Senatorja amerikane: BE dështoi, kjo hap derën për një ndikim më të madh nga Rusia

24 Tetor 2019, 10:26Politika TEMA

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen ka kritikuar Bashkimin Europian për dështimin e arritjes së konsensusit në Këshilli për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke thënë se kjo hap derën për një ndikim më të madh nga ana e Rusisë.

“Ne i sigurojmë Ballkanit mundësinë që të shohë drejt Perëndimit dhe jo të kthehet pas, drejt Rusisë dhe Lindjes”, tha senatorja demokrate e New Hampshire, Jeanne Shaheen në fjalën e hapjes në seancën në nënkomitetin e Senatit për Europën dhe Bashkëpunimin rajonal të Sigurisë.

Dhe sa herë që ne dështojmë ta bëjmë këtë gjë, siç mendoj se BE bëri kohët e fundit, kjo i dërgon një mesazh shumë të fortë Ballkanit Perëndimor se, ata nuk duhet të vazhdojnë me reformat, se ata nuk duhet të vazhdojnë të shohin në Perëndim dhe të përqafojnë vlerat e Perëndimit”, theksoi ajo

2 komente në “Senatorja amerikane: BE dështoi, kjo hap derën për një ndikim më të madh nga Rusia”

  1. tani says:

    Shpresa vetem tek ju eshte e kombit shqiptar.Te jete per politikanet tane ato kane ne mendje vetem mbreterimin e tyre dhe te njerezve te tyre.Sa per Europen hiq vendet gjerman folese te tjerat se duan Shqiperine dhe shqiptaret kjo dihet.Vini dore ju dhe gjermanet se ndryshe ky vend i mrekullueshem nuk behet me.

    1. Albatros says:

      Ju jeni sklleverit e te huajve dhe legena.Kera Amerikanet jane ata qe po shkaterrojne Shqiperine.Ti kerkpn ujkun te rruaje delet.Ameriqente kane 30 po ju ngopin me premtime dhe fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje