Pronari i kërkonte favore seksuale, avokatja shqiptare denoncon rastin e të resë: Bosat që kutërbojnë era urinë e parfum bashkë

28 Tetor 2019, 09:13Sociale TEMA

Avokatja Denisa Daka ka bërë një denoncim në profilin e saj në facebook, ku tregon se si një vajzë e re u tërhoq nga beteja ligjore kundër punëdhënësit të saj.

Daka tregon se vajza në fjalë kishte shkuar tek ajo pasi prej muajsh vajza shantazhohej nga punëdhënësi i saj. Ky i fundit i kërkonte vajzës që krahas punës duhet të plotësonte dhe dëshirat e tij seksuale për të mund të siguruar pagën aty.

“Ky makth kish zgjatur për disa muaj radhazi ndërsa e reja kish vendosur paskësaj të braktiste vendin e punës, mundësinë për të mbijetuar e vetme këtu në Tiranë sakaq”, shkruan avokatja.

E reja kishte dashur të niste një proces gjyqësor kundra punëdhënësit të saj, por pasi u njoh me proçedurat që do të ndiqeshin kundra tij, e frikësuar nga pasojat u tërhoq, shkruan më tej Daka.

“Dhjetra mesazhe të printuara nga tel i saj për këtë qëllim i digjnin duart e zemrën bashkë kësaj njomëzake e cila sapo kish nisur me dëshirë e kureshti rrugëtimin e saj. Nuk kish guxuar ta ndante me askënd këtë makth, nga frika se do të paragjykohej a do të humbte lidhjen me familjen a miqtë e saj”, shkruan më tej avokatja.

Por Daka shkruan se ky nuk është rasti i vetëm kur kur vijimi i kontratës së punës kushtëzohet me marrëdhēnie seksuale.

“Nëse rrëmon në arkivat e komisariateve, mund të gjesh me qindra kallzime ndër vite depozituar per kete qellim, të cilat pasi flene për muaj me rradhë në sirtarët e akuzës, arshivohen e mbyllen njëra pas tjetrës “për mungesë provash” kryesisht”, shkruan ajo më tej.

Statusi i plotë të avokates.

Një vajze e re, pothuaj në moshën e vajzês sime, ish shantazhuar prej muajsh nga punëdhënësi i saj.
I duhej të studionte e të punonte njëkohësisht, pasi familja nuk mund ta suportonte financiarisht.

Me tregoi se jo për të parën herë ish shantazhuar nga punëdhënësi i saj, baba i tre fëmijëve, ndërsa ky i fundit i kërkonte pareshtur që krahas punës duhet të plotësonte dhe dëshirat e tij seksuale për të mund të siguruar pagën aty.

Ky makth kish zgjatur për disa muaj rradhazi ndërsa e reja kish vendosur paskësaj të braktiste vendin e punës, mundësinë për të mbijetuar e vetme këtu në Tiranë sakaq.

Kërkoi të niste një proçes gjygjësor kundra punëdhënësit të saj, por pasi u njoh me proçedurat që do të ndiqeshin kundra tij, frikur nga pasojat u tērhoq të vijonte betejën ligjore, bërë një grusht përballë meje, nga hutimi e dhimbja bashkë.

Dhjetra mesazhe të printuara nga tel i saj për këtë qëllim i digjnin duart e zemrën bashkë kësaj njomëzake e cila sapo kish nisur me dëshirë e kureshti rrugëtimin e saj..

Nuk kish guxuar ta ndante me askënd këtë makth, nga frika se do të paragjykohej a do të humbte lidhjen me familjen a miqtë e saj.

Janë me dhjetra raste në fakt, kur vijimi i kontratës së punës kushtëzohet me marrëdhēnie seksuale.
Të pashpresa, të dhunuara, pa përkrahje posaçërisht, përgjegjëse në shumë raste për jetën e familjarëve të tyre, shumë gra dhe vajza i nënshtrohen pa dëshirë këtyre kushteve, për të mund të siguruar mbijetesën kryesisht.

Në një vend të egër si ky yni, gratë e vajzat me një historik dhune posaçërisht, të tjera tē braktisura nga familja a në nevojë ekstreme,

me një barrë detyrimesh mbi supe, vijojnë “kontraten” me bosat e tyre të cilët kutërbojnë era urinë e parfum bashkë, duke mos patur asnje alternative tjeter.

Të pafuqishme për të denoncuar, me zemër të thyer e shpirt ndër dhëmbë, kujtojnë se përveç bukës së munguar në sofër, shantazhet apo presionet, kanosje e hapur për jetën, mund t’u marrin jetën sejcilës.

Nëse rrëmon në arkivat e komisariateve, mund të gjesh me qindra kallzime ndër vite depozituar per kete qellim, të cilat pasi flene për muaj me rradhë në sirtarët e akuzës, arshivohen e mbyllen njëra pas tjetrës “për mungesë provash” kryesisht..

Një tjetër njomëcake sot, vendosi të heshtë pêrfundimisht para fatit të saj të trishtë..

6 komente në “Pronari i kërkonte favore seksuale, avokatja shqiptare denoncon rastin e të resë: Bosat që kutërbojnë era urinë e parfum bashkë”

  1. shoqeri e kthyer me koke poshte

    qe kerkon nji agazhim shume te madhe Shtet & Shoqeri
    ta ngrej perseri ne kembe e vere gjithcka ne pozicionin qe i takon

  2. Aksi says:

    Per fat te keq ne Shqiperi nuk ka etike pune. Eshte bere pronar dhe bos ndermarrjeje lloj lloj ordineri. Abuzime ka patur dhe ne Diktature, por atehere i kishe duart e lidhura nga pushteti. Sot pushtetin e ka paraja, qe blen drejtesine dhe te blen dhe ty si njeri po te doje. Pa ngritur zerin personat e abuzuar, nuk do ndryshoje gje kam frike… Duhet te mediatizohen keto raste dhe te rritet vetedija shoqerore. Boll jetuam me idene se “cfare do thote bota”.

  3. USA says:

    Edi Rama, vendos ligjin mbi “Sexual Harrasment”, pastaj ta shohin keta te pacipe si do katandisen! Duhet ligji I forte si kudo, qe personi qe ngacmohet, te mund ti marre cfare kene keta meshkuj idjote…..

  4. FLUTURA says:

    Ngacmime seksuale ka ne gjithe boten e jo vetem ne Shqiperi. Gruaja/ vajza qe ka vetbesim dhe eshte e afte te konkuroje ne pune me burrat medioker, nuk ka shanse te kete frike…Jo te denoncoje, por ti futet ne zyre shefit kushdoqofte dhe ta kercenoje me grushtin e saj. Nuk me ka pelqyre as ne monizem, kur vajzat ankoheshin tek Sekretari i Byrose se Partise, megjithese atehere shteti ngriej ne kembe dhe mbrohej vajza/ gruaja…
    Sepse jeta eshte e gjate dhe ngacmimet perseriten, prandaj gruaja duhet te modelohet ne familje, te behet e afte profesionalisht dhe te kete disa
    elemente mashkullore ne karakterin e saj. Ne fund fare ti bjere ne koke me karrigen e zyres…ta kercenoje…po nese nuk eshte adape per te bere punen, atehere le te largohet dhe te beje nje pune, qe di ta beje mire, pavaresisht pageses me te vogel…

  5. rexha 10 says:

    PARAGJYKIMET I BEJNE GJITHMONE NJERZIT BUDALLENJE.NDERSA NJERZIT E MENCUR NUKE KANE NEVOJE PER PARAGJYKIME.
    E KE THENE SHUME MIRE NJERZE QE U VJENE ERA SHURRE E DODORANTE JANE KETA TIPA.TA PERFYTYRONTE SE PO TE VEPRONIN EDHE ME VAJZEN E TIJE ME TE NJEJTEN MYNYRE ,SI DO TA PRISTE REAGIMIN? PARAJA NUKE TE BENE NJERI.
    MA MERREMENDJA SE SHOQERIA E KETIJE SIPERMARRSI ,DUHET TE JETE NEPER BURGJE .PRANDAJ EDHE KY ATY E KA VENDIN QE TI BEJE NJE NDERE KOMUNITETIT KU JETON

  6. Spartakos Thrakiotis says:

    Këtu ne këtë artikull që komentet duhet të mos pushonin dhe të gjithë komentatoret të mbajnë qëndrim serioz, të mbështesin atë vajzën, dhe ti japin kurajo asaj dhe avokates që e ka mare ne mbrojtje, të mos ndalen por të ecin përpara me kokën lart dhe ti drejtohen drejtësisë, që tu tregoje vendin këtyre kafshëve me fytyrë njeriu. Ku jeni more “trimat e ujit të ëmbël” hapeni gojën, bëhuni krah ksaj vajze e shumë të tjera si ajo. Apo po prisni te dëgjohen “tingujt” e buzuqit që tju vijë zëri.
    TURP TURP TURP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje