Pa eskortë dhe pa shoqërues, Albin Kurti takim informal në zyrën e Ramës

25 Tetor 2019, 19:56Politika TEMA

Prej rreth një ore kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që mendohet se do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës ndodhet në ambientet e Kryeministrisë në Tiranë ku po takon kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Ky takim u njoftua një ditë më parë nga kryeministri Rama që tha se Kurti i kishte kërkuar atij një takim mbrëmjen e sotme.

Sipas raportimeve të mediave vizive, Kurti është paraqitur pa ndonjë shoqërim dhe është pritur nga shefi i protokollit në kryeministri, ku mësohet se ka pasur një takim informal me kryeministrin Rama.

Kurti dhe Rama, më herët kanë deklaruar të dy se kanë shumë çështje për të diskutuar, por nuk dihet se cilat prej tyre do të preken në këtë takim informal mes tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje