Tërmet i fuqishëm në Korçë, shkundet qyteti juglindor

1 Nëntor 2019, 07:09Sociale TEMA

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e të premtes në Shqipëri, rreth orës 6:25.

Tërmeti i magnitudës 4,8, me epiqendër 17 km nga Korça, është ndjerë në të gjithë vendin, sidomos në jug.

Thellësia e tërmetit raportohet të jetë 10 km.

Lëkundjet janë ndjerë për rreth 8 sekonda, por përveç frikës së momentit deri tani nuk raportohet të ketë dëme në njerëz apo materiale.

Tërmeti është ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera më të lehta.

Banorët kanë dalë nga banesat e tyre nga frika e një tërmeti tjetër të madh.

Lëkundjet u ndjene edhe në disa qytete të tjera si Tiranë, Elbasan, Gjirokastër.

Gjithashtu lëkundjet u dëgjuan dhe në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje