Ironia e gazetarit: Këta kërkojnë nga OSBE t’iu zgjidhë krizën, por harrojnë që do e marrin vetë drejtimin në janar

25 Tetor 2019, 21:20Politika TEMA
Ironia e gazetarit: Këta kërkojnë nga OSBE t’iu

Thomas Greminger dhe Lulzim Basha

Prej disa muajsh, opozita dhe Ilir Meta kërkojnë nga ana e OSBE-së, që të negociojë zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Sot në Tiranë ka qenë prezent edhe sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, që është pritur në një takim në zyrat e PD-së, nga Lulzim Basha.

Thomas Greminger tha se ata nuk mund të zgjidhë krizën, por veçse të japë rekomandime për reformën zgjedhore.

Pikërisht me këtë kërkesë të opozitës, ka bërë ironi edhe gazetari Lutfi Dervishi, që ka kujtuar se drejtimin e OSBE-së, në janar e merr pikërisht Shqipëria.

“Ne i kërkojmë OSBE- së që të ndërmjetësojë mes nesh për të zgjidhur krizën! Harrojmë që në janar e marrim vetë drejtimin e OSBE-së”, shkruan Dervishi.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje