Brenda vitit të ardhshëm qytetarët dhe miqtë që vijnë të vizitojnë Durrësin do të kenë një shëtitore të re.
Kështu njofton Bashkia e Durrësit që po vijon punimet për ta transformuar Sheshin “Taulantia” në zonën e njohur si “Vollga” në një park qendror ku do të ketë më shumë hapësira për qytetarët, sheshe, gjelbërim, hapësira të ndriçuara dhe parqe të dedikuara për aktivitete sportive dhe lojëra për fëmijë.
Përmes një postimi në facebook, kryebashkiakja Valbona Sako thekson se projekti është i përqëndruar në rreth 1 km vijë bregdetare, që përfshin sistemimin e rreth 30 mijë m2 sheshe dhe ndërtimin e shkallareve deri në det.
“Në total do të kemi ndërhyrje në 56,400 m2, ku përfshihen rreth 20 mijë m2 sipërfaqe te gjelbëruar, mbjelljen e rreth 500 pemëve dhe rreth 6500 shkurreve dekorative, fusha sportive, kënde lojërash dhe parkim.
Brenda vitit të ardhshëm qytetarët dhe miqtë që vijnë të vizitojnë Durrësin do të kenë një shëtitore të re, që do t’i japë shkëlqimin e duhur kësaj zone, duke e kthyer në një prej atraksioneve kryesore për të kaluar kohën e lirë”, nënvizon Sako.
Po qeveria pse nuk levron fonde per Durrsin apo vetem per bastionet e PS Fieri dhe Vlora. Kush qytet e mbush buxhetin e shtetit dhe pastaj rripet! Vetem Durrsi.E le 12 vjet me xhuxhin dhe svune nje tull o Ed Rama
Kryebashkjakja te pastroj qytetin me pare se gelon nga kazanet e plehrave te hapur e ne toke , ku era shperndahet gjithandej, keto shohin turistet , te vjen neveri kur kalon neper rruge se te mbyt era dhe gjithandej ka mbeturina…..ka nderrmarrje pastrimi ky qytet apo ska?
çfar kuptimi ka fjala VOLLGA.Taulantia e kuptojme, po kete sllavken ç’ne ne bregdetin shqiptare.Ferra gjithandeje,pun shqiptaresh gjell qenshe.Identiteti i nje kombi bazohet ne gjuhe, flamuri , dhe tradicioni,.gjysma e qyteteve apo fshatrave ne shqiperise mban emrat e pushtuesve.Ministria e kultures duhet te zevendesoi keta emra hibrite te pa kuptimta sa seshte vone.jemi i vetmi vend ne bote ku pushtuesit respektohen ne vazhdim me emra qytetesh apo fshaterash te vendosura nga vet ata.Qeveria te pastroje rrjeten e mirimanges qe çdo dit helmomon token dhe popullin shqiptare.