Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka kryer mëngjesin e sotëm kontrollin mjekësor bazë periodik pranë qendrës së saj shëndetësore në Tiranë, ku u shpreh se vetëm gjatë 10 muajve të këtij viti, 411 mijë qytetarë kanë kryer Check up-in.
“Ka ndryshuar qasja e qytetarëve që vijnë tek mjeku i familjes jo vetëm kur kanë problematika me shëndetin por për kontrollin mjekësor periodik dhe këtë e tregojnë të dhënat.
Këto 10 muaj janë më shumë se 411 mijë qytetarë që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë ose 12% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe që nga viti 2015 kur nisi ky program, janë kryer 1.4 milionë kontrolle mjekësore”, tha Manastirliu.
Ajo u shpreh se aktualisht ka dyfishim të qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë që nga viti 2015, kur nisi ky program kombëtar për shëndetin e popullatës dhe parandalimin e sëmundjeve.
Duke theksuar se ka një ndërgjegjësim në rritje të qytetarëve, Manastirliu u shpreh se rezultatet që ka prodhuar kontrolli mjekësor bazë janë shumë të rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve, uljen e invaliditetit dhe mortalitetit nga sëmundjet kronike.
HAJDE ESTRADE HEJDE,SIC DUKET KANE RENE NUMRI I PACIENTEVE PER MJEKESI FALAS,,DHE E KAN MARE NE TEL… DHE BENE SHFAQE MINISTRIA E CEKAPIT PIRAMIDE,QE PO POSHTERONE MJEKET ME LARGIME MASIVE,SEPSE I GJOBITE POS RALIZUAN NR E PACIENTEVE PER CEKAP,,,
edhe cfare eshte rezultati, pos shpenzime pa lidhje?!