OSHEE bën sqarim mbi rastin “Neranxi” që nuk pranon instalimin matësit inteligjent

26 Tetor 2019, 12:43Sociale TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë një sqarim sa i përket çështjes “Neranxi” ku kompania refuzon të instalojë matësin inteligjent.

Ndër të tjera OSHEE sqaron:

“Në kuadër të strategjisë për Sistemin e Matjes, rritjes së cilësisë së faturimit dhe shërbimit ndaj abonentit, OSHEE po investon në instalimin e matësave elektronikë smart në zonat Kashar dhe Vorë (Tiranë).

Sipas projektit, matësit inteligjent po instalohen përgjatë gjithë zinxhirit të rrjetit elektrik 20kV, nga N/stacioni Kashar, tek 180 kabinat dhe deri te 3500 abonentët që furnizohen nga dy fiderat F7 dhe F8.

Pothuajse të gjithë matësit janë instaluar tek 2500 abonentët familjarë dhe rreth 1030 subjektet private, përmes një procesi normal, bazuar mbi ligjin, VKM-në, rregullores përkatëse dhe kontratës së furnizimit me energji elektrike.

Nisur nga reagimet e bëra publike në media dhe rrjete sociale, ku subjekti “Neranxi” nuk pranon t’i ndërrohet matësi aktual me atë elektronik smart, me pretendimin se “nevojitet shkresë zyrtare” apo se “kërkon të mbajë pajisjen e vjetër aktuale”, OSHEE sqaron se:

· Subjekti është njoftuar me shkresë më 11 tetor nga Drejtoria Rajonale Tiranë, ku vihet në dijeni mbi urdhrin e punës dhe qëllimin e zëvendësimit të matësit brenda në kabinë, së bashku me listën e punonjësve për realizimin e procesit.
· Pavarësisht njoftimit, kemi hasur vështirësi në ushtrimin e detyrës tek ky abonent pasi nuk na lejon hyrjen në objekt (kabinë) për të realizuar zëvendësimin e matësit.

· Subjekti është sqaruar sërish, me hollësi rreth procesit, referuar kthimit të përgjigjes dt 16/10/2019 ndaj shkresës së parë të OSHEE, por edhe në tentativën e dytë, kësaj here në prani të policisë së shtetit, nuk ka lejuar demontimin e matësit, edhe pse pajisja është pronë e OSHEE.

· “Neranxi” është sqaruar gjithashtu se mund të instalojë privatisht një sistem matjeje për qëllime vetjake të subjektit, por kurrsesi të mbajë matësin aktual, pasi objekti i investimit është që i gjithë rrjeti elektrik që përshkon fiderat duhet të matet me pajisje elektronike smart, me synim monitorimin online dhe realizimin e një “fotografie” sa më të saktë të të dhënave.

Avantazhet e matësave smart janë të përbashkëta, OSHEE-Klient, pasi saktëson marrjen e informacionit të përdorimit të energjisë dhe faturimit, rrit cilësinë e shërbimit dhe ul humbjet, mundëson automatizim të parashikimit të konsumit, etj.

Duke besuar se subjekti nuk i fshihet transparencës, i bëjmë sërish thirrje të mos pengojë punonjësit e autorizuar dhe t’i hapë rrugë procesit të instalimit të matësit elektronik, sikurse kanë vepruar të gjithë subjektet private të përfshira në investimin e OSHEE”, nënvizon OSHEE.

2 komente në “OSHEE bën sqarim mbi rastin “Neranxi” që nuk pranon instalimin matësit inteligjent”

  1. Tini says:

    Po ku do vjedhe pastaj Neranxi ???!!!!

  2. hasani says:

    Perse e perkdhelni kete grek. Matesi eshte prone e OSHEE e perse duhet qe te pengoje nerenxi ndrimin e tij, apo …?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje