Nga favoritet në Botëror, Italia i beson portën “gjigantit” shqiptar

28 Tetor 2019, 17:00Sport TEMA

Përfaqësuesja italiane U17 do të jetë një nga protagonistet kryesore të Botërorit të sapofilluar në Brazil edhe pa “yllin” Sebastiano Esposito të “bllokuar” nga Antonio Conte,  por sigurinë e tyre fqinjët e kanë në portë, ku titullar është një djalosh shqiptar.

Marco Molla ishte një nga elementët më të spikatur të ekipit që arriti në finalen e Europianit, edhe falë pritjeve të tij.

Lindur në Sesto Fiorentino por me origjinë shkodrane, i gjatë rreth 192 centimetra, Molla shihet si një nga talentet më të mëdha në Itali në rolin e tij.

Falë fizikut por edhe teknikës që disponon, Marco ka një ngjashmëri sportive me portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak, pikë referimi për  17-vjeçarin.

Edhe pse i lindur në Itali, Molla ka përfaqësuar Kombëtaren kuqezi në disa ndeshje, për të preferuar më vonë atë italiane.

Por ai nuk ka harruar të marrë pasaportën shqiptare, dhe një rikthim i tij në Kombëtaren e madhe sipas vetë familjes së tij është ende i mundshëm, duke përfaqësuar pa frikë të ardhmen e portës kuqezi.

1 komente në “Nga favoritet në Botëror, Italia i beson portën “gjigantit” shqiptar”

  1. anton says:

    Pas Kumbullës, Molla, tani të presim ndnje lojtar tjetër shqiptar me Dardha apo Qershia, apo Arra, mbiemra popullorë ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje