FOTOT/ Prestigjiozja irlandeze artikull për Tiranën: Nga shtëpia e Kadaresë e kthyer në muze te Piramida

2 Nëntor 2019, 17:38Turizëm TEMA
FOTOT/ Prestigjiozja irlandeze artikull për Tiranën: Nga shtëpia

Prestigjiozja irlandeze “The Irish Times” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, në të cilin theksohet ndryshimi që është bërë në Tiranë, sidomos vitet e fundit.

“The Irish Times” shkruan për një sërë ndryshimesh të bëra në kryeqytet, duke filluar nga shtëpia e Ismail Kadaresë e cila është kthyer tashmë në një muze, e deri te Piramida që së shpejti do të shndërrohet në një qendër inovacioni.

Shtëpia ku Ismail Kadare jetonte para se të zhvendosej në Paris në vitin 1990, është një muze që duan ta shohin të gjithë. E njëjta gjë është bërë edhe me Shtëpinë e Gjetheve, e cila është e vendosur në qendër të Tiranës.

Ajo u ndërtua në vitin 1931 dhe fillimisht funksiononte si klinikë. Gjatë luftës së Dytë botërore Shtëpia e gjetheve u përdor nga Sigurimi i shtetit për hetime, e sot është një muze ku gjithsecili mund të shuajë kuriozitetin e tij.

Ndërsa dy bunkerë, që Enver Hoxha i ndërtoi për t’u mbrojtur nga pushtuesit, tani janë shndërruar në muze e galeri.

Piramida prej betoni dhe xhami, që u ndërtua me synimin për të qenë një muze për Enver Hoxhën, do të shndërrohet në një qendër inovacioni dhe teknologjie, ku të gjithë, nga më të vegjlit te më të rriturit. do të kenë mundësinë të trajnohen në këtë fushë.

“E nëse sheh ish-Bllokun sot, një zonë që më parë ishte e bllokuar pasi në të jetonte Hoxha dhe aleatët e tij, tani është plot me bare e kafene. Madje kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka thënë se një pjesë e vilës së Enver Hoxhës e cila ndodhet në këtë zonë, së shpejti do të shndërrohet në shtëpinë e artistëve.

6 komente në “FOTOT/ Prestigjiozja irlandeze artikull për Tiranën: Nga shtëpia e Kadaresë e kthyer në muze te Piramida”

  1. Donaldi says:

    FLM shikoni sa bukur duken kur nxjer né pah Te bukuren qe ndodhet kudo né Shqiperi. Perse nuk shikojme edhe pozitiven Por negativen. Sepse kur nuk bejme dot gje fillojme ngacmojme e shajme Te tjeret.
    Kenedi thoshte mos prit cfare do bej shteti per ne Por cfare do Te bejme né per shtetin ta fuqizojme e ndertojme jeten per femijet tane.

  2. Outspoken says:

    Po po tallni Karrroten you o gazetkarra
    Per cfare Tirane po flisni o Turkokurd Shqipfoles, Tirana pa Spitale, pa ilace, pa uje24ore, me ushqime kanceroze, me plera gjithe andej me ereMuti nga Lana
    Dhe ajer te piset vrases , dhe femije te vegjel qe shesin cigare dhe banane neper semafora, dhe njerez te Zymte e te urritur, ju DhjefshaTiranen.com

  3. Outspoken says:

    Po po tallni Karrroten you o gazetkarra
    Per cfare Tirane po flisni o Turkokurd Shqipfoles, Tirana pa Spitale, pa ilace, pa uje24ore, me ushqime kanceroze, me plera gjithe andej me ereMuti nga Lana
    Dhe ajer te piset vrases , dhe femije te vegjel qe shesin cigare dhe banane neper semafora, dhe njerez te Zymte e te urritur, ju DhjefshaTiranen.com
    Edhe qente po ta dinin rrugen do iknin nga Shqiperia ,

  4. elvis naci says:

    do ishte shume me e bukur pa xhamite dhe teqete e barkderave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje