Bie refuzimi i Metës, nesër Arta Vorpsi zgjidhet automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese

7 Nëntor 2019, 18:50Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar të zgjedh anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese, mes një liste të dytë me tre emra të renditur sipas meritave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Me refuzimin e Metës, pavarësisht pretendimeve të tij, ditën e nesërme në 8 nëntor, Arta Vorpsi zgjidhet automatikisht anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, duke e çuar në tre numrin e anëtarëve në këtë gjykatë.

Më herët presidenti Meta i ka dërguar një letër Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa KED deklaroi se do i dërgoi kopje të dokumentacionit të administruar dhe të shqyrtuar që përmban dosja e kandidimit të secilës prej 4 kandidateve të listuar.

Kujtojmë që dita e sotme ishte afati i fundit, brenda të cilit kreu i shtetit mund të zgjidhte anëtarin e radhës së Gjykatës Kushtetuese, pas emërimit të Besnik Muçit, i cili nuk i ka mbyllur ende llogaritë me Vetingun.

Neni 7/b(Ligji per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese)

Procedura e emërimit nga Presidenti i Republikës

2 komente në “Bie refuzimi i Metës, nesër Arta Vorpsi zgjidhet automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese”

  1. Timi says:

    Hiqenimor kete qenin e terbust nga teforma e drejtesise.

  2. Roland says:

    i shkerdheni monik shurren hajdutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje