Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, reagon pasi Gjykata e Tiranës e dënoi ditën e sotme për shpifje, pas padisë së bërë nga Kryeministri Edi Rama.
Gjykata vendosi që ta dënojë me 300 mijë lekë të reja për shpifje ish-deputeten, ku ajo u shpall fajtore dhe duhet të përgënjeshtrojë deklaratën e bërë në 25 tetor 2018 në rrjetin social Facebook, si dhe duhet të paguajë shpenzimet e gjyqit.
Në reagimin e saj Tabaku thotë se në Shqipërinë e sotme kur thua të vërtetën dënohesh për shpifje dhe kur shpif të pavërtetat përgëzohesh, teksa paralajmëron dërgimin e çështjes në Gjykatën e Apelit.
“I qëndroj deri në fund të vërtetës që është e qartë dhe nuk ka vendim politik që mund ta zhbëjë dhe as gjobë ta zhvlerësojë. Pikat e lojërave të fatit u rritën nga 800 përpara vitit 2013 dhe u bënë 4200. Kam provuar me çdo lloj mënyre se paratë e pista kanë financuar pikat e basteve. Raporte si i DASH dhe Moneyval i kanë parashtruar këto prova qartë dhe pastër për çdo shqiptar. Ashtu siç është provuar qe paratë e pista janë përfshirë në aktivitetin e turizmit dhe ndërtimit. Ashtu si dhe vetë Paditësi ka deklaruar se janë aktivitete kriminale duke pohuar atë për te cilën më akuzon sot”, shkruan Tabaku.
Ajo thotë se Kryeministri e akuzoi në gjykatë se gënjen kur thotë dhe shkruan që qeveria është e korruptuar.
Por sipas saj, raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit, progres-raporti i Komisionit Europian, raporti i OKB, raporti i Transparency International thonë qartazi se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes në Shqipëri.
Tabaku shprehet se fatkeqësisht, gjyqtarja zgjodhi të besojë Kryeministrin dhe jo DASH, Komisionin Europian, OKB dhe Transparency International.
“Më dënoi sepse thashë atë çfarë do shqiptar e di: korrupsioni është aq i madh sa Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon. S’kam frikë nga padrejtësia por nga e vërteta ndaj i qëndroj këtyre deklaratave deri në fund dhe nuk kam asnjë tërheqje. Nuk tutem nga vendimet e gjyqtarëve që nën presionin e vettingut apo fijeve politike marrin vendime politike si Manjola Bejleri e cila ka dhe një konflikt të pastër interesi me PD. Kjo është një betejë që më bën më të fortë dhe më të bindur në luftën kundër padrejtësive dhe drejtësisë që komandohet nga qeveria”, deklaron zyrtarja demokrate.
Në vijim thotë se për 50 vjet ka pasur shqiptarë që nuk janë stepur nga diktatura komuniste dhe ndër to ka qenë dhe familja e saj dhe se nga ata ka mësuar të respektoj të vërtetën dhe jo frikën.
“Ndaj vështirë të më stepin sot ata që frikën e mbulojmë me këto skema, siç s’kanë mundur dot të stepin askënd në 20 vite vjedhje dhe abuzime. Beteja vazhdon në Gjykatën e Apelit! As unë, askush nga Partia Demokratike nuk tërhiqet nga beteja për të thënë të vërtetën. E vërteta triumfon përherë”, thotë në mbyllje Jorida Tabaku.
Padia e Ramës u bë pasi Tabaku në deklaratën e saj lidhur me miratimin e ligjit të lojërave të fatit, e akuzoi kreun e qeverisë për lidhje me kriminelë dhe favorizimin e tyre.
ha ha ha sa kam qesh!
Hahahahahahaha… Po, po ti dhe Sali Serbi e Lulushi e Salianji e Paloqa gjithenje te verteten thoni. Hahahahahahahahaha… Ça qelbesire e ndyre.
Llap ti moj e ardhmja e PD!!!!
Po po… ti dhe PD thoni gjithmone te verteten….ai ushqyesi jot shpirteror ka thene nje te vertete te madhe …
Parate e Piramidave jane me te pastrat me Bote…
Dhe a e di ti Joridge e bukur se nga ajo e vertete u vrane mijera vete dhe u shperfytyrua nje komb I tere…
Ju think gjithmone te verteten…BRAVOOOO…
Ti dhe PD gjithmone shpifje
Sigurisht te verteten sipas jush, se ne te vertete genjeni si derrrrri.
?????????????????????????????????????
Ti zonjë që nuk je e tillë duhet të respektosh vendimin e gjykatës dhe mos na bëj moral se qeveria është e korruptuar.Të gjithë ju në grup nuk mëreni me punë por mëreni me shpifje dhe çdo denoncim është vërtetuar nga gjykata se është shpifje.Për mua është gjë e mirë sepse do rregullohet edhe nje çerdhe tjetër për Tiranën.Sa më shumë shpifje aq më mirë dhe për këtë duheni falnderuar sepse rregullohet Tirana..
Shoke !
Jonides s’ja bera une .
per kokn e babales .
as paloqa .
ja ka bo nji arab mik i pd-se dy her brenda selise blue .
kaq kisha une .
y ma shpifet .
Fuck you ….bastarde kurva dhe maskarenj…