FOTOT: 15 mijë m2 tek Parku i Liqenit Artificial vishen me batanije ekologjike

30 Tetor 2019, 11:04Sociale TEMA
FOTOT: 15 mijë m2 tek Parku i Liqenit Artificial vishen me batanije

Bashkia e Tiranës ka rikualifikuar duke vendosur batanije ekologjike, lloji bari në formë batanije që vendoset për të mbrojtur Parkun tek Liqeni Artificial nga kushtet ekstreme të motit.

Bëhet fjalë për 15.000 m2 sipërfaqe që janë veshur me batanije ekologjike. Përfaqësues nga 20 universitete tekniko-kërkimore europiane kanë parë nga afër implementimin e këtij projekti.

“Parku shkëlqen! 15.000 m2 është sipërfaqja që u rikualifikua këto ditë vjeshte me batanije ekologjike! Përfaqësues nga 20 universitete tekniko-kërkimore europiane u njohën nga afër me suksesin e projektit të Brigaid.

Batanijet gjeogride janë një risi që jo vetëm e zbukuron, por edhe e mbron Parkun nga kushtet ekstreme të motit. Falenderojmë nga zemra partnerët tanë të AKPT për testimin e projektit në Park!”,- thuhet në njoftimin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës.

1 komente në “FOTOT: 15 mijë m2 tek Parku i Liqenit Artificial vishen me batanije ekologjike”

  1. $$$ says:

    Kur spitalet nuk kane ilace dhe paisjet me te domozdoshme ,shpenzohen parate per tu dukur …..O VETING ku je te vesh pas hekurave keta te korruptuare kudo qofshin…….,populli nuk ka uje per te pire dhe fucite do te shembin ndonje dite pallatet ku jane perqendruare,shtrohen mermere neper sbeshe si ne kohen e Faraoneve dhe tualetet (atje ku I kane bere te futin koleren,ashtu si prane urave qe duhet te kalosh me kundragaz…O popull ku je te shikosh se c’po behet ne kurrizin tend?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje