Soreca: BE do vazhdojë të mbështesë fuqishëm rrugën evropiane të Shqipërisë

25 Tetor 2019, 16:06Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca shprehet se angazhimi i BE për integrimin e Shqipërisë mbetet i palëkundur.

Në një shënim në wWitter, Soreca thekson se “do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht rrugën e Shqipërisë në BE.

“Angazhimi i BE për integrimin e Shqipërisë mbetet i palëkundur. 

BE do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm rrugën evropiane të Shqipërisë, për të sjellë popullin shqiptar në familjen, që i përket.

Autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, e vetmja rrugë që do ta çojë Shqipërinë drejt destinacionit të saj. 

Jo për BE, por për Shqipërinë dhe për të gjithë qytetarët e saj, për përparimin e vendit drejt standardeve më të larta sa i përket demokracisë dhe ligjit”, – shkruan Soreca. (TemA)

4 komente në “Soreca: BE do vazhdojë të mbështesë fuqishëm rrugën evropiane të Shqipërisë”

  1. Bello .
    Ho capito °!°
    Grazie Capitaaano .

  2. REMARKU says:

    deri kur zoteri????????

  3. Baton DR says:

    Dikush ta njoftojë këtë gjynahqarin që fjala e tij zyrtarisht nuk peshon më…po fare …!

  4. Lani says:

    Pordhe me tigon o luixhi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje