Gjelbërimit të Tiranës i kanë kushtuar kohën e tyre edhe të vegjlit e kryeqytetit. Në kuadër të aktivitetit “Mbill lulen tënde”, nxënës të shkollave 9-vjeçare kanë zhvilluar orë mësimi të hapur në natyrë, duke mbjellë lule në Parkun e Liqenit Artificial.
Të vegjlit i shtuan ngjyra, hijeshi dhe oksigjen mjedisit përreth, duke dhënë kështu një mesazh edhe për të rriturit se, “mbjellja e luleve apo pemëve është jetike”.
Bashkia Tiranë organizon aktivitete të shumta, gjithnjë e më të shpeshta për edukimin, ndërgjegjësimin e frymëzimin tek brezi i ri mbi bimësinë, mbjelljet e reja të pemëve e luleve, njohjen e mbrojtjen e natyrës, jetesën aktive e të gjelbër. Në kuadër të projektit Orët Edukative, vjen aktiviteti i radhës “Mbill Lulen Tënde”, ku nën kujdesin e agronomëve, fëmijët do të kenë mundësi të mbjellin lule dhe të mësojnë më shumë rreth natyrës, bimësisë dhe të gjitha proçeseve në dobi të rritjes, zhvillimit të fidanëve.
Një ditë mësimi ndryshe e mbushur me ndarje njohurish dhe kontakt nga afër me bimët, ndihmon në edukimin e brezit të ri për më shumë dashuri dhe përkujdesje për natyrën dhe mjedisin që na rrethon.
Babi im i ka paguar taksa bashkise cdo muaj qe prej 5vjetesh per gjelberimin,por bashkia e Tiranes nuk ka mbjelle ASNJE LULE ne Yzberisht ku banojne mijra femije!
Le te mbjelle bashkia lule nje here me leket e babit tim dhe mijra te tjereve si une,pastaj te na kerkoje neve te mbjellim me leket tona!
Ku i ke cuar leket e babit tim,o xhaxhi Eri,qe mbete tere diten ne TV,por ne Yzberisht nuk ke bere ASGJE!
Po kta t majtet
Ça loqesh qe jan
Mbill lule e prashit pen
T djathtet u myten m pare e bisnese,t majtet me kopshte e pemishte “dhe han bar”..
O mu m duket se t djathtet jan t fortet t zotet kurse t majtet jan pulat e qymezit..