Ky është momenti kur një keqkuptim i momentit ka sjellë kaos në autobusin e aeroportit të Alicante.
Teksa mjeti po udhëtonte drejt aeroportit spanjoll, një çift, burrë dhe grua kanë shkëmbyer grushte dhe shkelma me njëri-tjetrin, duke shkaktuar panik te pasagjerët.
Çifti i cili duket në gjendje të dehur udhëtoi nga Anglia për të shijuar disa ditë pushimi në Spanjë, por e gjetën veten në faqet e para të mediave botërore.
Policia spanjolle ka shoqëruar në komisariat dy protagonistët, si dhe dëshmitarët okular pwr tw kuptuar se si nise sherri mes çiftit. (TemA)