Bota është shumë e vogël për ambiciet ekonomike kineze.
Prandaj Pekini ka në plan krijimin e një zone ekonomike në Hënë, duke përfshirë edhe hapësirën mes Tokës dhe satelitit të saj.
Agjencia Shtetërore Kineze për Hapësirën Ajrore dhe Teknologjinë ka parashtruar planin nisjen e ndërtimit të një zone të tillë duke nisur nga viti 2050.
Plani, që i përngjan filmave fantashkencë të Hollivudit parashikon ngritjen e strukturave për industrinë në hapësirën midis Tokës dhe Hënës, por edhe mbi sipërfaqen e saj.
Pekini synon ketë një përfitim prej 10 triliardë dollarësh nga ky projekt.
Për zhvillimin e kësaj hapësire, Kina po punon aktualisht për ndërtimin e teknologjisë që do të mundësojë transportin me kosto të ulët të njerëzve dhe mallrave në hapësirë. Teknologjia pritet të jetë gati deri në 2040-n.
Në Korrik, kompania private kineze iSpace testoi me sukses një raketë transportuese drejt orbitës që pritet t’i shërbejë këtij qëllimi.
Ndërsa më 3 Janar, mbi sipërfaqen e Hënës u ul me sukses sonda kineze Çang’e 4 mbi sipërfaqen e Hënës.
bla, bla, bla………genjyen ruset me Juri Gagarinin, genjyen amerikanet me apollot etj, genjyen se fundi edhe kinezet me kete sonden Çang.. Edhe meqe nuk ka se kush ti thote se po genjejne, sepse te tjeret kane genjyer e vazhdojne te genjejne vet, kinezet kane marre zemer dhe i dhane genjeshtres se vet dimensione çmendurie.
Kinezet kane vene ne jete mesimet e te madhit Mao, Ce Dun dhe se shpejti do pushotojne hapesiren, me shpejt se USA, truri kinez eshte prej Alieni