Tortë me hashash aksidentalisht në një... funeral

30 Tetor 2019, 20:16Lifestyle TEMA

Policia thotë se njerëzit në një funeral në Gjermaninë Lindore përfunduan të droguar pa vullnetin e tyre, pasi iu servirën aksidentalisht tortë me hashash.

Policia e Rostock-ut tha të martën se pas një varrimi në Wiethagen, njerëzit ishin ulur në një restorant për kafe dhe tortë, siç është zakon në Gjermani.

Por pasi hëngrën tortën, 13 personat filluan të kishin marramendje dhe të përziera dhe përfunduan te mjeku.

Një hetim policor zbuloi se punonjësi i restorantit përgjegjës për ëmbëlsira i kishte kërkuar vajzës së saj 18-vjeçare t’i piqte.

Nëna rastësisht mori tortën e gabuar nga ngrirësi që adoleshentja e kishte bërë për një rast tjetër.

Policia tha se 18-vjeçarja ishte nën hetim.

Incidenti ka ndodhur në gusht, por nuk u bë publik më herët për respekt të zisë.

The Guardian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje