"Lavazhi i trurit" ekziston dhe na ndodh çdo natë në gjumë

5 Nëntor 2019, 10:45Lifestyle TEMA

Lavazhi i truri ekziston në kuptimin e parë të fjalës. Ai është një fenomen që ndodh çdo natë.

Studiuesit e Universitetit të Bostonit kanë zbuluar se, ndërsa flemë, gjaku që ndodhet në tru lë hapësirë ​​për lëngun cerebrospinal, një substancë e pangjyrë që rrethon trurin dhe palcën kurrizore dhe që vetërregullon praninë e gjakut në tru.

Studimi i botuar në “Science”, është i pari që tregon se si ky lëng i trurit bëhet pulsant gjatë gjumit. Këto lëvizje, sipas studiuesve amerikanë, janë të lidhura ngushtë me aktivitetin e valëve të trurit dhe fluksin e gjakut.

Ne e kemi ditur prej disa kohësh ekzistencën e këtyre valë elektrike të aktivitetit në neurone. Por deri më tani nuk e kishim kuptuar se në të vërtetë ka valë në lëngun cerebrospinal“, thotë bashkautorja e studimit, Laura Lewis.

Sipas studiuesve, kjo punë mund të çojë në një thellimin mbi një sërë çrregullimesh neurologjike dhe psikologjike që shpesh shoqërohen me çrregullime të gjumit, si autizmi dhe sëmundja e Alzheimerit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje