Vdekja e liderit të ISIS, dyshimet e Rusisë: Nuk ka asnjë provë

28 Tetor 2019, 09:22Bota TEMA

Rusia reagon lidhur me vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, të njoftuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se Uashingtoni nuk ka prezantuar asnjë provë të besueshme për vdekjen e Al Bagdadit.

Moska shton dhe më tej dyshimet duke mohuar pjesëmarrjen në operacionin e kryer nga ushtria amerikan në territorin Sirian. Më herët presidenti, Donald Trump falenderoi publikisht Rusinë për kontributin e dhënë në aksionin ushtarak kundër liderit të ISIS.

Sipas të dhënave të mediave ndërkombëtare, disa të konfirmuara dhe nga ushtria, kreu i ashtuquajturit “Kalifati islamik” hodhi veten në erë sapo pikasi se ishte rrethuar nga ushtarët.

Bashkë me të humbën jetën dhe dy gratë e tij dhe raportohet se fëmijët kanë mbetur të paprekur.

Njeriu më i kërkuar në planet në 5 vitet e fundit aktivizoi një xhup me eksploziv, në shtëpinë ku fshihej në fshatin Brisha të provincës Idlib, i cili shkaktoi një shpërthim të fuqishëm.

Mësohet se al Baghdadi kishte mbërritur në vendin ku ndodhi operacioni i ushtrisë amerikane vetëm 48 orë më parë, duke nënkuptuar kështu se prej kohësh ishte në survejim.

Në aksionin për vrasjen e tij kontribuuan dhe shërbimet inteligjente turke dhe ato irakiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje