Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë në një intervistë për Vizion Plus se ai në parim është dakord për një takim me kryeministrin Edi Rama.
“Nuk kemi përjashtuar asnjëherë dialogun. Por dy gjëra të ndryshme është propaganda , pra, ulja për t’u ulur, siç ndodhi në 2017-ën, ku u shfrytëzua vullneti i mirë i opozitës për të vënë interesin e Shqipërisë mbi interesat tona politike.
U nënshkrua një marrëveshje, e cila nuk u zbatua dhe Edi Rama mori apo mbajti pushtetin në bashkëpunim me krimin e organizuar”, shprehet Basha.
Kreu i opozitës tregon kështu se në maj 2017 ka qenë ose i dehur dhe se pa mendje e tërhoqën në haurin e mëkateve, ose ka qenë budalla, që ia hodhi Edi Rama.
Duhet të jesh karazgjoz natyral që të arrish të flasësh në këtë mënyrë, pasi z. Basha ishte moshë madhore kur bëri pazarin.
Ai kërkoi OSHEE, ISKSH e të tjera institucione punësimi dhe tenderimi që janë të famshme për abuzimin me paranë publike.
Alibia ishte se këto shërbejnë për blerje vote përmes punësimit.
Për më tepër, mori nja 13 mln euro për pllatin në Vlorë.
Po atëherë si ta besojmë ne një njeri të tillë që megjithëse merr atë që do ia kalojnë kaq kollaj nën hundë?
Zoti Basha duhet të deklaronte se 17 maji 2017 ishte një dështim personal dhe politik që i kushtoi shumë mbarë vendit.
Ai sot e shpall atë akt mashtrimi të z. Rama. Po kush mund ta besojë këtë njeri?
Por përtej këtij aspekti, z. Basha që ndohet i mashtruar duhet të shpjegojë se çfarë do të diskutojë me kryeministrin?
Nuk do të mjaftonte garancia politike për zgjedhjet? Sepse protesta e tij ka qenë për zgjedhjet.
Është e qartë se z. Basha nuk i intereson e ardhmja veç asaj që përkon me interesat e tij.
Ne kemi kaq ditë që nuk dëgjojmë nga PD-ja akuzat për koncesionet, për pastrimin e parave, për Milot-Balldrenin apo për paketën Antimafia.
Çfarë ia ka mbyllur gojën opozitës? Çfarë e ka tredhur prej vitesh këtë organizatë që ka zënë vendin e opozitës për t’i asgjësuar perspektivën një vendi të tërë?
Ne të gjithë mund të arsyetojmë fare thjesht dhe të pyesim: Nëse z. Basha e ka seriozisht luftën kundër koncesioneve dhe oligarkëve, pse vallë pushteti i sotshëm vazhdon me qetësi aferat e veta?
Kjo është një pyetje të cilës z. Basha nuk i jep dot përgjigje me konferenca shtypi, pasi shpresa me të ka lindur e vdekur. (Respublica)
eshte nje turp dhe skandal qe nje nivel i tille inteligjence te jet ne krye te partis me te madhe opozirate ne shqiperi.kjo eshte e pa falsheme per cdo demokrat Sinuk ngre zerin njeri ne ate parti,si nuk u vjen turp qe drejtohen nga ky njeri ,..UNE NUK DO TA DEGJOJA AS NJE HER TE VETEM..
7 here 7 ….42
He more gazetar kazani qe ke shkruar kete paçavure…kujtova se e kishte pranuar lulka gabimin dhe u tremba…se hapi pare per te ndrequr problemin eshte ta pranosh qe ke nje problem…ose ca si shume.ne rastin e lulkes
O sali krimineli po ku e gjete kete trangull
O kazan KM jone i dashur po genjen ne mes te dite bashke me stafin e tij, si kalamaj kopshti me dreke, kur thane se i kane realizuar te gjitha detyra e BE. Nderkohe vendi ka 2 vjet pa gjykate,pa reforme te ligjit te zgjedhjeve, ku ky KM eshte nje nder protogonistet kryesor te krijimit te ketij ligji te famshem.
Ohuuuu, o gazeta tema po ca na e nxirrni kete loqen kot aman, na harxhoni baterine e telefonit!
Mbaruan ballkonet apo bythet, me mire ne vend te lulit nxirrni ato…
E Marr te mire qene. Pas 17 majit edi rama i dorzoi we’ve rrine krimit te organizuar, Pra zv kryeministre epd, minister ibrendeshem, I drejtesise, arsimit,finances,etj.gjithsej 8 ministra, 4 drejt ore te pergjithshem, Jane te krimit te organizuar. E pranojlogjiken è lulush bilbilushhollandezit.
Aspak i pamend, Basha eshte milioner dhe tall k..n me shqipfolsin musylman.
Budalla je ti qe ke shkrujtur kete artikull, ku je ti, dhe ku eshte basha, nuk e arrin kurre.