Shpiket një gjethe artificiale sintetike si alternativë për naftën

27 Tetor 2019, 15:39Hi-Tech TEMA

Një gjethe sintetike është në gjendje të prodhojë një përzierje të gazrave të dobishëm për marrjen e karburanteve të lëngshëm dhe si një alternative për naftën.

”E bën këtë proces duke marrë frymëzimin nga procesi i fotosintezës dhe duke përdorur rrezet e diellit, dyoksidin e karbonit dhe ujin”, sipas një studimi të botuar në revistën ‘Material Nature” nga grupi i Universitetit britanik të Kembrixhit, koordinuar nga Erwin Reisner.

Fleta artificiale ushqehet nga rrezet e diellit, por është në gjendje të funksionojë edhe nëse qielli është i vrenjtur. Kur është e zhytur në ujë, përmes katalizatorëve, ajo është në gjendje të shndërrojë dyoksidin e karbonit dhe ujin në vetvete në monoksid karboni dhe hidrogjen, që së bashku formojnë një përzierje, të ashtuquajturat synga ose gaz sintezë.

“Pajisja është në gjendje të prodhojë gaz direkt në një mënyrë të thjeshtë dhe, mbi të gjitha, të qëndrueshëm”, theksoi Reisner.

2 komente në “Shpiket një gjethe artificiale sintetike si alternativë për naftën”

  1. Mermero says:

    Ose, Dioksid Karboni = gazetar me shkolle elementare, Dyoksid Karboni = gazetar analfabet…

  2. KORÇARI says:

    Lajm shumë i mirë për njerëzimin, pasi rezervat e nftës dhe gazit po pakësohen dhe kjo do shkatojë Luftë botërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje