyrtare, pasi herën e parë ajo ndoshta ka qënë e munguar.
Pritet që të lobojë fort që të marrë një ftesë të ofruar disa muaj më parë nga ish-kryeministri kanadez, për në SHBA pasi atje zhvillohet një takim zyrtar i partive të djathta, e cila është në datën 6 dhjetor.
Ndoshta për tetorin Basha nuk mori vizë. Nuk kishte një ftesë zyrtare. Nuk kishte një axhendë të qartë dhe ambasada me shumë gjasa mund, po e theksojmë edhe një herë mund ti ketë refuzuar vizën. Pasi që Luli të anullojë vizitën në SHBA dhe takimet me senatorë e kongresmenë për çështjen e negociatave të Shqipërisë është totalisht e pabesueshme.
Ashtu siç duket totalisht e pabesueshme edhe që Luli të ketë anulluar vizitën në SHBA për shkak të një tjetër axhende në Tiranë.
Prandaj e gjithë kjo heshtje në PD dhe asnjë sqarim nga selia e Republikës së re tregon qartësisht se ka pasur një faktor madhor, refuzimi i vizës ose mos përmbushja e axhendës.
Tani të presim që Luli të japë përgjigjen apo gënjeshtren e radhës, në lidhje me faktin se pse “anulloi” vizitën e tij në SHBA.(CNA.al)
Zdhenja e PD, Taboku ;
Mos u mburr z.Rama mos u lavdro !
sa ti mbarojn periodat dhe do Shkoj ne SHBA
Njere anulim, njere “kanculim”?….o gazettaruct Mbarum, lol
–
“kancelim”, thote pellazgu shqypfols, aha?!
Ka te njejtin status si SB! So i japin vize per te hyr ne ShBA. Por Sala nuk ka ” qejfe ” te udhetoj ne Amerike!
Kurse ky ka “hall” te madh Integrimin e Shqiperise ne Europe!
Pot per genjeshtra dhe mashtrim, Lulezim gjithnje!
Po pse nuk i bëni këtë pyetje Bashes o gazetarë por aludoni me hamendësime. Insistoni në përgjigje.
Ky Nik Muzini shqiptar me sa duket ska pasur nevoje te shkoje ne SHBA sepse e kane marre ne pyetje ne SKYPE prandaj u anullua vizita , ne cofte se edhe nje here tjeter do te ftohet te deshmoje ne SHBA besoi se do ta ndalojne fare
Aspiratat e popullit tonë 99% pro evropian u refuzuan ju vazhdoni me lulin e lagu se lagu nuk do tia kenë dhënë po sikur të mos ia japin prapë kêrkoni tiu hidhni hi syve njerzve.
Sa paguan se ja gjej une nje ftese per ne kongresin e partive te djathta
Nuk e ka problem basha ameriken,per te çdo gje eshte putini dhe meqe basha ishte ne Berlin sdo mend se eshte takuar me muzinat e putinit dhe eshte kthyer me urgjence ne tirane per ti fshehur dollaret qe putini i ka dhene per punen qe basha dhe kaqejt e tij Kane bere kunder shqiperise per mos hapjen e negociatave, lufte te cilen e ka bere edhe putini por jo sa basha me kurvat e tij.
KANCELOJ!!!!!! FLISNI EDHE SHKRUANI SHQIP JU LUTEM. ANULLOJ I SHQIPTOHET.
O Kalec kur thua ‘lol” tregon se je shume i kulturuar. Ja kalon edhe Homerit.
Zoti Mero Baze,
Rreth Aludimit qe beni Ju per mosshkuarjen e Lulzim Bashes ne USA:
Pergjigjia qe po Jua jap rreth personit L.Basha, eshte Kofidenciale (tani jo me):
Per L. Bashen, ne USA, eshte leshuar Fletarresti. Sapo ai te shkele token Amerikane, organet Ligjzbatuese jane te urdheruar te bejne ndalimin e tij.
Fletarresti eshte leshuar nga Prokuroria Amerikane per Lobimin e bere nga L.Basha te investuar nga Ruset.
L.Basha, e ka mesuar kete, pak ore para se te nisej per ne USA.
L.Basha, po ndermjetson me Avokate qe ti hiqet Fletarresti.
Deri ne nje kohe te papercaktuar (sa te jete Fletarresti ne fuqi), Ai, nuk mund te shkele me token Amerikane.
Ky Information eshte i sigurte. Investigoni dhe do ta vertetoni.
Pershendetje
Edhe une mendoj se lulit i erdhen ato dhe ishte me dhimbje koke e sidomos e kishte blloku mesi.
Nuk mund te shkone ne USA ashtu ai, ju lutem shume! Pak dinjitet per kryeloqen e pede-se!
Do zoti eshte e vertete kjo qe thot ky qe komenton, se Bashes ne Amerike i kane prer flete arresti.Po na çan bythen Basha me Berishen duke u mburrur dhe hiqen sikur nuk kane bere asgje ketij populli, qe e ropen te gjall.Kur do jet ajo dite qe Berisha,Basha,Meta,Fallxhore Monka te shkojne ne burg, per te shpguar gjynahet qe i kane bere shqipetareve.Maskarenjet,pisat,kriminelet.
Te gjitha Jane thene ne kete artikull por mungon nje mundesi e fundit
por qe nga rendesia mund te vihej e PARA ,sic eshte ajo e FBI-se per
nje nje million dollaret dhene ruseve per lobing dhe pas kesaj “parangat”
sic e pesoi RRAPAJ ,keshilltar I Metes kur ishte M.J. Amerikanet nuk pjer-
dhin fare cfare posti ke ne Shqiperi ashtu sic vepruan me Noriegen e
Panamase …..Historia do periseritet…..!
Shenim: singer ishte nuk e lexova kete letren drejtuar zotit Mero Baze,
por ja qe koincidokam ne medimin qe nuk u than ever artikull por e
thote my zoteria…..!
Hollanda I del krah ketij pellos se te gjitha leket I con atje ca jan lek ruse serbe dhe shqipetare ven ne holland Ik o lul haj vet mos ti han bota ke vjedhur aq shum sa te rojn 7 breza pa punuar ik pa tu hapur letrat ik shpetoje bythen se sje nga ata burra qe e perballon dot burgun pastaj do qash o lele mami.
Nese viza mund te jepet ne baze te nje ftese zyrtare, atehere thirrja per te deshmuar tek FBI-ja (sikurse gazeta Tema ka shkruar e informuar publikun me pare) a nuk perben nje dokument zyrtar per ambasaden amerikane ne Tirane? Presim nje pergjigje zyrtare nga gazeta Tema, mbasi te pyese ne ambasaden e SHBA-se.
Ku ka zë,nuk është pa gjë!