Rama: Emiljano Shullazi më erdhi me eskortë në fushatë, mori zvarrë Vasilika Hysin e Besnik Barajn dhe theu gjithçka

24 Tetor 2019, 22:49Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka treguar për herë të parë se Emiljano Shullazi kishte shkuar në fushatën e tij me eskortë, i shoqëruar dhe nga policia, duke marrë zvarrë Vasilika Hysin, Besnik Baren dhe qindra të tjerë të pranishëm, si dhe kishte thyer gjithçka.

Më tej, Rama ka shtuar se Shullazi dhe persona të tjerë me profile të larta të krimit janë në burg.

“Shullazi ku është? Ky njeri ka ardhur me eskortë, i shoqëruar nga Policia e Shtetit në fushatën time për kryetar bashkie dhe e ka marrë zvarrë Besnik Baren, Vasilika Hysin dhe 100 të tjerë dhe ka thyer gjithçka që ka gjetur aty.

Ky njeri ku është, ku janë një sërë nga profilet e larta të krimit?

Jo janë në burg, por janë në vigjilje të një procesi që vetëm ne kemi guxuar ta bëjmë, që është procesi i izolimit të plotë, nën shembullit i 41-bis në Itali. Ka filluar të implementohet.

Këta njerëz, profilet e larta kriminale, një pjesë e konsiderueshme janë pas hekurave.

Brenda nëntorit do bëj një plan të posaçëm për këta presona me precedentë kriminalë apo të skeduar si të përfshirë në aktivitet kriminal, që do iu rezervojmë një trajtim shumë të veçantë, që nuk i shkon mendja askujt”, tha Rama në “Opinion”.

Emiljano Shullazi është përmendur nga PD si i lidhur me PS-në, por ai dilte dhe bënte fushatë për PD, kur në pushtet ishte Berisha.(TemA)

11 komente në “Rama: Emiljano Shullazi më erdhi me eskortë në fushatë, mori zvarrë Vasilika Hysin e Besnik Barajn dhe theu gjithçka”

  1. Adi says:

    Po mire qe nuk ju paska qi te gjitheve! Po pastaj ca i beri kur u bere kryeminister?! I rrujte trapin

  2. Operacioni Zjarri says:

    Eshte e vertete kjo. Ngjarja ka ndodhur tek ish kinema Dajti. . Athere Shullazin e perdorte Sala pastaj e perdorte Edi. Prandaj ne o Edo themi qe ti me Salen jeni njesoj. Ne fakt ti vjedh shume me teper se Sala

  3. Don says:

    Cudi si pranon Rama te shkoje ne kete emision te mbaruarish qe nuk jane as gazetare dhe as njrez por grazhdues te borderore se doktor mortjes.
    Shreku ne vend te mbaj rregull hedh benzine here pas here.

    1. vang says:

      DON: jam plotesisht dakort me ju dhe vertet habitem perse Rama shkon ne emisione te nje niveli te ulet.Shkon tek emisionet e Balles por ka seriozitet .pa tjeter qe ka kritika por ka vetpermbajtje e jo si Fevziu qe u drejtohet te ftuarve si ”je…… te shoqes”.Mase ai e pranon ftesen qe mos pandehi Fefziu se trembet por sido qe te jete ben gabim qe shkon.Te degjoje verejtje deri se cfare pantallonash vesh,Kjo eshte e pa pare.

  4. Zigur Qarri says:

    Emiljano Shullazi u dergua nga Edvin Escobar D’Rama te kercenonte Mynyr Konin,qe të hiqte dore nga gara e Rektorit.
    Ishte denoncimi i opozites qe u publikua banditi i “rilindjes”Emiljano Shullazi,ushtari Saimir Tahirit qe takoheshin hapur ne publik.
    Por drogaxhiu D’Rama nuk u mjaftua vetem me presionin,por perdori me vone te gjith levat e tij qe te largonte Mynyr Konin,
    duke dekonspiruar veten qe ishte pikerisht ai qe ka paguar Emiliano Shullazin,prandaj edhe e ka vendin ne burg,
    bashke me Shullazin.

  5. spartak says:

    S’ka nevoje me harxhu me shume per Shullaze dhe kallepi i tij neper burgje . Ai dhe shume kriminele e kapo mafiash po behen edhe ma te famshem e te rrezikshem duke qene neper burgje , se sa kane qene jasht . Kjo sepse , me gjithese pretendohet se egziston ligji , qe pasuria e tyre e perftiar nga veprimtari kriminale duhet sekuestruar , ai nuk zbatohet . Bejeni prove t’ia beni zero gjithe pasunine dhe do shikoni ndryshimin . S’do kene mbeshtetje nga ushtaret piciruke jasht , s’do i hedhi njeri qyrret e jo te pyesin me per to . S’kane per te pyet as te vetet e jo me te shkruhet perdite neper gazeta e te dalin neper Tv . S’ka rruge e forme tjeter me te mire dhe me efikase . Te tjerat jane vetem show me paret tona .

  6. Flamuri says:

    Vazhdo ti mo bab mos u merr me keta legenat!

    1. Une says:

      Ti nuk je femije legjitim i edit besoj..

  7. Zigur Qarri says:

    … kur dëgjon një agjent elektoral që menjëherë pas zgjedhjeve për shkak të fitores që u korr atje në Dibër, u bë polic, këtë quani reformim rrënjësor ju 6 vite?I njihni meritën e madhe që dha gjatë fushatës dhe u bë polic?
    Analisti Musfafa Nano: Vendi është i sundur metaforikisht por edhe praktikisht, i sunduar nga gangot. Edhe në terren. Ka që pas përmbysjes së komunizmit që roli i këtyre që quheshin cuba, është valorizuar, dhe këta kanë shumicat e pronave në Shqipëri. Këta janë militantë partie, këta kanë numëruar votat. Edhe këto 6 vite kanë dalë edhe ca historira që ju asociojnë, sidomos PS dhe ju me lidhje më të forta, duke u dhënë këtyre një rol të fortë elektoral. Ato përgjimet me të vërtetë mund të mos bëjnë arsye për të dënuar njeri, sepse janë telefonata. Po kur dëgjon një agjent elektoral që menjëherë pas zgjedhjeve për shkak të fitores që u korr atje në Dibër, u bë polic, këtë quani reformim rrënjësor ju 6 vite?
    I njihni meritën e madhe që dha gjatë fushatës dhe u bë polic? Dhe këtë keni parasysh kur thoni që është bërë transformim rrënjësor? Ekziston një lloj “gangokracie” që nuk e lidh dot vetëm me ju. Ata gjatë kohës tuaj janë inkurajuar. Unë vetëm në kohën tuaj e kam parë Shullazin që lëvizte me eskortë dy vjet pas zgjedhjeve, pasi fituat, lëvizte me eskortë nëpër Tiranë. Shullazi ka ekzistuar më përpara dhe ka qenë gango, por me eskortë nuk ka lëvizur. Karakteristika bazë që na dallon nga vendet e tjera dhe na bën anormalë është pushteti i gangove. Në terren, në ekonomi. Këtu duhej bërë një ndërhyrje madhe. Jo vetëm s’bëtë asgjë, por në kohën tuaj janë inkurajuar. U bënë protagonistë të jetës publike”.
    Mashtruesi delirant Edvin Escobar D’Rama : “Ky njeri ka ardhur me eskortë i mbështetur nga Policia e Shtetit në fushatën time për kryetar bashkie dhe ka marrë zvrarrë Besnik Baren dhe Vasilika Hysin dhe 100 veta që ishin në mbledhje elektorale dhe ka thyer çfarë ka gjetur aty me karrige. Ku është ky? Jo janë në burg, por në vigjilie të një procesi që vetëm ne kemi guxuar ta bëjmë. Që është procesi i izolimit të plotë nën shembullin e 41Bis në Itali. Ka filluar të implementohet.
    Pas deklaratës së demagogut Edvin Escobar D’Rames,ka reaguar ish drejtori i policisë i Tiranës i cili ka tha,qe kryeministri harron të përmendë se Shullazi në atë kohë është arrestuar menjëherë dhe është liruar vetëm pas zgjedhjeve.
    Blendi Fevziu: Mesazh nga ish drejtori i policisë së Tiranës. Në kohën që Shullazi i prishi mitingun e Vasilika Hysit dhe Besnik Bares në 2011, harroi të thoshte zoti Rama që policia e arrestoi vetëm se preku një mikrofon dhe nuk doli nga qelia deri pas zgjedhjeve, për prishje të mitingut, pra është arrestuar nga policia atëherë meqë folët për shoqërimin për eskortë.

  8. PEPJA says:

    ME RRUAC O ZIGUR KARI ME RRUAC.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje