Reforma zgjedhore, Rudina Hajdari: S'votojmë asgjë nëse nuk merret në konsideratë ndryshimi i sistemit, duam të dobësojmë rolin e kryetarëve të partive

24 Tetor 2019, 13:30Politika TEMA

Rudina Hajdari u shpreh pas përfundimit të mbledhjes së komisionit të reformës zgjedhore se anëtarët e opozitës së re kanë vendosur kusht që të mos pranojnë të miratojnë asnjë draft për asnjë çështje nëse procesi nuk cën paralel me propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Ndër të tjera, kryetarja e grupit Demokrat tha se:

Sot diskutuam dy gjëra, konstituuam grupet e punës. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe ekspertët. Dua të theksoj se ky draft është paraprak dhe ishte për të na prezantuar ne, cfarë rekomandojnë ekspertët për rekomandimet e OSBE-së, ishin të pjesshme, do të kemi edhe një draft tjetër që do të merret me pjesën tjetër, që është më shqetësues, depolitizimi i administratës zgjedhore. Gjithsesi të mbetemi tek ky draft.

Ky draft prek disa gjëra sipërfaqësore, nxit barazinë gjinore, merret me financimin e fushatave, fondet e buxhetit për partitë dhe vakancat në listat zgjedhore. Këtu nuk prekin cështjen parimore të opozitës, që është adresimi apo marrëveshja e 2008. Ne synojmë të dobësojmë rolin e kryetarëve të partive, ne jemi për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, por presim edhe sugjerime. Ne jemi pro një reformimi zgjedhor” tha ajo.(TemA)

3 komente në “Reforma zgjedhore, Rudina Hajdari: S’votojmë asgjë nëse nuk merret në konsideratë ndryshimi i sistemit, duam të dobësojmë rolin e kryetarëve të partive”

  1. Rrumpalla says:

    Ec aty Rudina, nxirja shpirtin deri sa ta ndryshojnë sistemin zgjedhor. Se pa ndryshimin e sistemit zgjedhor, do yë kemi gjithmonë vetëm servilë në Parlament.

  2. Fishta says:

    Po, po ti po ti, po ik ri shushke anej, shko e rrit femijen tat, ate pune be. Familje politikanesh e shquar ju. Ju genjen menja se çka bo Azem Hajdari. Nje mut ka bo. As dhe nje gjo te vetme per Shqiperine. Veçse nje kokerr maloku per interesa e veta personale e te familjes. As dhe nji gjo tjeter. Vetem malok Tropoje. Por te pakten nuk ka qene i keq si Sali Millosheviçi. Por ti besh Azem Hajdarit 3 buste eshte nje krim sepse ai nuk ka be asgje per Shqiperine. Po po qe puna per Bajram Currin ai burre i meriton. Por Azem Hajdari absolutisht asnje gje nuk meriton ne Histori e as ne shoqeri. Ai veç se ka vjedhur sa eshte shkepur ne shtetin Shqipetare. Pse Rudina me ça lekesh beni Universitetin ne Amerike? Apo kishin gjet nje qyp me flori ne Tropoje. Po dajali kafenen ne qender te Tiranes? Apo fluturuan miliardat ne xhep te families Hajdari. Po sa e sa prona? E ku i mori Azem Hajdari kto!!!! Sigurisht te vjedhura ne shtetin Shqipetare. Kurr nuk eshte turp te thuash te verteten, me te vdekurit apo te gjallet.

  3. Ed Palla says:

    Bravo Rudine, bashke me deputetin Mysliu jeni duke ber politike evropiane! Asnje hap pas, duhet ndryshuar roli kryetareve sharlatane qe te ndryshoje ky vend!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje