Rama: Do ta padis Haradinajn për shpifje! Ta provojë në gjykatë si do ndaheshin 10 miliardët mes meje, Vuçiç e Thaçit

25 Tetor 2019, 07:12Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se do ta padisë Ramush Haradinajn në gjykatat e Kosovës për shpifje.

Ai u shpreh se nuk i ka ndjekur deklaratat e tij, por është informuar nga zyra anti-shpifje.

Paralajmërimi i Ramës erdhi për akuzat e kryeministrit në detyrë të Kosovës, i cili më parë është shprehur:

“Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të  realizohej nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! 

Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkpuntorë  në realizimin e kësaj skeme”, ka thënë Haradinaj pak ditë më parë.

Por Rama tha se paratë e fituara nga gjyqi për shpifje do të shkojnë për arsimin dhe veçanërisht për gjuhën shqipe.

Shefi i qeverisë shqiptare tha se Haradinaj duhet të provojë në gjykatat e Kosovës sesi do ndaheshin këto 10 miliardë.

Ai e kritikoi edhe për një vendim të tijin, që sipas Ramës, e bën fajtor Haradinajn për mos-liberalizimin e vizave.

“Ai sot kishte mundësinë t’i jepte popullit të tij liberalizimin e vizave. Sepse i tha Macroni në syrin tim, pezulloje taksën vetëm 4 muaj ndërkohë që Serbia do të pezullojë fushatën e mos-njohjeve.

Unë i thashë Ramush merre se kjo nuk vjen më. Ai e refuzoi”, tha Rama.

2 komente në “Rama: Do ta padis Haradinajn për shpifje! Ta provojë në gjykatë si do ndaheshin 10 miliardët mes meje, Vuçiç e Thaçit”

  1. Virusi says:

    Coje ne gjyq fshatarin e kosoves qe te mesoje te flas. Kryeminister qe nuk njeh raportin mes fjales dhe ligjit. Dhe prit te ndertoje shtet ligjor ky dallkakuk.

  2. edhe kjo sipuna e Rambujese, por me nje ndryshim te vogel, per faktin se Rambuje u realizua me force ndonese disa nuk donin per kete marreveshje. Marreveshjet nje here vine ne tavoline momenti duhet kapur me zgjuarsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje