VIDEO/ Rama i përgjigjet indirekt Kryemadhit, njofton për thirrjen e dytë të “IPARD II”: Mbështesim fermerët

29 Tetor 2019, 10:13Sociale TEMA

Kryeministri Rama, ka bërë thirrje për fazën e dytë të Programit IPARD që mbështet fermerët.

“Mirëmëngjes dhe me thirrjen e fazës së dytë të Programit IPARD në mbështetje të fermerëve e sipërmarrjes në fshat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë nisur prej disa kohësh takimet informuese për Programin IPARD-II, thirrja e II-të, në kuadër të promovimit të programit në 12 qarqet e vendit.

Ky program është një kërkesë imediate për zhvillimin e sektorit duke synuar mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor, me qëllim përmirësimin e konkurrencës, plotësimin e standardeve të BE-së, dhe diversifikimin e zonave rurale.

Programi promovues do të vazhdojë në çdo qark të Shqipërisë deri në datën 30 Tetor, data e çeljes së thirrjes së dytë, për të njohur aplikantët potencialë nga afër me kushtet e aplikimit.

Në një dalje për mediat diten e djeshme, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi drejton gishtin nga qeveria, që sipas saj nuk mbështet fermerët.

“Në emër të LSI mbështesim kërkesat e fermerëve dhe i përkrahim ata totalisht për protestën e së mërkurës. Ne kemi një program të qartë sa i përket subvencionimeve në bujqësi. Duke filluar që me bërjen e akrtës së fermerit, e cila do ta ndihmojë atë për të marrë rimbursimin e TVSH jo për të kaluar në kalvarin e korrupsionit dhe mos njohjes së TVSH.

Kemi një program të qartë për blegtorinë. Kjo do të ndihmojë jo vetëm në rritjen e prodhimit të blegtorisë por do të ketë edhe mundësi shumë të mëdhaja për prodhimet dhe nënproduktet në blegtori. Angazhohemi seriozisht për ta dhënë fjalën tonë dhe për ta mbajtur fjalën”, u shpreh ajo.

Kryemadhi i bëri thirrje policisë që mos kërcënojnë fermerët që do të dalin në protestë.

“Nga kjo foltore garantoj që do t’i kemi sytë hapur për çdo punonjës policie që kërcënon fermerët ditën e mërkurë për të mos u bërë pjesë e kësaj proteste. Nuk mjafton që ju grabisin kafshatën e fëmijëve, por tashmë kanë shkuar edhe më lart për t’i kërcënuar të paktën as mos t’i lënë që të shprehin apo qajnë hallin e tyre në rrugë”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës së fermerëve ditën e mërkurë.

1 komente në “VIDEO/ Rama i përgjigjet indirekt Kryemadhit, njofton për thirrjen e dytë të “IPARD II”: Mbështesim fermerët”

  1. rexha 10 says:

    A NUKE PO ME THUA SE CFARE DO TE THOTE FJALA SUBVENCION?DO TE KETE SHUME FERMERE QE NUKE E DINE KUPTIMIN E FJALES.SA ESHTE NDIHMA E SHTETIT PER FERMERET E RINJE?CFARE DO TE NDODHE ME PRODHIMET ,NE QOFTESE BLLOKOHEN SHITJET E PRODUKTEVE.’????
    C”fare u be me fermeret e prodhimeve te perimeve dhe sallatave qe u eksportuan ne Greqi,ku kishin perqindje te medhe perdorimi te pesticideve?’A u paguan Fermeret?QE TE NDIHMOJE SHTETI FERMERET ,NE FILLIM DUHET TI KRIJOJE KUSHTE TREGU.PASTAJ SUBVECIONET JANE AFATE SHKURTER ,DHE AFATEGJATE ,KJO SIMBASE KOHES SE PRODHIMIT TE TIPEVE PRODUKTEVE,.E PROVOI SALIU NE KOHEN E ILIRIT ME 1EURO PER NJE METER KATROR TOKE.MBOLLI DHE NJE ULLI NE BERAT ,QE EDHE SOTE TE KESAJ DITE NDERROHET VITE PER VITE.KA 12 VJETE QE SALIU E MBOLLI ,DHE PRAPE NUKE KA DHENE ASNJE FRUTE. SHTETI NUKE PO GRUMBULLON ATO PAKE PRODHIME QE PO PRODHOHEN ,LERE PASTAJ TE NDERHYJE SHTETI NE NJE EKONOMI TREGU KU KONKURENCA ESHTE NE GARE .RROFSHIN PALLAVRAT ,sepse prodhimi shkone e hidhet ne lume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje