75-vjetori i çlirimit, Bashkia e Tiranës rikthen heronjtë që sollën lirinë në bulevardin e tyre

2 Nëntor 2019, 09:00Sociale TEMA

Kryeqyteti ka hyrë në muajin e festave kombëtare, çka po ndihet edhe në të gjithë rrugët e kryeqytetit.

Heronjtë që luftuan për të sjellë çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashist nga sot janë në bulevardin e tyre. Bashkë me flamurin kuqezi, portretet e luftëtarëve të lirisë që nuk kursyen as jetën e tyre Qemal Stafa, Vojo Kushi, Mujo Ulqinako, Vasil Shanto etj, janë vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkaq, në vigjilje të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në të gjitha objektet që nderojnë rolin dhe luftën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pjesë e këtij projekti është edhe rehabilitimi i ambienteve të Parkut Memorial të Varrezave të Dëshmorëve. Gjithashtu, Kryeqyteti ka filluar që të vishet me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve të kryeqytetit që të bëhen pjesë e këtyre ditëve festive dhe të vendosin në ballkonet e shtëpive flamujt kuq e zi. Festat e Çlirimit dhe Pavarësisë do të bëhen akoma më të bukura nëse secili prej nesh do të vendosë nga një flamur apo simbol kombëtar në dritaret dhe ballkonet e shtëpive.

11 komente në “75-vjetori i çlirimit, Bashkia e Tiranës rikthen heronjtë që sollën lirinë në bulevardin e tyre”

  1. me emer says:

    Kete pune nuk duhet ta beni ju qe i braktiset ..!Ju jeni turpi i kombit , gjakshkelesit , tradhetaret , te shiturrit tek “tigrat prej letre” ..!Ju nuk keni ndjenjen e atdhetarise , ju po boshatisni atdhene ..!

  2. Mondi says:

    Te mos e marrim kete si reminishence te epokes komuniste. Ne Britanine kapitaliste, ne Nentor shoqatat dalin dhe shesin lulekuqe te vogla plastike, fonde qe shkojne per shoqaten e veteraneve te Luftes II Boterore. Te gjithe punonjesit e ekraneve te tv-ve mbajne nje lukekuqe te tille ne veshjet e tyre. Pastaj organizohen pa fund aktivitete perkujtimore prane monumenteve qe lidhen me kete lufte.

  3. Kerkushi says:

    Heronjte qe sollen lirine e ketij timit.

  4. Bazarhesap says:

    Kelyshat e kuq kujtojne me nostalgji kriminelet bolshevik!!!
    p.sMos harroni rrezikun Rus ??

  5. Labi says:

    Simbas fjarit shqip-shqip, fjala Çlirim = pushtim.
    Per çfar akoma festohet atehere?!?!?!?!

  6. Vjola says:

    I Pa Harruar Kujtimi I Deshmoreve Qe Rane Per Atdhe . LAVDI NE JETE TE JETEVE .

    1. Leshi says:

      Rane per Jugosllavine dhe mepastaj te futen ne burg ose pushkatohen.

    2. Kerkushi says:

      Hamut, ha te befte mire, ty edhe heronjve te tu.

  7. nord.al says:

    Herinjte qe sollen lirine per te hyre ne burg, per ne Spac, ne Qafe Bari , ne Burrel .Lirine per tu internuar familiarisht.

  8. Berati says:

    Po mire o vellezer, po ça taksirati kemi ne se u kapen Greqia me Italine ne lufte e dyte. Ne te pushtuar ishim atehere dhe ligjin e luftes greku duhej ta kishte me Italine dhe jo me Shqiperine.
    Persa i perket luftes ajo ishte zhgenjim per nga sistemi qe solli pas mbarimit te saj. Shqiptaret menduan me te drejte se luftuan per nje kauze te drejte kunder pushtuesit. Eshte si kosovaret qe luftuan kunder serbeve. Askush nuk e do zgjedhen e huaj.
    I kemi udheheqesat mashtrues. Enveri tha qe pushteti eshte i popullit dhe popullin e mbylli ne kafaz. Saliu tha iu solla demokracine dhe ver kopaçen gazetareve sa here ngriheshin per kauzat e drejta. Shto ketu edhe popullin legen ku i yti te denonconte e spiunonte.

  9. Lani says:

    Deshmoret e meritojne respektin e te gjithe kombit sepse ata dhane jeten per clirimin e vendit nga pushtuesi i huaj.Rane ne lufte kunder pushtuesit.Nuk kerkuan privilegje po shkuan ne lufte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje