Holanda ndërron mendje, Blok: Mbështesim Shqipërinë për negociatat

4 Nëntor 2019, 14:34Politika TEMA

Pas refuzimit të çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,  Holanda deklaron se do të mbështetë përpjekjet e Tiranës.

Ministri i Jashtëm Stef Blok është shprehur se vendi i tij është dakord që Keshilli Europian t’i rikthehet çështjes së negociatave për dy vendet e Ballkanit përpara samitit te Zagrebit.

“Vendi im përshëndeti përparimin e bërë në të dy vendet si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.  

Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria duhet të tregojë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Këshilli Evropian do të kthehet në temën e negociatave të pranimit përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj të vitit 2020. Ne do të mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në punën e tyre për të ardhmen në BE. 

Periudha e ardhshme mund të përdoret për të reformuar më tej sundimin e ligjit. Të dy qeveritë njoftuan se do të vazhdojnë me këto reforma. Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata”, tha Blok.

I pyetur nëse ngadalësimi i procesit të zgjerimit po krijon hapësirë ​​për depertimin e e aktorëve te tjerë si Rusia, Kina dhe Turqia  në Ballkanin Perëndimor, kryediplomati holandez thotë se nuk ekziston një rrezik i tillë.

“Nuk besoj se kjo do ta drejtojë rajonin drejt faktorëve të tjerë të jashtëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane. 

Për më tepër, BE-ja mbetet deri tani partneri më i madh tregtar, investitori i huaj dhe partneri i bashkëpunimit në rajon. Sigurisht, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të lirë të marrin vendime sovrane në lidhje me marrëdhëniet e tyre me vendet e treta ose organizatat ndërkombëtare”, shtoi ai.

Sa i takon dialogut dhe arritjes së marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, ministri i Jashtem I Holandes nenvizion se ashtu si Uashingtoni, edhe Brukseli e ka prioritet këtë çështje.

Kjo pasi njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës i shërben stabilitetit të rajonit.

14 komente në “Holanda ndërron mendje, Blok: Mbështesim Shqipërinë për negociatat”

    1. BE '25 says:

      tani qe e tha NJE FARE holandezi , u kry kjo pune
      !

  1. Olimpia says:

    Duket Uashingtoni ka bere ndonje telefonate direkte dhe jashte vemendjes se medias.Besoj se ka telefonuar edhe Parisin.Spese amerikanet,edhe pse e konsiderojne BE si bashkim ekonomik si konkurentin me te madh bashke me Kinen,nuk mund te lejojne hapsire bosh ku mund te luhet nga konkurentet strategjike dhe gjeopolitike .Ne fund te fundit i gjithe zgjerimi i BE ka qene Gjithmone ne radhe te pare gjeopolitike,askush nuk kerkonte parametra,,,zvicerane,,,

  2. Donald says:

    Nuk e duam mbeshtetjen tuaj.
    Na jepni pergjigje si ja keni dhene neshtetesine familjes se lulezime bashes.
    Sepse ju I hoqet neshtetesine gjoja per nje genjeshter né dokumenta Ayaan Hirsi Ali, dhe nuk dime se si beni me kete opozitarin lulzim kur mbush bankat né hollande .
    Lidhjet e gjakut ju I keni me rusine qe nga koha e carit me krushqite.
    Nuk e duam pendesen tuaj . Na keni akuzuar shume. Por hollande apo Netherlands, drogen prostiticionin e gjetem tek ju , kriminelet tane gjeten toke per ta mbjelle.

  3. Donald says:

    Nuk e duam mbeshtetjen tuaj.
    Na jepni pergjigje si ja keni dhene neshtetesine familjes se lulezime bashes.
    Sepse ju I hoqet neshtetesine gjoja per nje genjeshter né dokumenta Ayaan Hirsi Ali, dhe nuk dime se si beni me kete opozitarin lulzim kur mbush bankat né hollande .
    Lidhjet e gjakut ju I keni me rusine qe nga koha e carit me krushqite.
    Nuk e duam pendesen tuaj . Na keni akuzuar shume. Por hollande apo Netherlands, drogen prostiticionin e gjetem tek ju , kriminelet tane gjeten toke per ta mbjelle. FLM Po kthyhet pergjigje per kerkesen lu bash

  4. Qetësusi says:

    Kur e ndërrovi në darkë apo në mëngjes.

  5. matia says:

    Kur e ké Zotin mik( (SHBA),Shejtat skanë çfarë të të bëjnë.Holandezët,”miq të vonuar”,por më mirë vonë se kurr.

  6. Vesheu says:

    Krenaria jone e Beses nuk e lejon zvarritjen ndaj te pabesit potente qe te terheq e te leshon per t’i vajt mbrapa duke ecur ne balte.
    Boll!

  7. Ana Mesi says:

    Hollanda ka qene dhe mbetet nje vend mik per Shqiperine, me lidhje te hershme dhe te reja, me kontribute te njohura ne promovimin e demokracise ne vendin tone. Te ashtuquajturat kritika qe behen ne adrese te personaliteteve te ketij vendi dhe te qeverise hollandeze, si dhe te qeverise franceze e zotit Makron ne vecanti, jane “sponsorizime te pastra” te atyre qe bene gjithcka, opozites destruktive, qe te prishin imazhin e vendit tone e te shqiptareve ne pergjithesi ne Europen ku jemi gjeografikisht e ku meritojme te hyjme me dinjitet jo vetem politikisht.

    1. Donald says:

      Ana Mesii I di te mirat e hollandes dhe kam shume miq hollandez, Por qendrimi qe mbajti nuk eshte I drejte.
      Né kete moment mbajti qendrim qe Te con tek lidhjet me rusine.
      Ayaan Hirsi Ali eshte nje figure politike dhe libri I saj INFIDEL bestseller. Hollanda ja dha dhe ja hoqi nenshtetesine per arsye Te nje genjeshter nga halli, Lexoni jeten e saj. Nuk mund Te thote hollanda vetem per krimet Bandave shqiptare se ka plot plot Te tjere dhe faji I mbetet shtetit hollandez per politikat qe ndjek.
      Sa shqiptare Te mire jane perpjekur te marin leje qendrimi né hollande , Por ky lulzim basha si e mori key eshte problemi……..? FLM

  8. Jo per gje... says:

    Faleminderit or ti po te ish per ju si hollande kurr mos ja pafshim syte BE-se

  9. Peço says:

    “Poshtërsi” e madhe kjo që bëtë, na e latë klasën tonë politike pa armën e saj më të rëndësishme, gënjeshtrën. Nja 40 e kusur vjet na gënjyen se do na çonin në socializëm, tani kanë nja 30 vjet që na gënjejnë se do na çojnë në europë. Dhe ne ishim të lumtur kur na gënjenin. Ju vajtët dhe zbuluat se nuk do t’na pranoni. Po tani si do vejë halli ynë? Rrojmë dot ne po nuk na gënju dikush? Vallahi, kjo është jetë qëni, rro po deshe edhe 100 vjet, kur s’të gënjen njeri, kësaj i thonë të rrosh kot.

  10. Obama says:

    Rrofte Sali Sulltan Berisha

  11. Vesheu says:

    Krenaria jone e Beses nuk e lejon zvarritjen ndaj te pabesit potente qe te terheq e te leshon per t’i vajt mbrapa duke ecur ne balte.
    Boll!i

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje