Ditmir Bushati tregon krisjen me Ramën: Nuk jam një nga njerëzit e tij më të afërt

25 Tetor 2019, 10:17Politika TEMA

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka folur për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, që tashmë duket të jetë më e fohtë. Bushati nuk e ka përjashtuar faktin se me kreun e qeverisë është përfshirë në disa debate të forta, temat e të cilave nuk ka dashur që ti specifikojë.

“Në Qeveri natyrisht kanë qenë më të ngushta, ndërsa sot janë raporte normale. Nuk jam sot për sot një nga njerëzit e tij me të afërt. Ndaj mendimin se jam një nga njerëzit që kryeministri ka investuar shumë besim tek unë duke më dhënë Ministrinë e Jashtme”, tha Bushati teksa ishte i ftuar në emirionin Real Story të gazetarit Sokol Balla.

Lidhur me akuzat e bëra nga ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj se në Konsullatat Shqiptare ka pasur njerëz me përfshirje korruptive e kriminale dhe që cenonin sigurinë në vend që janë marrë në kohën kur Bushati ishte ministër, ish ministri iu përgjigj se “politika e jashtme është shumë më serioze se atdhedashuria dhe kërkon njohuri dhe koncepte bazë”.

Një nga kritikat me të cilat është përballur Bushati, është dhe ajo se gjatë kohës që ishte në qeveri nuk ka shprehur asnjë problematikë, në lidhje me kabinetin, po pse jo dhe me demokracinë brenda PS. Ish-ministri është shprehur se kur je deputet ke më shumë kohë që të merresh me çështje të tjera, ndërsa ministrat e kanë shumë të ngarkuar axhendën.

“Kur isha ministër, kam qenë i angazhuar me detyrat që kisha si ministër, pozicioni i deputetit të jep më shumë mundësi për të debatuar për temat e diskutuara. Por për të sqaruar opinionin publik mbi qëndrimet e mia, unë i kam pasur qëndrimet brenda Partisë Socialiste.

Bie fjala për në Shkodër, unë kam ngritur shqetësimet qëkur isha brenda partisë. Po kështu kam pasur diskutime identitetit të një familjeje socialdemokrate. Po ashtu kam diskutuar edhe për disa nga çështjet publike, si dekriminalizimi. Sa i përket kësaj çështje, dua të theksoj se si politikanë bëmë një pastrim në vitin 2017, por në vitin 2019 na u kthye ky model”, deklaroi Bushati.

Duke treguar sesi ai e sheh PS-në, ka shpalosur edhe disa ide për partinë e tij. “E para, ka ardhur koha më shumë peshë për socialistin brenda partisë sonë. Po ashtu për komunitetin dhe të vendosim në funksion garën brenda partisë”, tha Bushati, pasi sipas tij, sa më shumë të zgjerohet baza e vendimmarrjes, aq më mirë do jetë për PS dhe për komunitetin”, tha ish-ministri.

5 komente në “Ditmir Bushati tregon krisjen me Ramën: Nuk jam një nga njerëzit e tij më të afërt”

  1. blerta says:

    DITEZI BUSHATI TI E KE NE GEN NGA PPSH QE DO TE QENDROSH GJITH JETEN NE MAJE TE FIKUT….
    DO BESH MIRE TE KALOSH ME PLERAT SI KAC ISLAMI, BEN BLUSHI, etj.

  2. Emigranti Athine says:

    Po nuk do ishte me mire qe Bushati te llafosesh me Cakaj,si dy shqipetar dhe te shkembenin idet e tyre si diplomat ?

  3. Ina says:

    Ditmir, kam respekt per ty, por te lutem, qendro pak idealist mor burre. Dhe ta dish nje gje, qe kush e ka lene vetem Edi Ramen ne kete lufte te paprecedente qe po ben, gabimin e jetes. Jeni nje tufe aty ne ps, qe jo vetem nuk e ndihmoni, po perkundrazi, i vini shkopinj nen rrota, atij qe ju mori ne qeveri, ju mbajti, dhe ju promovoi. Shih se c’ndodhi tek bashkia e tiranes. Cfare do bente erion veliaj pa Edi ramen? Kurgje, dhe filloi ta dridhte bishtin andej nga l s i, por e kuptoi shpejt gabimin. Me tej, Pandeli Majko, nje njeri qe deri dje gezonte respekt edhe tek te djathtet, papritur shkau nga mendja dhe iu kundervu, sic tha ai shokut te 25 vjetve. Jo keshtu nuk behet Ditmir. Respektojeni me shume liderin tuaj. Njihjani meritat, cmojani mundimin e stermadh qe ka bere per ta vene kete shtet ne shina. Vend per kritika ka sa te duash, por jo ta shkaterroni punen qe eshte bere.

    1. Çentrale says:

      Bravo. E saktë

  4. Historiani shqiptar says:

    Cfare thote ky ditezi?
    “Politika e jashtme eshte me serioze se atdhedashuria”
    Natyrisht per kete brez pa ideale, qe u rrit keto tridhjete vjetet e fundit, atdhedashuria eshte nje vlere e tejkaluar ne mos antivlere.
    Keta jane pikepamjet e brezit ignorant qe u trullos nga ideja e te qenit “qytetare te botes”, qe nuk kane kuptuar se ne te gjitha vendet e botes duke perfshire fuqite e medha atdhedashuria=patriotizmi, ideologjia kombetare, eshte e vetmja ideologji e qendrueshme, qe i ka rezistuar kohes keta tre shekijt e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje