Lamtumirë Shpresa Bërdëllima! Ndërron jetë aktorja e mirënjohur

27 Tetor 2019, 20:50Sociale TEMA

Aktorja e njohur, Shpresa Bërdëllima ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Bërdëllima vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila i mori dhe jetën.

Ajo ishte zhvendosur në Belgjikë me familjen e saj. Shpresa Bërdëllima Lindi në Tiranë, më 11 prill 1959.

U angazhua në teatrin e estradës së Tiranës dhe në kinematografi, duke filluar me rolin e zonjushës Gajtani te “Vajzat me kordele të kuqe”.

Filmiografia:

Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani

Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja

Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali

Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza

Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana

Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina

Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela

Flutura në kabinën time (1988)… Keti

Hetimi vazhdon (1988)… Liljana

Shpresa… 1989

11 komente në “Lamtumirë Shpresa Bërdëllima! Ndërron jetë aktorja e mirënjohur”

  1. shqiptari says:

    oooh sa lajm i keq… sa u deshperova… nje nga bukuranet e kinematografise shqiptare largohet kaq heret nga kjo jete… e padrejte!

  2. Ylli says:

    Ngushellime….nje femer shume e bukur .
    U prehte ne paqe !!

  3. Leci says:

    Keqardhje e madhe!
    Një aktore e kompletuar që u largua shumë shpejt nga skena dhe ekrani por edhe nga jeta.
    Ngushëllime të sinqerta familjes.

  4. R.I.P Shpresa Berdellima ! Pusho ne paqe !

    1. vang says:

      ngushellime familjes .Pushofsh ne paqe.

  5. Igli says:

    Ngushellime familjareve. Ka qene vertete nje aktore shume e mire dhe filmat e saj edhe sot mund ti shikosh me endje.
    Humbje e madhe…

  6. Emigranti Athine says:

    Ngushellime.Filmat ku ajo ka luajtur do te mbeten ne mendjen dhe ne zemren tone.

  7. LORA says:

    Lajm i trishtuar.
    Te qofte i lehte dheu Shpresa.
    Pasionin tend artistik
    e le mbreselenes per njerzit.

  8. Raimond vlonjati says:

    Oh sa gjynaf !
    Ajo ishte e re , si iku kaq shpejt

    Ka qene shume aktore e mire , qe rezatonte embelsi dhe miresi

    Ngushellime familjareve !

    U prehre ne paqe !

    Ca ti besh , kjo jete eshte e pa drejte

  9. Tani says:

    RIP Shpresa!
    Ndejta me kte zonje dhe familjen e saj per disa dite ne Bruksel ne ‘92 porsa kishin ardhur atje dhe mbaj mend vetem buzqeshjen e saj si neper filmat ku luante
    Me vjen sh keq qe nuk e takova me edhe pse jetoj jo larg saj
    Ngushullime familjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje