Negociatat/ Meta: Të gjitha forcat politike të reflektojnë mbi platformën e Bundestagut, duket konsensus

26 Tetor 2019, 13:23Politika TEMA

Ilir Meta deklaron se të gjitha forcat poltike në vend duhet të kenë konsensus dhe të vënë në zbatim platformën e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave.

Në një konferencë për mediat me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Meta gjithashtu tha se ne do të forcojmë përpjekjet tona si në planin e brendshëm por edhe të bashkëpunimin me vetë BE-në në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi zhvillime pozitive në këtë drejtim.

“Nuk jemi të lumtur në lidhje me negociatat, por është e qartë se ndajmë qëndrim të përbashkët se e vetmja alternativë e pakonkurrueshme për të dy vendet tona, mbetet anëtarësimi në BE. 

Në këtë drejtim ne do të forcojmë përpjekjet tona si në planin e brendshëm por edhe të bashkëpunimin me vetë BE-në në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi zhvillime pozitive në këtë drejtim. 

Çdo ide tjetër do të ishte e papranueshme për një rajon jetik për të ardhmen e kontinentit. 

Sa i takon vendin tonë do na duhet të bëjmë përpjekje shumë më të mëdha për të qenë edhe më të besueshëm. 

Platforma më e mirë e reflektimit mbetet platforma e miratuar nga Bundestagu gjerman për të cilin kërkohet konsensus dhe lexim i përbashkët nga të gjitha palët në vendin tonë”, tha Meta. (TemA)

2 komente në “Negociatat/ Meta: Të gjitha forcat politike të reflektojnë mbi platformën e Bundestagut, duket konsensus”

  1. Kalec Dega says:

    hej?!
    =
    Sikur e shkarkoi Partia me Tualetin ne krye, ket Cepan!
    =
    Pse akoma, yhua…..aha, do ta shkarkoje XHA Braho me cante nga Bundestagu.lol!
    =
    Albanezo, Kara GJOZE…..

  2. Presilesh says:

    Arushi Hirko…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje