Mijëra britanikë bëhen bashkë për 18-vjeçarin shqiptar, në mbështetje të tij edhe aktori i njohur dhe yje të televizionit

1 Nëntor 2019, 11:44Sociale TEMA
Mijëra britanikë bëhen bashkë për 18-vjeçarin

Samet Mata, 18 vjeç, aplikoi për azil në Britaninë e Madhe, por kërkesa e tij u rrëzua nga Zyra e Emigracionit. Megjithatë, qytetarët e Bristolit janë ngritur në këmbë për të kundërshtuar këtë vendim.

Ata kanë nisur një peticion për të ndaluar deportimin e 18-vjeçarit shqiptar dhe deri më tani janë mbledhur plot 11.000 firma.

Fushatës për qëndrimin e tij në Angli po i bashkohen edhe yje të televizionit. Një prej tyre është edhe aktori Joe Sims, i cili është përfshirë në këtë fushatë.

Ai i kërkoi qytetarëve që të firmosin peticionin dhe të bindin qeverinë që të ndryshojë mendje për Sametin.

“Do t’i lutem të gjithëve që ta ndihmojnë këtë djalosh, i cili është përballur me shumë vështirësi.

Ai meriton që të realizojë ëndrrat e tij dhe të qëndrojë këtu për të vazhduar trajnim për t’u bërë marangoz”, u shpreh ai.

I riu po mëson zanatin e marangozit. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai u trafikua në Britaninë e Madhe në moshën 15-vjeçare.

Por fatmirësisht arriti të arratisej. Ishte John Strokes, personi që ka nisur edhe peticionin, i cili e mori në kujdestari.

Por pasi mbaroi shkollën dhe shkoi në kolegj, Sametit i thanë se kërkesa e tij kundër deportimit u rrëzua.

Kjo, pasi Zyra e Emigracionit lejon fëmijët si Sameti që të qëndrojnë në Britani deri në moshën 18-vjeçare.

Mirëpo pasi e kalojnë moshën ata deportohen.

Ndërkohë, John Strokes tregoi se duhet të bëhet kujdes me fëmijët, sidomos ata shqiptarë, pasi në këto kohë po shfrytëzohen shumë nga bandat kriminale dhe skllavëria moderne.

“Djemtë “ushtarë” si Sameti janë të lodhur, të traumatizuar, të harruar”, tha Strokes, i cili prej dy dekadash ka marrë në kujdestari të paktën 70 të rinj.

Ndërkohë rasti i Sametit ndjek atë të një tjetër djaloshi shqiptar. Kujtojmë se disa kohë më parë edhe Stiven Bregu rrezikonte deportimin.

Por pas një fushatë të madhe të mësuesve kundër këtij vendimi atij iu lejua qëndrimi dhe tani po ndjek praktikën në një firmë finance.

8 komente në “Mijëra britanikë bëhen bashkë për 18-vjeçarin shqiptar, në mbështetje të tij edhe aktori i njohur dhe yje të televizionit”

  1. .. says:

    Ç’i kini këto palaçollëqe! Azil për marangoz!
    Të kthehet dhe me një këmbë…

  2. Olsi says:

    Bravo nga 18 e lart te gjithe duke e braktisur ate vend te mjere te krijuar 100 vite me pare nga Austriaket. Mbaroj koha ku shqiptaret kerkonin te qendronin ne atdheun e tyre ne shtepite e tyre. Ajo ishte koha e perandorise Osmane. Ku shqiptaret jo vetem ishin bejlere e agallare ne vendi e tyre. Por ishin guvernore ne cdo cep te perandorise. Biles udhehiqnin dhe vete perandorine ne shume raste. Tani o burra. Mjafton te behemi marangoze pjatalares bojaxhi tullaxhi. Vetem e vetem ta braktisim ate vend.

    1. ss says:

      OLSI, për të mirat e Perandorisë që na la në baltë u bëmë, na shkeli e shkërmoqi kush deshti,mariangozë

  3. Hason anglezi says:

    Ju dhjefsha dhe Angline e M….Te paguash 10000Paund dhe ti shlyesh per 5 vjet duke punuar si qene me ndershmeri.Ose duke u marre me droge per 1 muaj pune.Genjehen kote shqipetaret.Eshte nje industri e madhe trafikimi , mos e pacin fatin ta provojne!

  4. realisti says:

    Fukarenjte gjithmone do te shperngulen per me mire. Sot e gjithmone keshtu ka qene . Kush ka prona dhe pasuri nuk leviz , s’ka arsye. Si duket patriotizmi eshte i lidhur edhe me pronen . E thote vete fala atdhetar. Dheu i atit , i babait pra . Nese s’ ke dhe te lene nga babai s’mud te jesh atdhetar. Nese s’ke asgje s’ke c’humbet.

  5. Outspoken says:

    Ooooo Popull Budall !
    Mos paguani £10mije paund per te shkuar ne Angli, edhe anglezet po ikin nga Anglia, Po te punoni ndershmerisht
    As buke per te ngrene nuk do keni ne fund te muajit, Plus qe do jetoni ne mes te Zezakeve dhe Indianeve , edhe me droge po u moret sic mendojne disa, do tju kapin brenda 1 ose 2 muajsh , Mos shikoni Hasjanet e Kuksianet, qe Hapen Bythesh kur vijne ne Tirane, nje MUT kane bere edhe ata qe jane andej ktu e 20vjet, !!!! Me £10.000. jeni Bosa e boni qef ne shqiperi Greqi apo Itali,

  6. Outspoken says:

    O Popull mos shikoni Maloket qe Hapen Bythesh kur vijne ne Tirane nga Anglia
    Ta dini se jeta ne Angli eshte shume e veshtire Duke pasur letrat, kurse Pa letra
    Vdes per buke! E flen jashte ne te ftohte,
    Plus qe asnje firme nuk mer puntor pa letra, se gjobiten me £20mije paund per njeri , jane me mijra shqiptar ne Angli qe jetojne neper rruge dhe hajne cfare hedhin dyqanet ne fund te dites,
    Futuni ne borxhe e Shkoni dhe provojeni!!!

  7. Outspoken says:

    Sapo jam kthyer Me deshire nga Anglia
    Mos u besoni Malokeve qe hapen Bythesh kur vijne ne Tirane, se edhe ata qe kane letrat si qener jetojne ne Angli ne mes te pisllikut me Zezaket e indianet, plus qe ne fund te muajit nuk te ngelet asgje £? plus qe nuk do takoni apo shikoni ndonje Anglez, se aty ka vetem Zezake dhe Bangladesha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje