Pas 11 vitesh në prodhim, kjo makinë me tri radhë ulësesh do të largohet përfundimisht.
Kur u lansua më 2008, kjo makine e madhe me formë katrore, është ndër të parat që kishte tri radhë ulësesh, që u bë më pas shumë e popullarizuar në treg0.
Mirëpo, sistemi i automobilizmit po ndryshon dhe Ford, është i interesuar, të “fokusohet në modelet që janë më të kërkuara dhe po shiten në masë të madhe”.
Në fjalë tjera, arsyet e zëvendësimit të këtij Ford është shkaku i fokusimit në makina SUV, pasi që Flex është më shumë se një veturë e madhe, që ngjanë sikur një furgon.
Anthony Prozzi ishte dizejnatori i Flex, që para 11 vitesh e solli me dukje shumë të mirë si në pjesën e jashtme, ashtu edhe në atë të brendshme. Frigoriferi që kishte brenda, në atë kohë ishte një prej opsioneve më të kërkuara, për ta bërë shumë më praktik për udhëtime të gjata.