Eurodeputetja shqiptare flet për negociatat: Jam e zhgënjyer nga Macron

24 Tetor 2019, 15:09Politika TEMA

Eurodeputetja shqiptare, që përfaqëson Suedinë në Parlamenti Europian, Arba Kokalari kritikoi ashpër Presidentin e Francës Macron për veton që vendosi kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ajo tha në PE se ishte e zhgënjyer me vendimin e Macron.

”Dy vjet më parë, Macron foli për demokracinë evropiane. Unë u pajtova me këtë por sot jam e zhgënjyer për vendimin e tij për mos hapjen e negociatave.

Ne duhet t`i inkurajojmë këto shtete, që po ndërtojnë demokracinë, që të vazhdojnë të ecin në këtë rrugë sepse nëse BE nuk do jetë prezente në rajon, Kina, Rusia dhe Arabia Saudite do të hyjnë.

Ne na duhet një BE që të jetë e bashkuar si në Perëndim ashtu dhe në Lindje. BE duhet të veprojë me shpejtësi” – shtoi ajo.

Parlamenti Europian votoi sot rezolutën lidhur me veton që Franca vendosi për procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke paralajmëruar destabilizimin e Ballkanit.

3 komente në “Eurodeputetja shqiptare flet për negociatat: Jam e zhgënjyer nga Macron”

  1. Landi says:

    Bravo Znj.Kokalari. Ne BE mbrojme ngjyrat e flamurit dhe Shqiperine. Kush e sulmon lartesimin e vendit ne arenen nderkombetare ka neverine tone si popull kudo ne trojet shqiptare dhe diaspore.

  2. Grand says:

    Mother, Rusia ka hyre ne France! It is too late! Shqiperia do vazhdoj si gjithnje! Love albanians to albanias! That’s all!

  3. taso kume says:

    Macron eshte siames me gjeneralin FRANCES NE NATO qe diten punonte per Naton e naten per Sllavet ne luften e KOSOVES . ,dhe mos tu duket çudi per veton e tij ,Eshte sherbetori i Sllaveve ne KE. A e kemi thene qe shume kohe para eshte ngritur nje grup shtetesh per te asimiluar SHQIPTARET ata jane akoma por te kamufluar qe coptuan SHQIPERINE e SHQIPTARET NE 5 SHTETE,bashke me TURKUN qe merte SHqiptaret e GREQISE ne Turqi si TURQE nga çameria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje