Erdogan-Trumpit: Këmbejmë motrën e Al Baghdadi me Fethullah Gulen

5 Nëntor 2019, 14:18Bota TEMA

Pas kapjes së motrës së liderit të ISIS Al Baghdadi,  Ankaraja i ka bërë një ofertë SHBA, të këmbejë motrën e liderit të ISIS me Fethullah Gulen, i cili konsiderohet nga Erdogan, organizatori i grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në vitin 2016.

“Fethullah Gulen është po aq i rëndësishëm për Turqinë sa udhëheqësi i Isis, Abu Bakr al Baghdadi ishte për Shtetet e Bashkuara”, tha presidenti turk.

Dhe duke hequr vija paralele midis predikuesit, sot armiku numër një i Ankarasë dhe themeluesit të Kalifatit që kreu vetëvrasje në sulmin e fundit amerikan në veri të Sirisë, presidenti turk i kërkon Uashingtonit diçka që Donald Trump nuk mund ta shmangë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje