FOTO/ Krijohet lulishtja më e re në Tiranë, pas ish-Ekspozitës

28 Tetor 2019, 10:00Sociale TEMA
FOTO/ Krijohet lulishtja më e re në Tiranë, pas

Një tjetër hapësirë e gjelbër i është shtuar kryeqytetit. Punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës po punojnë intensivisht për t’i ofruar banorëve të zonës së ish-Ekspozitës një ambient komod për të kaluar disa orë qetësie në gjelbërim.

Tashmë stolat prej druri, lulet dhe pemët e mbjella aty, kanë krijuar një hapësirë të re ku familjarët mund të shijojnë një pasdite të këndshme.

Qëllimi kryesor i Bashkisë së Tiranës është shtimi dhe rikualifikimi i hapësirave të gjelbra në çdo cep të kryeqytetit, në mënyrë që banorët të ndihen sa më komodë në lagjet e tyre, pa pasur nevojë të bëjnë distanca të largëta.

2 komente në “FOTO/ Krijohet lulishtja më e re në Tiranë, pas ish-Ekspozitës”

  1. selvia says:

    Lali Eri shum lulishte ne Tirone jane bo kot sepse keto te gjitha ne vere prishen per arsye se nuk kane sistem vaditje. Problem shume shqetesues ne zonat e banimit eshte parkimi i makinave te banoreve qe eshte kthyer ne nje pakenaqesi ndaj jush dhe kjo do te jete arsyeja qe do tju rezoi. Qe ju po punoni eshte reale por banoret po i streson dita dites dhe kjo vjen edhe nga fakti qe opozita nuk di ti cfrytezoi keto mangesi per te protestuar sepse ne kemi nje opozite idjote. Keta budallenj ngrihen per teatrin i cili eshte nje shemtire qe duhet prishur, po keshtu idjotet e astirit, te gjith jane koshjent qe ajo rruge duhet bere sa me pare dhe po te mos qe bere tenderimi abuziv sot do te kish mbaruar. THIRRI MENDJES LALI PER KETO PROBLEME SE POPULLI ESHTE FUKARA DHE NUK KA QE TE PAGUAJ PARKIM NE CDO CEP JEMI VENDI I 3 NE BOTE PER PAGA TE ULTA DHE QEVERIA PER KETE DUHET TE ULERIJE……

  2. I says:

    Po mbas Ish-ish-ish-ishit kur do veni dore. Se vetem ishe kemi, nuk kemi “eshte”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje