Presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka dhënë një intervistë për gjermane, “Der Spiegel” në të cilën ndër të tjera jep disa konsiderata për figura të njohura të politikës europiane. I pyetur mbi faktin se përse nuk luftoi për të shmangur sa të mundej Brexit, Juncker thotë se ky ka qenë një gabim I madh.
“Kisha shumë ftesa, por Cameron bëri të qartë se nuk i duhesha për ndonjë gjë. Komisioni Europian është edhe më pak popullor në Britani sesa në kontinent. Vendosa të mos përfshihem. Duke parë sot, mendoj se ishte një gabim I madh. U thanë aq shumë gënjeshtra, përfshirë nga kryeministri i tanishëm, Boris Johnson dhe ato duheshin kundërshtuar”,shprehet Juncker.
Lidhur me marrëdhënien e veçantë të tij me presidentin amerikan, ai zbulon një marifet orgjinal.
“Një nga truket e mia të vockla ishte se unë përdorja vetëm statistikat amerikane kur flisja me presidentin Trump. Kur ai thoshte, “nuk u besoj numrave të tu”, i përgjigjesha: “Këto janë numrat e tu”. Trump më tregoi për të gjithë njerëzit nga Europa që kishte takuar në Shtëpinë e Bardhë përpara meje – kancelaren, president, kryeministra. Dhe unë i thashë: Ata janë të gjithë të rëndësishëm, por keni folur me njerëzit e gauar.
Komisioni Europian është përgjegjës për tregëtinë, jo vendet anëtare. Kjo gjë e impresionoi atë. Trump atëherë u përgjigj: Nuk dua një marrëveshje me BE-në, dua një marrëveshje me ty. Ia ktheva: Komisioni Europian ka përgjegjësi për çështjet tregëtare.
Një marrëveshje me mua është një marrëveshje me BE-në…Nuk jam dakord me shumë nga vendimet e Trump, por e respektoj. Njeri është edhe ai. Të flasësh me të pa respekt nuk i hap derën ndonjë marrëveshjeje të vlefshme”, thotë Juncker.
Lidhur me mendimin se kush nga politikanët kryesorë gjermane që ka njohur është më europiani, preisdenti në largim i KE-së thotë se sipas tij mbetet Helmut Kohl.
“Ai ishte historian. Ai mund të mendonte në kontekst historik dhe t’ua shpjegonte të tjerëve. Përveç kësaj, ai ishte dikush që ishte shumë i kujdesshëm në marrëdhëniet me vendet e vogla anëtare të BE-së. P.sh Kohl mund të riprodhonte emrat e luftëtarëve luksemburgas të rezistencës që ishin vrarë në kapmet gjermane të përqendrimit gjatë ditëve të fundit të luftës…Kohl e kishte në zemër Europën. Dhe kur vinte puna tek interesat gjermane ai papritur kishte Gjermaninë në kokë. Gerhard Schroder, të cilin e kam vlerësuar po ashtu shumë, nuk e kishte për zemër Europën. Ai e kishte atë në mendje. Për të procesi i unifikimit ishte logjik dhe racional dhe nuk kishte alternativë tjetër”, deklaroi Juncher.
Për sa i përket vërejtjeve për sjelljen në publik dhe pijen, Juncker nuk druhet dhe thotë se është ai që është. Diçka më konkrete thotë ai edhe për natyrën e hapur dhe kontaktin fizik me të tjerët, që është vënë shpesh në dukje.
“Më ka puthur Erdogan, kështu që edhe unë e putha. Kam puthur Putinin dhe ai më puthi. Në të dyja rastet kjo sigurisht që nuk e lëndoi Europën”, thotë ai.
Jeta pas politikës? Juncker ka një përgjigje: Kam 56 mijë libra. Dhe për herë të parë po dhuroj disa. Është e dhimbshme.
Fuck u Junker