Erdogan: Njohja e gjenocidit armen nga SHBA-ja nuk ka asnjë vlerë

30 Tetor 2019, 15:26Bota TEMA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se njohja e gjenocidit armen nga Dhoma amerikane e Përfaqësuesve nuk kishte asnjë vlerë për Ankaranë.

“I drejtohem publikut amerikan dhe pjesës tjetër të botës. Kjo masë nuk ka asnjë vlerë, ne nuk e njohim atë”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi para deputetëve të partisë së tij në Ankara.

“Në besimin tonë mysliman, gjenocidi është i ndaluar (…) Ne i shikojmë këto akuza si fyerje e madhe për kombin tonë”, shtoi presidenti turk.

Dje, Dhoma amerikane e Përfaqësuesve miratoi me shumicë votash një tekst që bënte thirrje për të kujtuar gjenocidin armen dhe për të hedhur poshtë përpjekjet (…) për të lidhur qeverinë amerikane me mohimin e  gjenocidit armen.

Sot, Ministria turke e Punëve të Jashtme thirri ambasadorin amerikan në Ankara për t’i transmetuar protestën turke.

1 komente në “Erdogan: Njohja e gjenocidit armen nga SHBA-ja nuk ka asnjë vlerë”

  1. ben says:

    Besoj se edhe shqiperia si aleate e ngushte e USA do ta njohi gjenocidin armen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje