Basha nxjerr gratë kundër ambasasdorit të OSBE, sot mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore

24 Tetor 2019, 08:44Politika TEMA

Ky mëngjes ka nisur me protesta, teksa banorët e Astirit kanë rrethuar me pankarta në duar një hotel në Tiranë, kundër ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt.

Banorët e kanë pritur teksa ambasadori ishte duke u futur në ambientet e brendshme të hoteli, ku do mbahet një konferencë.

“Borchardt, shame on you”, kanë qenë disa nga pankartat dhe thirrjet e përdorura nga ana e protestuesve.

Kjo protestë vjen vetëm disa ditë pasi Borchard bëri gjestin e turpshëm duke u treguar gishtin e mesit protestuesve të Astirit.

Një ditë më pas ambasadori kërkoi ndjesë publike, por duket se banorët nuk mjaftohen me kaq dhe kërkojnë largimin e tij.

Nenvizojme se po sot mbahet mbledhja e Komisionit Parlamentar per Reformen Zgjedhore, ku PD jashte parlamentare ka deklaruar mospjesmarrjen, duke organizuar nje tryeze paralele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje