"Kur të hapen letrat do dalin çudira në pasurinë e çiftit Meta-Kryemadhi, nuk i shpëtojnë dot burgut. Berisha, sfida kryesore e drejtësisë"

26 Tetor 2019, 09:25Politika TEMA

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar dje se sfida e reformës në drejtësi do jetë ndëshkimi i Ilir Metës dhe Sali Berishës. Në një intervistë për gazetën “Sot”, ai shprehet skeptik për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Megjithatë ka deklaruar se ai duhet të dalë para drejtësisë. Sipas tij, mjafton që të hapet dosja CEZ-DIA dhe Meta do shohë dyert e burgut.

Nga ana tjetër, Kara është shprehur se po ashtu pasuria do fundosë Metën e bashkëshorten e tij. Juristi u shpreh se kur të verifikohet pasuria e tyre, do dalin në skenë të dhëna marramendëse. Sa i takon Berishës, Kara u shpreh se ai është simbol i destabilizimit dhe kapjes së shtetit.

BE ka vënë kusht luftën ndaj korrupsionit, ndërkohë ju jeni ndër të paktët që keni denoncuar në prokurori dy afera të mëdha, ajo e kontraktimit të CEZ dhe pakti CEZ-DIA. Si e shpjegoni që prej gati dy vitesh këto dosje mbahen në sirtar?

Në lidhje me dy aferat që unë kam denoncuar ligjërisht dhe publikisht dhe që janë mbuluar nga pluhuri në prokurori, unë mendoj se këto afera janë tashmë të zbuluara dhe të paraqitura prej meje në mënyrë të pakundërshtueshme, në të kundërt këto çështje do të ishin pushuar.

Vegjetimi i prokurorisë, e cila fle apo bën pazare me afera të tilla, flet për një mungesë totale integriteti dhe dinjiteti të prokurorisë. Prokuroria po i mban peng këto dosje të nxehta, duke i dhënë mundësi ish-pushtetarëve të përfshirë në to, ta cënojnë procesin e hetimit në çdo aspekt, tek provat dhe dëshmitarët, si dhe tek kalimi i afateve të parashkrimit të veprës penale.

Ky qëndrim i prokurorisë, mbi të gjitha shpreh inkriminimin e plotë të saj dhe varësinë që ajo ka ndaj pushtetarëve të korruptuar të të gjitha krahëve të politikës. Prokuroria ka arrestuar persona për vepra penale qesharake, ndërsa për vjedhësit e krejt pasurisë kombëtare, prokuroria nuk guxon as t’i thërrasë në seancë pyetjesh e jo më t’i arrestojë dhe t’u sekuestrojë pasuritë.

Askush nga politika nuk dëshiron që të hapen këto procese dhe të dënohet Saliu, Iliri etj. Nëse dënohet Saliu dhe Iliri, nuk mund të rrinë pa u dënuar edhe të ngjashmit e tyre në qeverinë e sotme, të cilëve iu ka dalë vetja nga duart. Politikanët tanë mund t’i ndajnë selitë e partive, por i bashkon i njëjti mëkat dhe për çudi të njëjtët oligarkë. Qëndrimi i tyre është mbi të gjitha një pabesi ndaj popullit të tyre që i ka votuar për të mirëmenaxhuar, ndërsa ata vodhën dhe shpërdoruan pikërisht atë që iu ishte besuar.

Kurrë nuk do të vidhte një politikan e qeveritar nëse nuk do të kishte garancinë e prokurorisë dhe gjykatës. Trimëria e tyre për të vjedhur, ushqehet pikërisht nga kjo garanci kriminale e këtij sistemi drejtësie. Përfundimisht mendoj se ka një pakt në heshtje për të mos i trajtuar ligjërisht këto dy afera dhe me sa duket, unë jam për momentin i vetmi person i interesuar për të zbatuar ligjin përsa më sipër. I siguroj të gjithë se unë do t’i shkoj deri në fund, rrugës që kam nisur, pavarësisht çmimit që do të më duhet të paguaj. Unë do ta fitoj këtë përballje me hajdutët e parave dhe të shpresës së këtij populli.

Nëse shkarkohet, a rrezikon presidenti të shkojë për ndjekje penale për mëkatet që ka kryer? Ju jeni ndër ta që e keni paditur.

Nuk besoj se Meta do të shkarkohet, por edhe nëse shkarkohet, është e vështirë që ai të ndiqet penalisht lidhur me dekretimet dhe zhdekretimet e tij. Për t’u shkarkuar duhet ringritur Gjykata Kushtetuese, për të cilën duhet të caktojë tre anëtarë Gjykata e Lartë, tre Kuvendi dhe tre presidenti. Siç shihet kjo do kërkojë mjaft kohë dhe asgjë nuk mund të jetë e sigurt lidhur me kriminalizimin e Metës. Unë garantoj se Meta do ta shohë mirë burgun, kur të merret seriozisht çështja DIA-CEZ. Deri atëherë do të duhet që të presim.

Bashkëshortja e tij dhe vetë Meta thonë se gjithë pasurinë e kanë të justifikuar. Si e shihni faktin që zotërojnë një pallat dhe fëmijët i shkollojnë në Londër?

Nëse realisht çifti Meta-Kryemadhi do të kishin një pasuri të justifikuar, nuk do të shihnim një Monikë të çmendur që bombardon me çizme e molotovë, si dhe një Ilir që nuk e mban zyra dhe ka marrë malet, duke pozuar në lidhje me qen, mace, peka etj. Kur të hapen kartat, besoj se do shohim çudira përtej imagjinatës dhe ky pallati i Monikës do duket fare pa vlerë. Jam i sigurt se pasuria e tyre do të konfiskohet, si një pasuri e vënë me vjedhje, korrupsion, trafik, shpërdorim detyre etj.

Dielli i pasurisë së paligjshme të çiftit Meta-Kryemadhi nuk mund të mbulohet me shoshat e Monikës. Është folur shumë për shitje e rishitje pronash nga kjo familje mafioze, por unë i siguroj edhe ata vetë se është shumë vonë për t’iu fshehur fatit të tyre. Drejtësia nuk do bjerë pre e manovrave të tyre, por me metoda më të thjeshta dhe efikase do ta zgjidhë edhe problemin e pasurisë së tyre. Ata mund t’i çojnë fëmijët për t’i shkolluar në Londër, por edukatën e hajdutit ja u kanë dhënë që këtu, kështu që pak vlen diplomimi i tyre. Uroj që të vijë ajo ditë që bashkë me pasurinë t’u konfiskohen edhe diplomat e blera me paratë tona.

Një tjetër emër që ju keni paditur është Sali Berisha. Si shpjegohet se gjatë 30 viteve nuk i ka hyrë gjemb në këmbë?

Tek Saliu fillon dhe mbaron kjo epokë. Është simboli i këtij sistemi të mbrapshtë politik, arkitekti i këtij sistemi, strumbullari i tij, pengmarrësi i tij dhe i krejt Shqipërisë. Ai erdhi në pushtet jo si një pushtetar i thjeshtë, por si një udhëheqës, si një vizionar që ofronte garanci dhe shpresë për këtë popull. Kjo është arsyeja që pasi manipuloi demagogjikisht këtë popull, ai zbatoi pa mëshirë politika antishqiptare të rrënimit ekonomik, të përçarjes politike dhe të instalimit të pushtetit të tij personal dhe familjar. Edhe dje u përmend në media një prokurore në Durrës që kishte dalë nga studiot e vajzës së Berishës.

Berisha ka arritur të fusë nën një kontroll të paimagjinuar të gjithë sistemin e drejtësisë. Aty qëndron pikërisht një pjesë e forcës së tij. Berisha gjithashtu është i gatshëm që të destabilizojë politikisht vendin nëse i rrezikohet sado pak interesi i tij dhe të gjitha protestat që nga çadra e deri më tani, kanë qenë protesta të urdhëruara dhe drejtuara nga ai. Berisha ka në favor të tij presidentin,pasi ndajnë të njëjtin hall. Berisha ka në favor të tij çdo qeveritar të korruptuar sot dhe sa më shumë t’i lëshohet litari korrupsionit, aq më shumë qetësohet ai. Pra, Berisha është një sistem, është vetë sfida kryesore e drejtësisë dhe e politikës së re. Tek ai ka filluar kjo epokë, tek ai do mbarojë.

A vijon ish-kryeministri të ketë në kontroll gjyqtarë e prokurorë të caktuar?

Patjetër që ai është padroni kryesor i të gjithë sistemit të korruptuar të drejtësisë. Ajo është fidanishtja që ai e ka mbjellë me shumë merak me duart e tij. Pikërisht tek kjo fidanishte dhe tek horrat që ka pas, fshihet shkaku i trimërisë së Berishës, sepse në gen është tjetër gjë.

22 komente në ““Kur të hapen letrat do dalin çudira në pasurinë e çiftit Meta-Kryemadhi, nuk i shpëtojnë dot burgut. Berisha, sfida kryesore e drejtësisë””

  1. Ec e pirdh, ?‍♂️? ? says:

    Qifti Muta-Kokëlopa ? Po keta jane QIfti i Pare !

    1. meta says:

      I ka trashegimni nga vjerri dhe vjerra( pra nga prindrit e buces) dhe keshtu as dhe nje gjykate nuk i tund keta kollosat e Petrit .

      1. ben says:

        Cdo njeri me mendie normale do bente 1 pyetje te thjeshte.
        Ore po kjo rilindja eshte ne vitin e shtate ne pushtet, qe te hapi letrat I duhen 50 vjet si enveri?

        1. Ec e pirdh, ?‍♂️? ? says:

          Rilindja eshte egzekutivi. Ne kohen e Enverit dhe Salqiut, Enveri dhe Salqiu ishin egzekutiv, legjistlativ, dhe gjykate, dhe prolkuror, dhe bab, dhe njerke. Do Salqiun ne krye ti a si ?

  2. Admiri says:

    ROMEO TE ADMIROJ PER GUXIMIN DHE VENDOSMERINE PER TE NDESHKUAR KETA DINOSAUR TE KRIMIT POLIKO-FINANCIARO-SHOQEROR SHQIPTAR!
    TU KTHEFTE NE MIRESI GJITHE SA PO BEN PER VENDOSJEN E DREJTESISE NE KETE VEND TE BEKUM NGA ZOTI POR TE BERE NDYRESISHT PIS NGA KETA MONSTRA E GANGSTER POLITIK SI DHE TE NGJASHMIT E TYRE TE TE NJEJTES RACE: EDI RAMA, ILIR BEQJA, DAMIAN GJIKNURIA, ARBEN AHMETI, BASHKIM FINO, ERION VELIAJ, GRAMOZ RUÇI, ANASTAS ANGJELI, ADRIAN FULLANI, AGRON MUSARAJ, ALEKSANDER MEKSI ETJ, ETJ., ME PASURI PERALLORE TE VENA NGA SHPERDIRIMI E SHFRYTEZIMI I POZITES ZYRTARE, ME PARATE E AFERAVE E TE TAKSAPAGUESVE.
    ROMEO ME GEZON KUR THUA SE DO TI KONFISKOHEN KETO PASURI PASI MJAFT TE MBLIDHET PARJA QE NA KA.GRABITUR PER 30 VITE KJO RACE E QELBUR QE NE TE BEHEMI SI EVROPIANET NE NIVEL JETESE DHE TE MOS JEMI LIPSA QE DHE KUR DALIM NE PENSION PAS 40 VITESH PUNE MARRIN 20 MIJE LEKE.
    ZOTI TE BEKOFTE DHE TE DHENTE JETE TE GJATE E MIREQENIE SE I MERITON. RESPEKT PER TY DHE GJITHE LUFTETARET E TJERE QE ASPIROJNE PER NJE SHQIPERI TE VERTETE DEMOKRATIKE.

    1. Komentuesi says:

      Respekt zoti Romeo Karai.Je trim dhe i drejte,je profesionist ne zanatin tend.Por duhet te ruhesh,se,mafia e Sali Berishes eshte akoma ne veprim.Ata e rrembyen Kosta Trebicken nga Tirana dhe e çuan ne Leskovik per t’a vrare dhe e vran ne menyre mafiaoze.Vran njeriun e partise se tyre Sokol Olldashin si pa gje te keq.Kerko ndihmen e policise se shtetit.Ne si popull duam qe ato qe the ne shkrimin tend te behen realitet,qe te futen ne burg Saliu me banden e tij,Meta me te shoqen dhe t’u sekuestrohet pasuria.Lutemi zotit qe te mos gjej gje.Urime dhe shendet.

  3. Kapedani says:

    Puna eshte se ne Shqiperi korrupsioni eshte kthyer ne mode , ske nga ta nisesh dhe kush ta nisi. Eshte i gjithe sistemi i korruptuar. Ilir Meta nuk ka biznes thjesht du pyetje : vila ne gjirin e Lalzit dhe shkollimi femijeve jashte shtetit e nxjerrin te zbuluar.

  4. Shkodrani says:

    Bravo romeo un nuk te njoh nga afer por vertet je djale me zemer te madhe edhe i ke thon gjerat troc sic jane shpresoj se me ne fund zoti nuk vonon ma e kta kelyshet e komunsteve te kuq te marin ate qe kerkojn nga saliu nano ruci meta rama basha e shpk e tyre atehere shqipja vjen ne be aty e ka vendin shpresojm sa me shpejt te bohet realitet hajde tung

  5. pyetje says:

    Kur te hapen letrat…
    Po kush do ti hape?
    Ortaku i tyre Edi Rama?
    Qe ti nuk e permend fare?
    Prit gomar te mbije bar…

    1. prizem says:

      C’pune ka Rama me letrat…jane gjykatat qe meren me keto pune…apo meqe u be deti kos e rrembeve edhe ti nje luge dhe yxhym, perpara.

  6. Klorea says:

    Romeo i dashur !
    Keto i di I madh e ivogel e Shqiperi dhe jashte saj.
    Ti ruaju djale se Berisha, ashtu si thua, eshte djali dhe i biri!
    Ruaju, kujto Trebicken, Olldashin, Santon dhe shume e shume te tjere, se Saliu jo vetem te vret por te hedh ne det dhe te le pa varr si Remzi Hoxha apo Gramoz Pashko.
    T’i po I sherben vendit, por ruaju djale !

  7. a says:

    per keto monstra ka vetem nje gje, eliminim e tyre fizik, e perse duhet te pagujne akoma taksapaguesit shqiptare per te ushqyer akoma keto monstra ne burg, pak e kane vjedhur dhe grabitur keto monstra popullin shqiptar per 30 vjet rresht.

  8. A says:

    Ju duhet te kerkoni nga ata qe ndihmojne ne ngritjen e sistemin te drejtesise mbrojtjen tuaj fizike edhe duke u larguar nga vendi derisa te vij ora.Flm per guximin!

  9. pavlo says:

    O Romeo brravo te qofte per guximin por kto i dinim te gjith populli.por puna eshte se nuk mposhtjen sepse kan pasuri.vetem po te ishte Enveri gjall me ligjet e tija do jau merrte ketyre dhe do jau ndante popullit.po te kisha shkop magjik do te Beja ty prokuror te tyre te posaqem dhe te mandatoja posaqarisht te merreshe me t’a por s’kam as shkop magjik as forc.uroj te mos ndodh gje e keqe se Remzi hoxhën me shoket e ti e humbi fare.

  10. Roland says:

    O ilir o monikqir ..

  11. @prizem says:

    Letrat i hap prokuroria,o koqe prizem, qe eshte bashke me ty, nje nga koqet e Rames!

  12. Qetësusi says:

    Këto që shtron ti kush nuk i di .kush i ka letrat dhe kush do ti hapi ne europ njëher te del emri ne gazetë,pastaj merret prokuroria, kurse ju akuzoni cdo ditë dhe asnjë arrestim.kjo quhet propagandë dhe ju e bëni për votat e krahut që ju mrbroni juve nuk ju intereson dreitësia. Populli ynë po lëngon për pak dreitësi.

  13. Tomori USA. says:

    Zoti Romeo, Karaj, te urojme jet e shendet, personal e familjar, per guximin heroik , atdhetar qe beni per denancimin e dy mafjozeve, hajduteve me te medhenj te SHqiperis ndoshta dhe Ballkanit.
    Keta ishin dhe jane kanceri i SHqiperis, qe se len te bej perpjete, me poshtersit dhe hajduterit, , kompromentimin e drejtesis, qe kure si hapi dosjet eketyre mafjozeve.
    Faktet dhe denancimi, publik qe ju beni, ndonese i perseritur , apo per here te pare, lete sherbej per drejtesin e re, si ogur i mire per te filluar ndjekejen hetimin per veprat penale te abuzimit dhe vjedhjet e pasuris kombetare. nga keta berbinsha dhe mafjoze.

  14. Pokeristi says:

    Te lumte z.Karaj!
    Eshte detyre patriotike per cdo shqipetar te demaskoje te koruptuarit,hajduterit .shperdoruesit te veshur me pushtet politik a publik.
    Gjumi letargjik i i intelaktualeve eshte i pa pranueshem.
    Ne kete mjedis shijne e korrin te gjitha forcat negative nga me te rendomtat deri me te sofistikuarat.
    Sistemi i drejtesise ne nje perqindje jo te vogel kontrollohet ende nga arkitekti qe e ngjizi dhe e krijoji ate.Ka segmente te ketij sistemi qe jane me mortje se vete doktor mortja.
    Per te luftuar dhe asgjesuar kete kalbesire sistem duhet perkushtim,vetmohim,profesionalizem,patriotizem..
    Pa u rimekembur si duhet sistemi i drejtesise,deri sa ay te jete nje nga tre shtyllat e Pamvarura te pushtetit demokratik qe pretendojme,do te bejme vetem ne vend numuro.

  15. Tropo says:

    Fundi i bastardeve….erdhi…rrofte amerika..

  16. Komentuesi says:

    Respekt zoti Romeo Karai.Je trim dhe i drejte,je profesionist ne zanatin tend.Por duhet te ruhesh,se,mafia e Sali Berishes eshte akoma ne veprim.Ata e rrembyen Kosta Trebicken nga Tirana dhe e çuan ne Leskovik per t’a vrare dhe e vran ne menyre mafiaoze.Vran njeriun e partise se tyre Sokol Olldashin si pa gje te keq.Kerko ndihmen e policise se shtetit.Ne si popull duam qe ato qe the ne shkrimin tend te behen realitet,qe te futen ne burg Saliu me banden e tij,Meta me te shoqen dhe t’u sekuestrohet pasuria.Lutemi zotit qe te mos gjej gje.Urime dhe shendet.

  17. Kontandini says:

    Sali berisha dhe ish Gazidede e shiten kulturen e kombit shwiptar dhe organizuan shoqerine Mafioze ne kete vend te mbrekullushem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje