Vuçiç i hedh benzinë zjarrit: Mos hapja e negociatave, e justifikon afrimin me Rusinë dhe Kinën

24 Tetor 2019, 18:38Politika TEMA

Në një kohë kur në Europë është rritur shqetësimi për një depërtim edhe më të madh të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Vuçiç thotë se mos hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, justifikon politikën e tij me dy fuqitë e tjera.

Në një intervistë për Financial Times, presidenti serb thotë se vendimi i BE-së për dy shtetet ballkanike, pavarësisht reformave që kanë ndërmarrë, tregoi se “jo gjithçka varet nga ne”.

Vuçiç ka shtuar se “vendimi për të mos hapur negociatat me Tiranën dhe Shkupin e justifikon politikën e tij për marrëdhënie më të afërta me Kinën dhe Rusinë”.

“Ne nuk mund të varemi nga vendimi i radhës i Këshillit Evropian, ose se çfarë do të vendosë Qeveria holandeze, apo se nëse Qeveria daneze do të bëjë diçka tjetër”, është shprehur Vuçiç.

Të premten, Serbia do të firmosë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Unionin Euraziatik, i cili është një bllok ekonomik rival i BE-së, i udhëhequr nga Rusia.

11 komente në “Vuçiç i hedh benzinë zjarrit: Mos hapja e negociatave, e justifikon afrimin me Rusinë dhe Kinën”

  1. Gjon says:

    Ky e ka kuptuar mire filmin. Be do e lusi serbine kurse ne kemi Recepin me xhamia plot.

  2. BK says:

    E ku eshte benzina ketu, pervecse ka thene nje te vertete, qe do te ndodh, ne rast se nuk hapen negociataT me Shqiperine, Maqedonine, por dhe mosantaresimi Serbise ne BE.

  3. Bravo says:

    Ky ndjek politikën e Titos, që hante nga të dy krahët dhe nuk i ngulej gjëmb në këmbë. Bravo.

    1. SH. G says:

      ZANAT që i mungonte HANVAR ENVER trukënetës

  4. Albann says:

    Njeri pragmatik…

  5. Falcon says:

    Ka ardhur koha qe edhe ne ti hedhim syte gjetkë. Boll me me perulje e me pritje pafund. Pavarësisht se Tusk dhe Juncker, ndihen të turpëruar e zhgënjyer nga vetoja e disa vendeve Evropiane kundrejt Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut, Frances nuk mund ti besohet me.

  6. Pizevengu says:

    kjo eshte realpolitika, respekte ,ka burra te mencur cdo vend

  7. Lona says:

    ESHTE I FORTE BRAVO VUCIC SHPESHE HERE DUHEN TREGUAR DHEMBET PA QENE NACIONALIST

  8. Olimpia says:

    Duke mos pretenduar se komentet e mija Jane gjithmone te drejta,kam shume kohe qe kam theksuar domosdoshmerine e nje politike te jashteme elastike,pragmatike,larg idiotizmave te ,,aleancave strategjike,,,besnikerise,,etj ,koncepte keto te marra fund qe ne 1989…Ne kohet qe jetojme,sidomos mbas daljes se Kines ne arenen boterore si superfuqi dhe zhvillimin e poleve industriale dhe shkencore gati ne te gjitha kontinentet,eshte idiotesi politike dhe ekonomike te presesh ,,Godone,,se mos kalon te te leshoje ,,cekun e bardhe,,Vete vendet super te zhvilluara kane marredhenie qindra miliardeshe me Kinen ,pavaresisht se te tjereve u bejne thirrje ,,kujdes,,Shume vende europiane si Portugalia,Greqia,Sllovakia,Hungaria,Qipro, te BE por edhe fqinjet tane siSerbia ,Mali i Zi,Maqedonia etj marrin investime miliarda euro ma Kina.Nderkohe politikani i ,,madh,,Taulant,nuk eshte i kenaqur qe dy sipermarrje kineze zoterojne dy kompani ne Shqiperi.A e di Taulanti provinciali se marrdheniet ekonomike kino amerikane arrijne mbi 900 miliarde dollare ne vit…?Se frau Merkel la vizituar 11 nere Kinen me delegacione te perbere nga qindra njerez te biznesit dhe se ekonomia gjermane la mbajtur ritme te larta tale kontratave me Kinen…?
    Per mbyllje…Rama duhet te kopjoje fqinjet,te marre valixhet ,tu zere deren shumekombeshe ne Shenzhen…do te mjaftonin ATO per te industrializuar vendin ,spese duke e,, blektorizuar,,, sic propozon ,,modelja politike ,,Grida ,do te jemi perbere e me shume me te varfer .

  9. Lalai says:

    EHHHH or Vuqiq që të qifshin ballkanasit me radhë mu në gojë…..
    Ti se ke të gjatë shpejt do lëshoni shumë gjëra dhe në rrethinat e Beogradit do mblidheni te gjithe.

  10. Gri says:

    E megjithate Shqiperia ndryshon! Shqiptaret shohin me thelle ne perendim! Deri ne Amerike!
    Gjysma e popullates eshte ne perendim! Duhet te qendrojne! O sot o kurre! Pa paragjykime dhe lojra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje