Dëshmia e Izet Haxhisë: Remzi Hoxha është futur në një thes dhe e hodhën në det, Berisha eleminoi bashkëpunëtorët në ekzekutimin e tij

24 Tetor 2019, 10:25Politika TEMA

Nga Idajet Beqiri

Një nga krimet më të rënda për të cilin Izet Haxhia akuzon ish-shefin e tij Sali Berisha është padyshim vrasja dhe më pas zhdukja e trupit e biznesmenit Remzi Hoxha. Ishte 21 tetori i vitit 1995 kur ka ndodhur ngjarja makabër që sa herë përmendet trondit mbarë opinionin shqiptar. Kanë kaluar 24 vite qysh atëherë dhe përpjekjet e familjarëve por edhe të mediave investiguese kanë rezultuar të pasuksesshme për të zbardhur të vërtetën.

Për këtë ngjarje ka folur në intervistat e tij edhe klienti im Izet Hazhia. Dje ai ka dëshmuar për rreth gjashtë orë në Prokurorinë e krimeve të rënda. Rrëfimi dhe detajete reja që ka dhënë Izeti për këtë ngjarje janë tronditëse dhe të kujtojnë krimet monstruoze të Mafias dhe Gestapos.

Pas dëshmisë së tij në Prokurori, unë pata një takim të gjatë me Izetin. Një pjesë të përmbledhur të dëshmisë së tij për zhdukjen e Remzi Hoxhës, po i sjell ekskluzivisht për Dita.

Pasi u njoh me deklarimet e djeshme të djalit të Remzi Hoxhës dhe të ish prokurorit Lahi lidhur me zhdukjen e këtij eksponenti të lëvizjes për çlirimin e Kosovës, Izet Haxhiaj më deklaroi disa prej deponimeve kryesore që ai ka bërë para Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me këtë çështje.

Sipas Izet Haxhisë ekzekutimi i Remzi Hoxhës ishte makabër dhe një veprim i mirërakorduar i shërbimit të fshehtë maqedonas dhe SHIK-ut të Shqipërisë të drejtuar nga Bashkim Gazidede.

Remzi Hoxha pasi u vu në gjurmë të takimit Millosheviç-Gligorov-Berisha si dhe pasi mësoi dy objektivat e mëdha që do të arriheshin nga ky takim, i cili u konkretizua me një marrëveshje, e ka filmuar të gjithë takimin dhe bisedat e zhvilluara. Një kopje të këtij regjistrimi ia ka dorëzuar Ibrahim Rugovës.

Shërbimi i fshehtë maqedonas është vënë në dijeni të këtij fakti dhe, të bindur se në atentatin kundër ish Presidentit të Maqedonisë Kiro Gligorov kishte dorë edhe Remzi Hoxha, kanë bërë planin e marrjes peng të tij.

Këtë aksion e kanë udhëhequr vetë Kreu i  SHIK-ut të asaj kohe, famëkeqi Bashkim Gazidede dhe Ilir Kumbaro. Pasi është marrë peng dhe është çuar në Vain, në ndërtesën e famshme të SHIK të Gazidedes,  disa prej krerëve të këtij shërbimi famëkeq, nën drejtimin e Kumbaros, dhe me ndihmën e tre personave të Njësisë Operative që ishte krijuar atëherë dhe vepronte në kuadër të SHIK-ut, e kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore Remzi Hoxhën për të nxjerrë se për llogari të kujt kishte zbuluar, përgjuar dhe regjistruar takimin e fshehtë dhe djallëzor antishqiptar Millosheviç- Gligorov- Berisha dhe në duart e kujt kishte rënë ky regjistrim.

Njëri prej anëtarëve të Njësisë Operative të SHIK-ut, i cili pasi u ekzekutua Remzi Hoxha u pajis me pasaportë diplomatike prej Sali Berishës dhe sot gjendet në Angli, i ka shpjeguar Izet Haxhisë detaje sesi u mbeti në duar i vdekur nga torturat Remzi Hoxha. Ai ka pohuar se Remzi Hoxha nuk e hapte gojën dhe e ruajti deri në vdekje sekretin.

Pasi Remzi Hoxha i vdiq në duar këtij punonjësi të Njësisë Speciale të SHIK, Ilir Kumbaro ka shkuar urgjent në Tiranë dhe ka informuar kreun e SHIK Bashkim Gazidede.

Izet Haxhiaj, si dëshmitar okular, ka parë që në Vilën 4 ku qëndronte Sali Berisha, ka ardhur Bashkim Gazidede me gjithë Ilir Kumbaro. Më ka bërë përshtypje të madhe, pohon Izet Haxhiaj fakti që te Vila 4 vinte Bashkim Gazidede, por kurrë një vartës i tij, siç ishte Ilir Kumbaro!

Pasi kanë biseduar për pak minuta brenda në Vilën 4 atë natë fund tetori, ka deklaruar Izet Haxhiaj, Sali Berisha ka dalë jashtë Vilës me Ilir Kumbaro dhe shëtisnin në ambientet jashtë kësaj Vile duke biseduar të shqetësuar. Bashkim Gazidede qëndronte brenda në Vilë. Pas afro 2 orë bisedë Ilir Kumbaro dhe Bashkim Gazidede janë larguar nga Vila 4.

Punonjësi i Njësisë Operative të SHIK-ut, të cilit i mbeti në duar i vdekur nga torturat Remzi Hoxha, i ka pohuar Izet Haxhisë se Ilir Kumbaro është rikthyer në  Vain, në dhomën ku ishte i vdekur Remzi Hoxha dhe u ka bërë të ditur gjithë grupit të ekzekutimit të tij detajet e fshehjes së të gjitha gjurmëve të këtij krimi.

Remzi Hoxha është futur në një thes dhe i është lidhur në trup një masë si shtyllë betoni. E kanë hipur në një varkë dhe e kanë transportuar në thellësi të detit, në drejtimin direkt me dhomën ku mbeti i vdekur. Pasi kanë bërë një udhëtim disi të gjatë me këtë varkë, e kanë hedhur në det. Ilir Kumbaro dhe tre punonjësit e Njësisë Operative të SHIK kanë qenë në varkë bashkë me kufomën e Remzi Hoxhës.

Izet Haxhiaj ka deklaruar gjithashtu dje se njëri prej punonjësve të Njësisë Operative të SHIK është vrarë më pas prej bashkëpunëtorëve të Berishës në kuadrin e mbulimit të krimit të vrasjes së Remzi Hoxhës. Ndërsa personi ekzekutor u arratis nga Shqipëria me pasaportë diplomatike dhe jeton në Angli. Ndërsa të gjithë personat e tjerë që kishin dijeni për këtë krim dhe për shumë krime të tjera të kryera nën drejtimin, nxitjen,  frymëzimin e  Sali  Berishës, janë eliminuar prej tij me një substancë kimike të rrallë.  Izet Haxhiaj përmend eliminimin me këtë lloj substance të Butjon Meçes, të Prokurorit Xhevat Hana, të ish kreut të SHIK Bashkim Gazidede, të ish sekretares së Sali Berishës, Linda Ihsani, të ish kreut të SHIK Kujtim Hysenaj e  ndonjë tjetër, të cilët kishin dijeni për ekzekutimin e Remzi Hoxhës dhe për disa vepra të tjera penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, njerëzore dhe kombëtare të kryera nga Sali Berisha.

Izet Haxhiaj i ka kërkuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të bëjnë aktet mjeko-ligjore të të gjithë personave të lartpërmendur, të cilët nuk janë më në këtë jetë, për të nxjerrë shkakun e vdekjes së njëllojtë të tyre nga kjo substancë që atyre u është injektuar nga ekzekutorët e futur prej Berishës.

Letra i Izetit për djalin e Remzi Hoxhës katër vjet më parë

“Kufoma e Remziut u hodh në det. Je rritur pa babanë, ashtu si fëmijët e mi pa mua, për shkak të të njëjtit person”, kështu shprehej Izet Haxhia katër vjet më parë, më 18 tetor 2015 në një letër publike për djalin e Remzi Hoxhës. Po e risjellim të plotë reagimin e Izetit.

Haxhia, ish-shoqërues dhe njeri i afërt i Sali Berishës nga fillimet e pluralizmit deri në grushtin e shtetit të shtatorit 1998, thotë se trupi i Remzi Hoxhës pas vdekjes në tortura është hedhur në det.

Më poshtë pjesë nga letra e z.Haxhia:

“Ardian, lexova intervistën tënde në gazetën DITA dhe ndihem i prekur. Ti je rritur pa babain tënd, ashtu si fëmijët e mij janë rritur pa mua. Unë ju drejtohem juve si një baba që ka me vite që nuk takon fëmijët e tij, për shkak të njëjtit person që juve ju ka bërë të kërkoni të drejtën më të ligjshme në botë, një varr.

Babain tënd Ardian, e vrau shteti amë dhe veglat e shërbimeve sekrete fqinje. E vranë sepse ishte një nacionalist. Dhe më e tmerrshmja, pasi e vranë në tortura mizore, trupin e tij të pajetë e hodhën në det. Remzi Hoxha ishte një dëshmitar i tradhtisë së tyre ndaj atdheut dhe shqiptarizmit.

Unë nuk gjej fjalë t’ju ngushëlloj juve, por vetëm një apel kisha për shtetin shqiptar sot: Kumbaron dhe Sefgjinin t’i çojë para drejtësisë qoftë edhe me statusin e të penduarit. Vrasja dhe zhdukja e kufomës së Remzi Hoxhës është një njollë e zezë në historinë e shtetit shqiptar. Është në nderin e kësaj qeverie që të vejë në vend sadopak dinjitetin e këtij shteti duke e zbardhur këtë krim makabër…”

Më herët në intervistat e tij në DITA, Haxhia ka folur mbi vitet që shenjuan rritjen e UÇK-së dhe sjelljen e shtetit shqiptar ndaj lëvizjes së armatosur që kulmoi me pavarësinë e Kosovës.

“Në atë kohë ishte një blasfemi e madhe të ishe pjesëtar i këtyre grupeve. SHIK u kthye në një gjuetar shtrigash ndaj tyre. Në një moment u bë i pamundur vazhdimi i veprimtarisë së këtyre në Shqipëri dhe shumica u detyruan të largoheshin ilegalisht në Kosovë apo në Perëndim.

Vetëm vite më vonë, kur filloi lufta çlirimtare, njerëz që qarkulluan atë kohë në Shqipëri dolën haptazi që ishin pjesë e UÇK-së. Më përpara kishin frikë e druheshin se dekonspiroheshin nga SHIK-u shqiptar.

Berisha ka qenë pengesa kryesore për veprimtarinë e tyre. Kur lufta çlirimtare e UÇK-së u bë e njohur në gjithë botën e fitoi dashurinë e gjithë shqiptarëve, edhe Berisha e ktheu pllakën – dëshmon Haxhia.

Në dëshminë e parë të Haxhiajt për DITA mbi fatin e Remzi Hoxhës në 30 prill 2015, ish-truproja thotë:

“Arrestimi i Remzi Hoxhës është bërë me urdhër të Gazidedes, kjo është e sigurt. Atëherë mes nesh flitej se Remzi Hoxha kishte filmuar një takim të Berishës, Gligorovit e Millosheviçit në vilën Viljana në Ohër.

Që ka pasë një takim Berisha-Gligorov në atë vilë, kjo është e vërtetë. Nuk di për Millosheviçin, por ajo që më ka bërë përshtypje në atë takim është se asnjë nga shoqëruesit e Berishës nuk është lejuar të futet në brendësi të kësaj vile.

Gjë që nuk na ka ndodhur kurrë në asnjë takim tjetër ndërkombëtar, madje as në Shtëpinë e Bardhë… Remziu ka vdekur nga torturat në qelitë e SHIK-ut. Atë kohë qarkulluan nën zë dy variante për trupin: njëri, që u transportua në det afër Lezhës me lundër dhe u hodh atje dhe, i dyti, që kufoma u dogj dhe u varros diku në anën e pasme të Dajtit”.

Ardian Hoxha ka pohuar gjithashtu 4 vite më parë se Berisha mori dijeni mbi provat që kishte Remzi Hoxha prej Pjetër Arbnorit.

Urdhri për zhdukjen e babait tim ka ardhur nga udhëheqësit më të lartë shtetërorë të asaj kohe.

E gjithë kjo u bë që të mos dalin në publik bizneset sekrete në mes udhëheqësve të lartë shtetëror të Shqipërisë dhe atyre të Serbisë, që më vonë i bëri publike edhe ish-kryetari i Malit të Zi, siç ishin furnizimet me naftë, armatim, etj.

Çfarë do të kishte skandal më të madh se Sali Berisha duke i shitur naftë dhe armatim Sllobodan Millosheviçit, ose takimit të Bashkim Gazidedes me Arkanin?

Këto informata i shkuan Sali Berishës përmes Pjetër Arbnorit, që ishte mik shumë i mirë i babait tim, dhe zyrës së LDK-së në Kosovë, të cilën e kishin njoftuar për këto takime.

Një lajm i tillë për publikun në Shqipëri do të rrezikonte pafund karrierën politike të udhëheqësve të asaj kohe…”

36 komente në “Dëshmia e Izet Haxhisë: Remzi Hoxha është futur në një thes dhe e hodhën në det, Berisha eleminoi bashkëpunëtorët në ekzekutimin e tij”

  1. C’NJEREEZORE

    ME SHUME SE KAQ !

    TE SHKRETET FAMILJARE DHEU S’DO T’I TRESE
    PA E MARR HAKUN VS KRIMINELIT SERB SHPELLARIT BERISHA !!!!!!!!!!!!!!!!!

    VDEKJE KRIMINELEVE ANNTISHQIPTARE )))))))))))))))))))))))))))))

    1. Endri says:

      Vrisni berishen. Po te ja kishte bere babait tim do e shuaja me gjith femij niper e mbesa. Kjo eshte te te ngrihen qimet perpjete te shikosh se si shteti te qin para e mbrapa e ste len me bertit. KY NUK ESHTE SHTET KJO ESHTE MAFIE.

    2. Komentuesi says:

      Vdekje Sali Berishes.Ai te digjet i gjall.Paska qene gjakpirsi me i madh.Shqipetari me i keq.Armik i kombit shqipetar.

    3. Austin says:

      Ky refim eshte e verteta qe dihej nga te gjithe ata qe e quajne veten shqiptar. Tani na duhet qe ti shohim te gjithe politikanet ne resht jo ne burg se eshte pak. Ndoshta Makroni e tha keta hora duan gijotinen po cti besh qe keta bythezinjte e mi jane zemer pule. Pa gallate keta duhen shqyer se nuk kane shkateruar vetem shtetin por kane bere krime makabre. Mallkuar qofshin ne 700breza.

  2. Piro says:

    Me sa duket, drejtesia vonon po nuk harron. Bastardi Berisha te arrestohet menjehere dhe te japi llogari per gjithe krimet qe ka kryer. Vetem keshtu ky vend do nis te clirohet nga krimi shteror.

    1. Fredi says:

      Berisha eshte poliagjent.Ai eshte spiun i Frances dhe i Serbise.

      1. Viktori says:

        Me kujtohet rasti Trebicka që ishte në konflikt me djalin apo kunatin e s.b i cili vdiq në një aksident misterioz pastaj konflikti me Olldashin edhe ai të njëjtin fund Gramos Pashko dhe ai aksident misterioz Azem Hajdari po ashtu pra kush e kundërshtonte përfundonte në vrasje brenda pak kohe besoj edhe ky rasti i Remzi Hoxhës një kundërshtar i tij Gazidede po ashtu dëshmitar i ngjarjeve të pista dhe ai i eliminuar shikoni në çfarë vendi jetohet ku personi është më i fortë se ligji dhe jo ligji ka fuqine tani aty ka shumë gazetarë analistë leshi ca bythqira analist politik ca servila që të vjen për të vjedh kur i dëgjon pra pse nuk bëjnë atë lloj analizë këta që si ka mundësi që pas disa konflikteve me Sali Berishën këta persona kanë vdekur të gjithë në mënyra misterioze kjo pjesë i takon dhe drejtësisë por dhe atyre analistëve që duken si kurva qe prostitucion nga politikanët t’ju vij turp është më mirë një kurve që vete të prostitohet se s’ka të haj bukë sesa këto kurva analiste

  3. Jep says:

    Jo ore Ska mundesi, Sal berishovic esht “skenderbeu” I tokes se zanun biles dhe ramush toci e Tha qe berishovic shpetoi kosoven.
    E keto fakte per berishen I dime qe nga kartela 17 qe esht fshehur e Der ne krimet e tij qe skan te numeruar.
    Puna esht qe shalgjati Rama se shet kollaj, se po iku berishen bashe meta e Monika, do iki dhe shalgjati Mas tyre

  4. lisi says:

    LAVDI E PERJETESHME TRADHETAREVE TE ATDHEUT ME SALI BERISHEN NE KRYE!

  5. LORA says:

    Sherbimin e fshehte maqedonas kush mund
    t’a vinte ne dijeni per vepren e Remzi Hoxhes,,,,
    kush tjeter vec ibrahim rugoves????????
    Per ata qe kane jetuar ne Shqiperi ato vite,ne ate klime terrrori te shtetit kamorrist te dr.mortjes,
    keto fakte jane brenda arsyetimit normal.
    Deri kur do te lengoje kjo toke edhe nga thirrjet e
    te masakruarit Remzi Hoxha.Ku jane luftetaret e UCK-se
    ne keto momente?Ku eshte zeri dhe pergjegjshmeria e tyre ndaj bashkeluftetarit deshmor ?Si mund t’ua pranoje nderi i burrit ,qe t’a lene vetem Ardian Hoxhen ?

  6. Lulzim says:

    …personalisht , dyshoj tek Allendeja albanese President !!!!!!

  7. Kalopi says:

    Keto jane akuza te renda.Nese shteti nuk vepron ehere familiaret e ketyre personave qe permenden se vdiqen te helmuar te kerkojne te analizohet shkaku i vdekjes,po qe nevoja te cvarosen,duke filluar nga prokurori e te gjithe me radhe.

  8. studjues says:

    Para 8 vitesh i kam thene djalit te Remzi Hoxhes qe te pyeste te jemen se me ke e kishte ngjizur ate.Me pyeti i habitur Cka po thue or mik.Me vjen keq i thashe por ti smund te kesh gjak shqiptari qe i di vrasesit e
    babait tend qe jane Sefgjinet,Mecen,Kumbaron e mbi te gjithe urdheruesi e spiuni i qelbur serb Sali Berisha dhe nuk paguan dhjete mije dollare per ti hequr qafe keta krimba.Mos prit nga ky mut shteti se te gjithe udheheqesit shqiptare andej e keytej kufirit historikisht kane qene e vazhdojne te jete bebelino per sherbimin sekret serb.Nuk mu pergjigj me dhe me hoqi si mik nga fejzbuku.Me plasi trapi.Sa per Kujtim Hysenajn ke nje lapsus i dashur avukat.Kujtimi ka ardhur ne krye te shikut pas shkarkimit te Klosit dhe seshte igranuar ne kete proces

    1. moni says:

      Kujdes si shprehesh o cuno. S´po thote njeri mos shpalosesh idete e tua, por jo duke share dhe ofenduar kaq rende!

  9. FLUTURA says:

    Nuk kini pare gje akoma! ….

  10. Korcari 1 says:

    Cfare duhet me shume per te arrestuar kete bir kurve,po asgje nuk ndodh po qe se kelyshet e kuq qe jane ne pushtet prej 30 vjetesh nuk zhduken nga pushteti.Te gjithe pushtat ne burg!!

    1. Fredi says:

      Berisha eshte poliagjent.Ai eshte spiun i Frances dhe i Serbise.

  11. Roberto says:

    Po pse tani e kuptove ti o komentues qe Berisha eshte kriminel??? As pushkatimi as varja per te nuk qeteson shprirtrat e nenave,baballareve,vellezerve,motrave dhe te afermve per krimet e shkaktuara prej tij. Ai do rrjepur i gjalle. Mua me vjen keq per ata njerez qe kane besuar dhe vazhdojne te besojne akoma tek ky kriminel qe hiqet si engjell. E kam thene me dhhetra here qe Berisha ka qene,eshte dhe do mbahet mend si nje nga kriminelet me te medhenj te Shqiperise.

  12. endri says:

    fake news ore komunistet e gazetes tema keni prova ju apo llafet e 1 krimineli si izet haxhia ? me pak fljale negociatat deshtuan rama deshtoi , ja fusim thashethemeve ta mbulojm mutin me kak .

    1. Roberto says:

      Endri mutin dhe kaken kerkoje neper rruget e Tiranes se atje do e gjesh me shumice. Eshte fatkeqesi kur njeriut i eshte bllokuar truri nga propaganda dhe nuk arrin te dalloje te vertetat e hidhura qe ka sjelle ky monster doktor.Ju ka mbetur komunizmi ne goje per 30 vjet dhe prap vazhdoni ne linjen tuaj te dale boje por harroni qe komunisti Sali ju ka drejtuar prej kaq vitesh dhe prap po ju drejton o te mjere.

  13. Kim été says:

    Mund të jetë në ndonjë burg sekret. Po se vërtetoj adn, ka shpresa të jetë në këtë botë.

  14. juliani says:

    Kushdo qe e degjon dhe perfytyron kete makaberi mbi personin, do revoltohej dhe do therriste drejtesi, vetem drejtesi. Rasti eshte i perseritur me viktima te tjere, te cilet ju mbyll goja per jete. Ata qe urdheruan keto makabralitete jane dhe gezojne pasurite ne vilat e tyre me njerezit e tyre te dashur, duke ju hequr dashurine te tjereve per njerezit e tyre. Si mundet, pse nuk ndeshkohen ata te cilet akuzohen, sepse bashkepunimi midis tyre lidh shum gjera, lidh pasuri, lidh lirimin nga burgu, lidh afera korruptive dhe lidh e lidh ç’do gje qe eshte e kundraligjeshme. Te gjithe bashkohen me femijen qe mbeti pa baba, me djalin qe don babain e sot me burrin qe kerkon burrin qe quhet baba. Ngjarja do te terheqe regjizore te hollivwdit per te bere filma me ngjarje te verteta dhe pjeserisht aktore reale. Bashkohem me dhimbjen e familjes se Remziut, por kjo dhimbje juaja dhe imja e sinqerte, nuk shkon ke zemrat e atyre qe jane ne pushtet, sepse te rrenosh duhet te deshmosh e te pranosh, se pasuria e vene mbi kufoma nuk eshte rehati. Respekte te gjithe atyre qe bashkohen me dhimbjen e fam/Remziut.

  15. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    E dini kush eshte Tommaso Buscetta, eshte ai qe varrosi Mafian, Totto Riinen e Bernardo Provenzianon, eshte ai qe me deshmine e tij coji prapa hekurave mbi 400 mafioze me maxi procesin e famshem, por dicka bie ne sy, qe asnje politikan i rangut te larte nuk e pa deren e burgut pervec ndonje akuze apo hetimi te lehte si ai ndaj Andreotit qe u mbyll me shpejtesi dhe me pafajesi.
    Nqs Izeti vertet eshte i rangut te Tommaso Buscettes si deshmitar okular i dores se pare te krimeve te ndodhura ne ate kohe ai duhet tja nisi tregimit jo nga ngjarje episodike te vecuara nga tabloja e pergjitheshme sepse keshtu i pelqen njeres pale politike apo tjetres me shpresen se do marri pafajesi duke fajesuar vetem nje person, por ai duhet tja nisi tregimit mbi ngritjen e struktures paralele shteterore kriminale e cila vepronte brenda shtetit dhe e kontrollonte ate, ai duhet te tregoje nqs ka dijeni se si funksiononte kjo strukture paralele kriminale, kush ishte kupola drejtuese, kush ishin degezimet e saj ne polici, shik, dogana, ushtri, ekonomi, kush ishin ekzekutoret e kesaj strukture, Izeti duhet te tregoje ne cilat krime ka marre pjese vete si dore e pare apo ka qene deshmitar okular, ne cilat vrasje apo krime shteterore ka qene deshmitar okulat i urdheruesve te tyre, kush ishin drejtuesit dhe perfituesit reale te kontrabandes se naftes me serbine, te trafikut te droges, te trafikut te qenieve njerezore, cili minister i brendshem ka qene i perfshire ne mbulimin e trafikut te droges, cili ka qene roli i azem hajdarit ne kete strukture, cili ka qene roli i gazidedes, shaban memise, gon musarajt, safet zhulalit etj figurave kontroverse te asaj kohe? Nqs Izeti vertet ka dijeni e nuk po luan me drejtesine per te fituar pafajesine ath ai duhet te japi fakte konkrete, qofte edhe me riskun sikur te inkriminoje veten ne krime ne te cilat ka marre pjese pasi vetem keshtu behet i besueshem e i vlefshem per drejtesine, vetem keshtu ndihmon ne shplarjen e ndergjegjes dhe ne nxjerrjen ne drite te nje prej koheve te erreta te shtetit shqiptar.
    Une kam dyshime se kjo e gjitha eshte loje e Izetit per te fituar pafajesi duke bere sikur di ose duke dhene deshmi gjysmake me te thene ose me te degjuar. Nqs Izeti do te dinte dicka me shume se sa di nje truproje ne lidhje se si funksiononte kapja e shtetit te Berishes prej krimit do e kishin cuar per krimba prej kohesh, sepse ketu nuk rrezikohet vetem Berisha por e gjithe klasa politike e asaj kohe, e majte dhe e djathte pasi shume prej nesh i kujtohet sesi Nano bridhte me te fortet e vete aso kohe te cilet i kishte dhe truproja e bile njerit me sa mbaj mend i vune dhe tritol ne makine, po ashtu ju e mbani mend se si ne kohen e berishes i vune tritol benzit te blinduar te gaz demit tek lokali Lady D tek parku rinia, dhe gaz demi eshte vellai i leonard demit. Tani kishin problem me Gazin apo kishin problem me Leonardin kete se dime po Izeti mund te na e sqaroje nqs ka dijeni.
    Ajo qe dua te them eshte qe per te arritur deri tek Berisha duhet nje i penduar i rangut te larte te asaj kohe e jo truproja i cili di aq sa di apo aq sa i kane lene per te ditur e me fakte gjysmake, me me thane e ju thashe kerkon qe te fitoje lirine duke perdorur politikisht ne gjyq Berishen dhe per momentin po j sherben edhe kauzes per te shperqendruar vemendjen nga deshtimi i qeverise ne europe, sa here qeverianka probleme i kthehet historive dhe tregimeve me gogol apo me Berishe. Jeni bere bajate fare….

    1. AL DI says:

      Te lumte. Komenti me i sakte qe kam lexuar.

  16. Agroni says:

    Ne kete tragjedi dhe krim makaber ka dic qe nuk shkon….
    Si eshte e mundur qe nje Remzi i paevolvuar ne sherbime sekrete te zbuloi nje takim aqe sekret dhe ta regjistroj pa u kapur nga sigurimi i tre udheheqeseve.
    Takim ky i tre udheheqeseve qe kurr nuk u konfirmua nga sherbimet e njihura te botes e sidomos asai amerikane apo ruse etj.
    Pastai tregimet e pafundeta te Izetit qe edhe per kete rast po ditka me shume se te gjithe….
    Po pse duhet ta mbanin super sekret takimin tre udheheqesit e Ballkanit kur dihet se ata takoheshim edhe haptas si Nano me Milloshevicin, Berisha me Bullatovicin,Rugova me Milloshevicin etj. Takimet e tyre sekrete edhe nese kane qene dihet se ato nuk vendosnin asgje ne Ballkan. Ishin dhe jane akoma faktoret tjere, USA, Europa dhe Rusia ato qe ne fund vendosin fatin miserable te ballkanasve.

    1. fiqiriiiu says:

      remzia po kalonte kufirin nga qafthana dhe aty nje doganier i tha qe berisha dhe slobodani po shkonin ne oher per nje takim . remzia itu kthu direkt dhe rastesisht kishte nje kamer me vete, pasi u infiltrua me sukses pas 100 rojeve te sigurise, arriti te filmoje me ze dhe figure takimin….
      cfare imagjinane foshnjore….
      nuk ka mundesi qe ki remzia te jete perdor mga sherbimet sekrete te sherbimeve fqinje… ai sapo kishte marre nje kredi shteterore, gjee cila nuk ishte e lehte per shqipet te merrin ne kuader te jugosllavise pa miratimin paraprak te organeve te sigurise.. etj

  17. Gezim says:

    Eeeeh moj shqypni e mjera shqypni!!!! Kush t’ka çit me krye n’hi????!!!! Sali Berisha me paramilitaret e tije. Ti ke pas kene nji zoje e ran, burrat e dheut t’thirrshin nan. T’preu t’radhtoj nji sharlatan, me turi t’futun t’serbit sahan.

  18. Titi says:

    MOS HARRONI ELIMINIMIN E PJETER ARBNORIT NGA PO I NJEJTI KRIMINEL SA SHUME SHPIRTRA KA NE KURRIZ KY MONSTER.

  19. Rakipi says:

    E tmerrshme makabre. Ti lexoje koke rjepuri Edi Oga qe u ekzaltua mbreme ne emisionin e Sonila Mecos dhe nuk kishte si si ti bente sa me shume elozhe, Sali Ram Berishes, ky idiot, qe nuk paska jetuar ne kete bote. Turp Edi Oga njemije here turp. Ishalla fati i Arban Hoxhes qe i vrane babane te rente ty.

  20. Ram Vicidoli says:

    po nuk i shkerdhyen motren ketij kriminelit vucidolit asgje sdo jete ne rregull

  21. scareface says:

    e gjith kasta politike shqiptare esht antishqiptare sepse jan te bijt e regjimit komunist sepse kete beri dhe regjimi komunist urdherimin e sigurimit te shteti te bente kasapanen e tyre per te mbuluar tradhtin e tyre dhe kta kete gje kan ber dhe po bejn me ane te aahtuquajtur SHIK qe nuk esht gje tjeter vecse sigurimi i shtetit thjesht lekuren ka ndrushuar se zakoni esht po ai …..dhe kur na thoshin qe sali berisha kishte te gjitha aparaturat e sigurimit te shtetit ne dor ne qeshnim por ja qe paska qen e vertet e gjith kasta politike shqiptare duhet zhdukur jo duhet zbritur nga karrigja por duhet zhdukur beni nje analiz se kush jan keta persona prej nga vin te kujt jan dhe do te kuptoni pse kemi perfunduar ktu

  22. Viktori says:

    Bravo Izeti Haxhia vetëm ty të hëngri mutin s.b se të gjithë i vrau si ka mundësi të na udhëheqin vrasësit .Kujdes Izet se ai ka vrasës me pagesë.Dije që frikacaku të vret i pisti i ndyri jo ai i ndershmëri nuk ka nevojë të vrase.

  23. Ilia Toli says:

    S’i kam nxjerrë kurrë këto që po them tani dhe desha t’i mbaj për vete. Tani po i them.

    Më 1990 unë isha i preferuari i Gazidedes se isha shumë mirë në algjebër. Në fakt, më vonë bëra PhD në algjebër, pavarësisht nga nota 6 që mora nga Qetrap Petro. Isha i preferuar i Gazidedes dhe se isha antikomunist i hapur, në shtator 1990 kur s’ishte liruar akoma shalqiri. Unë dhe fola në mes të klasës në këtë mënyrë, megjithë situatën time të brishtë si kulak.

    Kur më vdiq nëna më 3 shkurt 2003, një ndër gjërat e fundit që më tha, disa muaj para vdekjes, është “shyqyr që u shkëpute nga Gazidede. S’i dihet në ç’kanal të vidhisin ata.”

    Në prill — korrik 2008 isha në Vlorë me aventurat e “gjeniut të keqkuptuar” të Koculit, Tanush Shaska. Më thanë (njerëz që i respektoj shumë) të shkoj të vizitoj Gazideden që ishte i sëmurë terminal me kancer. S’vajta. Kisha arsye të shumta. Mund të gjeja atje Shaskën që më kishte mashtruar dhe poshtëruar rregullisht. Kisha arsye për të vajtur se njerëzit që po vdesin s’paragjykohen, mbahen me gajret. Gazidede s’më ka bërë kurrë dëm. Është sjellë mirë me mua. Arsyeja më madhore pse s’vajta ishin fjalët e nënës.

    Pak muaj më vonë Gazidede vdiq. Më erdhi keq se e dija që ishte njeri i mirë në zemër. Ndjeva keqardhje që s’vajta t’i thosha ndonjë fjalë të ëmbël kur atë e kishin braktisur të gjithë. Përfundimisht kështu vajti ajo punë.

  24. Toto says:

    Izet Haxhia ka qene deshmitar okular ne takimin e Sali Berishes me Hitlerin ne Topana te Vlores. Po kete pse nuk e deklaron ai apo ka frike nga Gazidede

  25. Arber says:

    Nje agjent i çfardolloj sherbimi apo per çfardolloj interesi te kujdo shteti duhet ti marre parasysh disa gjera kur i futet rruges se agjentures. Per fat te keq ai ju fut kesaj rruge kur ne shqiperi funksiononin akoma metodat e komunizmit. Sa a sa njerez edhe te pafajshem kane mbetur ne dore te ish sigurimit nen torture. Psh kemi edhe vrasjen e Xhon Kenedit diten per diell e akoma nuk eshte zbuluar kush e vrau megjithese eshte arrestuar e vrare “autori”.Pastaj me keto akuzat per Berishen jane paksa te teperta,pasi po te kishte qellim ta zhdukte kishte forma me te sofistikuara, mjetet,burimet,kamoflimin,etj?

  26. Ilirjan says:

    Nuk ja vlen te merresh me kete ngjarjei.
    Kjo histori del ne skene cdo here qe BIA Serbe, ka interesa te reja ne Shqiperi.
    R. H ka qene njeri i BIA-s. Vdiq ne Shqiperi. Fati i tij. Kur punon kunder Shqiperise ndodh qe edhe vdese.
    Nuk çuditem as me autorin, as me zhurmuersit e kesaj ngjarje. E thjeshte, bejne detyren e BIA-s ne Shqiperi sa here jua kerkojne. Disa e bejne me pagese te tjere nga injoranca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje